Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shkuan pa guidë në një vend, ku ka borë dhe në korrik”, vdekja e turisteve në Valbonë, ekspertja shpjegon pse ndodhi tragjedia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Shkuan pa guidë në një vend, ku ka borë dhe në korrik”, vdekja e turisteve në Valbonë, ekspertja shpjegon pse ndodhi tragjedia
KronikeKryesore

“Shkuan pa guidë në një vend, ku ka borë dhe në korrik”, vdekja e turisteve në Valbonë, ekspertja shpjegon pse ndodhi tragjedia

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Dy turiste të huaja gjetën vdekjen ditën e djeshme, teksa ishin duke eksploruar Valbonën. Mësohet se ato u rrëzuan për shkak të terrenit të thepisur dhe përfunduan në greminë.

Në një lidhje direkte me studion e “Dita Jonë”, në A2 CNN, guida turistike Aida Gjeçaj tregon se pse ndodhi ky incident.

“Ishin një grup shokësh dhe dy të tjerët ishin ata që njoftuan për rrëzimin e shoqeve të tyre. Qafa e Valbonës është shkëmb malor i drejtë, është si fletë e drejtë. Nëse nisesh nga Thethi, ajo zonë nuk ka borë, aty ka shkrirë. Aty mund të ecësh mirë, ndërsa në Valbonë ka borë. Unë mendoj se ata janë nisur nga Thethi dhe nuk e kanë ditur që ka borë më pas. Nëse do të ishin nisur nga Valbona, do ta shikonin që ka borë dhe nuk do të ngjiteshin fare. Faqja shkëmbore nga krahu i Valbonës është e gjitha në hije dhe aty ka borë të ngrirë. Aty vetëm guidat lokale mund ta hapin shtegun këmbësor. Ne, çdo turisti që na kërkon kalimin e Qafës së Valbonës, u themi që është i pakalueshëm. Grupi ishte pa guidë me vete. Ndoshta kanë menduar se duke qenë me origjinë nga vende që kanë male me borë, mund ta bëjnë pa guidë. Por, Qafa e Valbonës ka borë të ngrirë deri në korrik. Në momentin që ti vendos këmbën aty, dëbora mund të shkëputet një copë. Pas teje, mund të krijohet edhe ortek. Prandaj nuk rekomandohet që të bëhet pa guidë”, tha Gjeçaj.

- Publicitet -

Dy vajzat ishin nisur pa një udhërrëfyes-guide dhe pasi kanë lënë Thethin, janë përballur me dëborën që është ende e pranishme në kërë zonë. Vajzat kanë humbur rrugën dhe për shkak të mjegullës e kanë rreshkitur nga dëbora duke rënë në një greminë.

Për të mundësuar nxjerrjen e trupave të pajetë shkuan në vendngjarje shërbimet e Policisë vendore dhe të asaj kufitare, si dhe skuadra alpine, në bashkëpunim me Emergjencat Civile dhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas TCH Berisha do shkojë në SHBA në fillim të shtatorit
  • Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  • Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë
  • Pishina e peshkaqenëve
  • Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Pishina e peshkaqenëve
  2. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  3. Albanian on VIDEO: Arrestohet Ergys Agasi, në makinë edhe krahu i djathtë i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit
  4. Aleksander on Vdes në burg “kasapi i Bosnjes”
  5. demo on Pushtimi me kapital: Pse qytetarët po thonë JO për mega-projektet luksoze në Ballkan

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?