Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vdekja tragjike e të riut në Sarandë, 43-vjeçari: Pajisjen e montova para 4 vitesh, nuk është kontrolluar më
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vdekja tragjike e të riut në Sarandë, 43-vjeçari: Pajisjen e montova para 4 vitesh, nuk është kontrolluar më
KronikeKryesore

Vdekja tragjike e të riut në Sarandë, 43-vjeçari: Pajisjen e montova para 4 vitesh, nuk është kontrolluar më

Published: August 27, 2023
Shpërndaje

Lulzim Allkushi, personi që ka montuar ashensorin në një lokal në Sarandë që i mori jetën ndihmës kamarierit 17 vjeçar, ka deklaruar pas arrestimit se montimi i kësaj pajisjeje është bërë 4 vite më parë.

Burime nga grupi hetimor thanë se 43-vjeçari Allkushi ishte me profesion saldator dhe nuk ishte i licensuar për t’u marrë me aktivitetin e montimit të ashensorëve.

I arrestuar me akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, Allkushi ka treguar se gjatë këtyre 4 viteve nuk i ishte kërkuar që të kryente kontrollin e ashensorit në lokalin ku humbi jetën 17 vjeçari Antonio Deliaj.

- Publicitet -

“Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit, Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, ka thënë ai.

Në kërkim policia shpalli pronarin e lokalit, Spiro Iliadhin. 37 vjeçari akuzohet për shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë dhe punësim të paligjshëm.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë, policia deklaroi të shtunën se shkak u bë këputja e kavos së ashensorit që shërbente kryesisht për transport materialesh për furnizimin e lokalit.

Ndërsa në reagimin e Inspektoriatit Shtetëror të Mbykjqyrjes së Tregut thuhej se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, ndaj edhe më herët nuk ka patur inspektime nga ky institucion.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. Otto on Kallëzim i ri në SPAK për Ramën
  2. nastradini on Kallëzim i ri në SPAK për Ramën
  3. nastradini on Kallëzim i ri në SPAK për Ramën
  4. Agron on “Nuk e njohim Kosovën”, Rama i shkruan Zelenskyt: Nacionalistët folkloristë reaguan kundër, por ne nuk ndikohemi
  5. Antonio Krause on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?