Kina po futet sërish në ‘lockdown’ pasi një tjetër valë e Covid-19 pritet të mbërthejë globin. The Guardian shkruan se qytetet kineze nga Wuhan në Kinën qendrore deri në Xining në veri-perëndim po dyfishojnë masat shtrënguese ndaj Covid-19, po mbyllin institucionet dhe po përpiqen të ndalojnë përhapjen e virusit.
Një ditë më parë, Kina raportoi për të tretën ditë radhazi me më shumë se 1,000 raste të reja me Covid në mbarë vendin, një raport modest krahasuar me dhjetëra mijëra në ditë që e dërguan Shangain në një bllokim të plotë në fillim të këtij viti, por mjaftueshëm për të shkaktuar më shumë panic dhe shtrëngime.
Wuhan, vendi i shpërthimit të parë të Covid-19 në botë në fund të vitit 2019, raportoi rreth 20 deri në 25 infeksione të reja në ditë këtë javë. Qyteti ka regjistruar 240 raste gjatë 14 ditëve të fundit. Autoritetet lokale urdhëruan më shumë se 800,000 njerëz që të qëndrojnë në shtëpi deri më 30 tetor.
Ëuhan gjithashtu pezulloi shitjen e mishit të derrit në pjesë të qytetit, pasi autoritetet thanë se një rast Covid ishte i lidhur me zinxhirin lokal të furnizimit me mish derri.
Guangzhou, qyteti i katërt më i madh i Kinës për nga prodhimi ekonomik ka urdhëruar mbylljen e të gjithë njerëzve në shtëpi pasi në këtë pjesë të Kinës janë shfaqur sërish infektimet.
Ngarkesa e rasteve të koronavirusit të Kinës ka mbetur e vogël sipas standardeve globale, por masat e saj ultra të rrepta të kontrollit kundër variantit shumë të transmetueshëm Omicron kanë rënduar shumë në ekonominë e dytë më të madhe në botë dhe kanë tronditur tregjet financiare.
Qytete të tjera të mëdha në të gjithë Kinën, përfshirë Datong dhe Xi’an, kanë zbatuar kufizime të reja këtë javë për të frenuar shpërthimet lokale. Ndërsa në Pekin, parku tematik Universal Resort u mbyll të mërkurën pasi të paktën një vizitor rezultoi pozitiv me koronavirus.
j.l./ dita

kjo ishte e pritshme sepse paa ca ditësh u rrit çmimi i vaksinave shumë çka paralajmëronte një valë të re covidi që do ristartonte dhe njëherë vaksinimin e populkatës por ksaj rradhe do ta blesh vaksinën shumë herë më shtrenjtë.
kompanitë pfizer etj prodhuese vaksinash do erritnin çmimin deri 10mijë %.
me pak fjalë imperializmi këtkon tl na shesë vaksina që ti blejmë shtrenjtë fare dhe këto kompani të dalin me fitime marramendëse duke rritur çmimin e vaksinës. lekët do vijnë nga shteti dhe shteti i mere ato nga taksat e popullit.
me pak fjal do e blesh vaksinën shumë shtrenjtë.
kështu ta punon imperializmi për të bërë kriza dhe fitime marramendëse . shpik armë biologjike, luftra si kjo e tanishmja dhe papritur çmimi i grurit rritet trefish, çmimi i naftës ge gazit dyfish.
ndaj popull kuptoje lojën që po luhe tnë kurrizin tënd dhe rrëzoje imperializmin.