Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj dhe Krifca inspektojnë rrugën e re, që lidh fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe: “Kërkesa të shumta për zhvillim aty ku shkon infrastruktura”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Veliaj dhe Krifca inspektojnë rrugën e re, që lidh fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe: “Kërkesa të shumta për zhvillim aty ku shkon infrastruktura”
Politike

Veliaj dhe Krifca inspektojnë rrugën e re, që lidh fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe: “Kërkesa të shumta për zhvillim aty ku shkon infrastruktura”

Published: July 22, 2023
Shpërndaje

 
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, inspektuan punimet në segmentin rrugor që lidh fshatrat Daias dhe Gurrë e Madhe. Veliaj tha se  këto investime sjellin një pafundësi të mirash për banorët e zonës.
 
“Kjo është një nga rrugët ku ka pasur më shumë nevojë për ndërhyrje. Kur ti thua Farkë, Dajt apo Kashar, mendon rrethin e parë të Tiranës rurale, që sigurisht ka përfituar edhe nga urbanizmi, edhe nga të mirat materiale të Tiranës urbane, e cila ka kaluar përtej vijës së vjetër të verdhë, për të sjellë pasuri dhe për të rritur vlerën e pronës. Tani jemi te brezi i dytë dhe kur themi Petrelë, Ndroq, Pezë, Vaqarr, jemi në brezin e dytë të këtij zhvillimi. Sigurisht, rruga sjell një pafundësi të mirash, rritet vlera e pronës në të dyja krahët, një pjesë është bërë me zona rezidenciale, pjesa tjetër ka një zhvillim të jashtëzakonshëm falë mbështetjes së qeverisë. Në një Tiranë që sa vjen e zhvillohet, sapo u bë Unaza e Madhe nga pjesa e Farkës, deri te ‘helikopterët’, bashkia edhe qeveria krijuan një treg shumice agro-ushqimor dhe automatikisht, jo vetëm zona mori vlerë, por praktikisht kanë filluar kërkesat për të zhvilluar përkrah, ku shkon infrastruktura”, tha Veliaj.
 
Më tej, ai shtoi se zhvillimi është lajm i mirë, po ashtu si ndërtimi është lajm i mirë. “Shtëpitë e reja, zonat rezidenciale, qendrat tregtare, janë të gjithë janë lajme të mira sepse xhirohen me lëvizje ekonomie. Sot jemi në një situatë kur në sheshin “Skënderbej” sheh më shumë të huaj se sa vendas. Një arsye është se vendasit janë me pushime, por arsyeja kryesore është se janë shtuar masivisht të huajt. Ne sot kemi delegacione që nuk gjejnë dot vend, kishim koncertin e Ricky Martin, jemi detyruar t’i çonim në 7 hotele të ndryshme sepse nuk ka hotel që të akomodojë këtë fluks. Kjo do të thotë se është vetëm çështje kohe derisa një pjesë e turizmit dhe e hapësirave në shtretër të vijnë edhe në zonat periferike të Tiranës”, nënvizoi ai.
 
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca falenderoi Bashkinë e Tiranës për investimet në fshatrat e Tiranës, që sjellin zhvillimin e zonave. “I përgjigjemi komunitetit të Daiasit dhe të Gurrës që çon këtë akses në qytetin e Tiranës, në qytetin e Elbasanit. Lehtëson kushtet e jetesës për rreth 800 banorë që jetojnë mes këtij segmenti të jashtëzakonshëm me një natyrë të mrekullueshme, i mbushur me aktivitete agroturistike. Kjo rrugë i shërben edhe një zinxhiri ekonomik për zonën që sjell një zhvillim të posaçëm”, tha Krifca.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  • Debati për lumin Ibër, Gjuric replikon me Ramën: Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë
  • Ministri replikon me homologun serb: Lumenjtë s’mund të përdoren për kërcënime
  • U arrestua për zjarrin e madh në malin e Krujës, Prokuroria e Tiranës liron 74-vjeçarin
  • 25 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri, 5 prej tyre aktive

Komentet e Fundit

  1. Mësuesi i fillores on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  2. Dashi on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  3. Mësues historie on “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  4. Dashi on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Dashi on 130 mijë njerëz ikin çdo vit: Pse po largohen të rinjtë nga Ballkani?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?