Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës”, Ricky Martin i emocionuar: Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës”, Ricky Martin i emocionuar: Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve!
AktualitetKryesoreKultureLifestyle

Veliaj i jep “Çelësin e Tiranës”, Ricky Martin i emocionuar: Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve!

Published: July 20, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti në zyrën e tij këngëtarin me famë botërore, Ricky Martin, të cilit në shenjë mirë se ardhje i dhuroi “Çelësin e Qytetit”.

“Kemi pasur një stinë latine. Filluam me Enrique Iglesias, Ochoa, Hemingway Jazz Festival dhe Ricky Martin, qershia mbi tortë. Kur shikon dy gjenerata që, në fakt ashtu si vendi ynë, vend i vogël, kur prodhon një yll të madh, ashtu si dikush që vjen nga Kuba, Puerto Rico, tregon fuqinë e njerëzve të mëdhenj, për të ngritur edhe vendet e vogla e për t’i çuar lart. Jam krenar sepse Ricky është edhe agjent i marketingut të Tiranës dhe i Shqipërisë dhe sot jam vërtet mirënjohës që ke ardhur në Tiranë bashkë me miqtë, për të na dhënë energji pozitive.

- Publicitet -

Jam i sigurt se më shumë se sa koncert, do jetë një këndim i përbashkët, me mijëra njerëz në shesh, që mezi presin të të japin atë energjinë e ngrohtë shqiptare dhe uroj që të kthehesh prapë. Ndoshta, një ditë të gjesh një shtëpi të dytë këtu dhe të kemi edhe një copë edhe të prezencës tënde në Shqipëri.

Në shenjë respekti e mirënjohje, do doja që, në emër të gjithë qytetarëve të Tiranës të të jepja Çelësin e Qytetit të Tiranës, si një simbol i një dere të hapur, një zemre të hapur dhe një mendje të hapur, dhe si një kujtim që gjithmonë është koha për t’u kthyer prapë në Shqipëri me çelësin tënd në xhep”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa këngëtari i famshëm Ricky Martin falenderoi kryebashkiakun Veliaj për mikpritjen dhe tha se do flasë për shqiptarët dhe energjinë e tyre pozitive kudo.

“Surprizë pas surprize. Jam super falenderues për ftesën. Është suprizë e madhe t’ju takoj. U ndjeva si në shtëpi që në momentin që erdha këtu. Do e marr me vete shpirtin e shqiptarëve dhe do të flas për shqiptarët kudo që do shkoj sepse është fantastike të jesh këtu. Sonte do ta shkëmbejmë këtë energji mes audiencës dhe asaj që ne sjellim nga Puerto Rico, që është pasion, dashuri, ndershmëri, transparencë. Do të jetë shumë speciale!”, u shpreh këngëtari Ricky Martin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E rëndë në Gjirokastër, mbytet në pishinë një 15-vjeçar, shoqërohen disa persona
  • Si po e ndryshon protesta ekonominë e mbrëmjes në Tiranë, të rinjtë heqin dorë edhe nga koncertet
  • “Protestat masive në Tiranë, përtej çështjes së mjedisit”, Radio France: Mobilizimi i parë i madh dhe i pavarur kundër qeverisë
  • Dezinformimi si mjet politik: Si u fabrikua ‘zhvendosja e investimit në Mykonos’
  • “Jo dinjitoz qëndrimi në kafazin e xhamit”, shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt

Komentet e Fundit

  1. Golem Divjaka on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. rrime qe rrime... on Letër e hapur për kryeministrin Edi Rama nga një socialiste: Pse ti dhe ne nuk jemi më një?
  3. Bert1 on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Клапан ПГВУ для пылегазовоздухопроводов 2400x1600 - 78777 грн on 1.3 mld euro parashikohen të mblidhen për 35 vjet nga tarifa e kalimit në Thumanë-Kashar
  5. ¿? on Karakaçi njofton subvencionimin e shoqërive të transportit publik

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?