Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj i shtrin dorën demokratëve të Rrogozhinës t’i bashkohen PS: Mos votoni listën e rublave të Ilir Metës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj i shtrin dorën demokratëve të Rrogozhinës t’i bashkohen PS: Mos votoni listën e rublave të Ilir Metës
Uncategorized

Veliaj i shtrin dorën demokratëve të Rrogozhinës t’i bashkohen PS: Mos votoni listën e rublave të Ilir Metës

Published: April 1, 2023
Shpërndaje

Drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, nga Rrogozhina i ka bërë thirrje demokratëve ti bashkohen PS dhe të mos votojnë partinë e rublave, PD dhe PL.

“Ne jemi një parti që punon, partia që i bashkon njerëzit”, kështu u shpreh në Rrogozhinë, teksa theksoi se gjërat e mira arrihen me punë.Unë besoj te aftësia jonë për të mos e përçarë shoqërinë tonë, por për ta bashkuar atë.

Kjo është arma jonë më e fortë. Gjërat arrihen me zemër, me pasion, jo me inate dhe jo me dhunë. Ndaj, besoj fort se do të keni mundësinë t’i tregoni palës tjetër që detyra nuk duhet braktisur. Bashkia nuk është instrument për të bërë sherr me qeverinë.

- Publicitet -

Për të gjithë ata demokratë të Rogozhinës kam një moment reflektimi dhe dua t’ju bëj një pyetje: kush na ndjek dhe është demokrat, ose i thotë vetes i djathtë dhe demokrat, a ka një shpjegim pse duhet të votojnë demokratët e Rogozhinës listën e Ilir Metës?

Të njeriut që ka luftuar më shumë të djathtën dhe të njeriut që ka shkatërruar më shumë çdo punë të Partisë Demokratike? Një njeri që është aktivizuar më shumë se kushdo tjetër për të shkatërruar të djathtën, tani ka listën e tij dhe Sali Berisha i thotë të djathtëve shkoni ‘si cjapi te kasapi’ për Ilir Metën”, tha Veliaj.

Sipas Veliaj, Berisha ka një hall të madh dhe është në vështirësi.

“Ai nuk shkon dot deri në Rinas, nuk kalon dot kufirin, është non-grata nga SHBA nga Britania e Madhe. Ai është në hall. Është si ajo shprehja, kërcen nga belaja, por prej këtij halli po i thotë të gjithë demokratëve shkoni në thertore, shkoni si “cjapi tek kasapi”, tek Ilir Meta. Kjo është fyerje e madhe o shokë, o vëllezër, o motra!

Kjo është për të të fyer inteligjencën dhe të përdoresh si mish për top për hallin që ka Ilir Meta për rublat ruse, e për hallin që ka Sali Berisha me Amerikën. Ne nuk jemi këtu për të zgjidhur hallet e tyre, por për të zgjidh hallet e Rrogozhinës. Unë i kam parë sondazhet dhe fitoren tonë të thellë që presim në Rrogozhinë. I kam parë sondazhet e fitores që presim edhe në Kavajë, në Kamzë, në Vorë, e sigurisht në Tiranë.

Nuk po ju them demokratëve, bëhuni me ne, se ne jemi më të fortët dhe do fitojmë. Unë po ju them kini respekt për veten tuaj. Mos shkoni si ‘cjapi te kasapi’, të shkoni me porosi të Sali Berishës te lista e rublave të Ilir Metës sepse kjo është të fyesh një njeri që ka pasur ëndrra, ka pasur ideologji, ka pasur pasione politike. Po ju them ejani me ne, jo se ne jemi një parti më e fortë dhe më e madhe, por se jemi forca më e mirë, më patriotike, më punëtore”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Botërori 2026: Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale
  • FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  • Shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës, dyshohet se u vodhën 3 milionë euro
  • 13-vjeçarja medalje si shënuesja më e mirë në Europë e basketbollit shqiptar
  • Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi

Komentet e Fundit

  1. Lala i Lushnjes on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  2. demo on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  3. Një banor I Tiranës on FOTO: Ministri “prish festën” e Brukselit: Tre kapitujt sot po mbyllen përkohësisht
  4. fshatari.pafshat on Protesta që sfidoi tubimet partiake, roli i shtresës së mesme dhe personave me ‘karrierë të konsoliduar’
  5. Shqiptar on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?