Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja e Raisi, konservatorët dominojnë listën e kandidatëve për president të Iranit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vdekja e Raisi, konservatorët dominojnë listën e kandidatëve për president të Iranit
AktualitetBote

Vdekja e Raisi, konservatorët dominojnë listën e kandidatëve për president të Iranit

Published: June 11, 2024
Shpërndaje

Krahu i ashpër konservator i Iranit kontrollonte çdo levë të pushtetit në këtë vend, gjatë presidencës së Ebrahim Raisit. Pavarësisht vdekjes së tij në një aksident me helikopter, muajin e kaluar, dominimin pritet ta ruajë po i njëjti krah. Këshilli i fuqishëm i Gardës miratoi gjashtë kandidatë për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 28 qershor. Pesë prej tyre janë të linjës së ashpër konservatore dhe vetëm një është reformist.

“Siç edhe pritej, regjimi iranian nuk është i gatshëm të marrë ndonjë rrezik në zgjedhjet e ardhshme dhe të lejojë një skenar që, potencialisht, do ta sfidonte dominimin e unifikuar të kampit të vijës së ashpër dhe konservatore”, thotë Hamidreza Azizi, nga Instituti Gjerman për Çështje Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Krahu i ashpër konservator dominon prej kohësh institucionet kryesore në Iran, anëtarët e të cilave emërohen drejtpërdrejt nga udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Në vitin 2020, ky krah mori kontrollin e Parlamentit, pas skualifikimit masiv të kandidatëve të moderuar dhe reformistë. Përvetësimi i pushtetit prej tij përfundoi në vitin 2021, kur Raisi u zgjodh president. Vëzhguesit thonë se zgjedhjet e ardhshme presidenciale ka të ngjarë të jenë një luftë e drejtpërdrejtë midis dy linjave të ashpra: kryetarit të Parlamentit, Mohammad Baqer Qalibaf, dhe ish-kryenegociatorit për çështje bërthamore, Saeed Jalili, njëherësh përfaqësues i Khameneit në Këshillin e Lartë të Sigurisë Kombëtare.

- Publicitet -

“Këto janë, edhe njëherë, zgjedhje shumë të projektuara”, thotë Azizi.

“Ajo që orkestruesit e zgjedhjeve duan të kenë, është një konkurrencë e menaxhuar mes besnikëve”, shton ai.

Kandidatë të tjerë për president nga krahu i ashpër konservator janë: kryebashkiaku i Teheranit, Alireza Zakani, deputeti Amir Hossein Qazizadeh Hashemi, dhe ish-ministri i Brendshëm dhe i Drejtësisë, Mostafa Purmohammadi. I vetmi reformist i miratuar si kandidat për president është ish-ministri i Shëndetësisë, Masud Pezeshkian, por, sipas vëzhguesve, ai përbën rrezik më të vogël për krahun e ashpër konservator.

Të moderuar dhe reformistë të shquar që u regjistruan për të kandiduar në zgjedhje, përfshirë ish-kryeparlamentarin Ali Larijani dhe ish-zëvendëspresidentin Eshaq Jahangiri, u skualifikuan. Larijani dhe Jahangiri kishin “potencial – së paku në njëfarë mase – për të mobilizuar popullatën” dhe “për t’i shkaktuar dhimbje koke regjimit”, thotë Azizi.

Sipas vëzhguesve, mungesa e një gare relativisht konkurruese do ta dëmtojë edhe pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje. Në tri palë zgjedhjet e fundit të mëdha në Iran – vend me rreth 88 milionë banorë – kishte pjesëmarrje rekorde të ulët. Pjesëmarrja zyrtare në zgjedhjet parlamentare të marsit ishte rreth 41 për qind, megjithëse kritikët thanë se numri real ishte edhe më i ulët. Ekspertët thonë se rënia e pjesëmarrjes nënkupton hendek në rritje midis klerikëve në pushtet dhe popullsisë së re të Iranit – pjesa më e madhe e së cilës kërkon liri më të mëdha sociale dhe politike.

“Unë dyshoj se shoqëria do të kthehet në kutitë e votimit. Besoj se trendi i shmangies së tyre do të vazhdojë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mohammad Mohebi, komentues politik me bazë në Iran.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje
  • “Fake News”, minstri reagon pas lajmit se kaloi me shpejtësi dhe për pak shtypi një protestues para Kuvendit

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?