Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Berisha po e mbyll karrierën e tij me turp, duhet trajtuar si pacient dhe i pandehur për krimet e bëra”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj: Berisha po e mbyll karrierën e tij me turp, duhet trajtuar si pacient dhe i pandehur për krimet e bëra”
Politike

Veliaj: Berisha po e mbyll karrierën e tij me turp, duhet trajtuar si pacient dhe i pandehur për krimet e bëra”

Published: September 30, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh në një intervistë për “Top Neës” se Sali Berisha i përket së kaluarës dhe nuk duhet marrë më si referencë politike. Ai nënvizoi se Berisha është njeriu që urdhëroi vrasjen e qytetarëve në mes të Bulevardit dhe shkaktoi tragjedinë e Gërdecit.

“Mua më vjen keq që ne vazhdojmë i referohemi Berishës. Ai është dikush që i përket së kaluarës, ka probleme “frojdiane” me veten. Sa herë që ka një zjarr në Tiranë, i kujtohet Gërdeci dhe i duhet të fajësojë dikë. Kryetari i bashkisë nuk mund të jetë roje në çdo cep dhe qartazi atij i flet Frojdi më shumë sesa logjika, ndaj sa herë që sheh një zjarr apo një shpërthim, e lidh me veten, djalin e tij, familjen e tij, baxhanakun dhe krimet e tij. Sa herë shikon një incident mundohet ta lidhë me ne, sepse sigurisht është i vetmi njeri që ka urdhëruar të vriten njerëz në Bulevard. Në këtë fazë ai është një rast klinik dhe për sa kohë që është pacient, besoj se bëjmë një shkelje edhe morale që merremi me një pacient, i cili më shumë ka nevojë të mëshirohet, por edhe të dënohet për të gjitha këto krime, sesa të jetë objekt bisede. Mos i rëntë njeriu fatkeqësia që i ka rënë Sali Berishës”, tha ai.

Veliaj, si Drejtues Politik i PS për Qarkun e Tiranës, u shpreh se opozita me Sali Berishën po shkon nga humbja në humbje. “Një njeri që e mbyll karrierën e tij me turp, shkon nga humbja në humbje, pa e humbur entuziazmin, por duke humbur votat. Një njeri i cili sot jeton, ose zvarritet në politikë, vetëm për të shpëtuar familjen e tij kriminale. Ai është një njeri i cili meriton të trajtohet si pacient dhe si i pandehur, por jo si referencë politike”, tha Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  • VIDEO: Fotografimi më i saktë i mjerimit tonë politik
  • VIDEO: Të gjithë duartrokasin Ramën, shikoni si e pret Balluku
  • Rama: Bisedat në burg Veliaj-Gogu janë të sajuara
  • “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Komentet e Fundit

  1. Socialiste që s qihet on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  2. Ethem Tralalaj on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  3. Laik on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  4. demo on VIDEO: “Shkuan dy policë, e morën shqipen, e lidhën aty (!) Kryeministri tregon për vezën në Dublin, por ka diçka që vërtetë të dëshpëron
  5. Satrapi Ahmut on “Pa mua jeni një m…t” – u thotë Kryeministri anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?