Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj inspekton godinat e reja te lagjja“5 Maji”: Gati hapja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj inspekton godinat e reja te lagjja“5 Maji”: Gati hapja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja
Uncategorized

Veliaj inspekton godinat e reja te lagjja“5 Maji”: Gati hapja e shkollave, kopshteve dhe çerdheve të reja

Published: August 30, 2024
Shpërndaje

Në prag të vitit të ri shkollor, Kryetari i Bashkisë sën Tiranës, Erion Veliaj njoftoi hapjen e një sërë shkollave të reja, ku përmendi “Avni Rustemin”, por edhe kopshteve dhe çerdheve të reja në zonat e periferisë, si zona e Freskut, e lagjes “Rilindja”, tek Unaza e Madhe, siç është edhe zona e Liqenit të Thatë. Nga Lagjja “5 maji”, ku inspektoi punimet për lagjen e re, Veliaj nënvizoi se po merren të gjitha masat për të përballuar kërkesat e larta për regjistrim.

“Ne do të hapim edhe një sërë shkollash të reja. Mezi pres, “Avni Rustemi” është pa dyshim një shkollë në qendër të Tiranës, por kemi edhe shkolla në zonat rurale. Do të hapim disa çerdhe të reja, sidomos në zonat e periferisë, siç është zona e Freskut, e lagjes ‘Rilindja’, tek Unaza e Madhe, siç është edhe zona e Liqenit të Thatë. E di që kemi pasur një fluks të jashtëzakonshëm aplikimesh. Kur kemi marrë detyrën përpara 10 vitesh, kemi pasur më pak se 3 fëmijë në çerdhe, se asnjë nuk donte t’i çonte në çerdhe dhe kopshtet publike. Sot jemi 13 mijë fëmijë, pra jemi 10 mijë më shumë, sigurisht që kërkesa është edhe për më shumë. Kur i shoh që i heqin nga privati për t’i sjellë te publikja, do të thotë që kemi bërë diçka vërtet të mirë, megjithatë edhe në shtator do vijojmë të hapim çerdhe e kopshte të reja, sepse edhe kërkesa ka qenë e jashtëzakonshme”, u shpreh Veliaj.

Ai njoftoi se procesi i dezinfektimit do të vijojë kryesisht në shkolla, para nisjes së vitit të ri shkollor, ndërsa ftoi qytetarët të mos bëhen pjesë e histerisë që përpiqet të bllokojë punën e Bashkisë.

- Publicitet -

“Sa u përket shkollave, kam një kërkesë shumë të rëndësishme. Jemi në përgatitjet e fundit. Ne po fillojmë edhe këtu tek shkolla “Ardian Klosi” dhe shkolla të tjera, të bëjmë riparime, higjienizimin. Nëse nuk dezinfektojmë natën, aty ku mushkonjat bëjnë vezët, në ferra, në vijat e ujit, aty ku janë lulishtet, ku ka hapësira që tipikisht mushkonjat shumohen dhe vënë vezët e tyre, ne do kishim pasur një verë të tmerrshme, si ato që kemi pasur disa vite më parë. Fakti që kaluam një verë pa mushkonja do të thotë se qartazi shkenca e aplikuar në territor prodhon këtë rezultat”, tha ai.

Kreu i Bashkisë ftoi qytetarët që të përkrahin Bashkinë dhe punëtorët e Bashkisë kur i shohin që po kryejnë detyra e funksione jetike për qytetin. “Kur shkenca, OBSH, thotë që duhet të dezinfektosh këto vende, nuk mund të dalë çdo njeri me probleme të shëndetit mendor e të bllokojë makinat e Bashkisë. Kur këta kanë edhe mbështetje politike, aty kupton që një pjesë e politikës po infektohet jo nga mushkonjat, por nga këto probleme të rënda të shëndetit mendor, ku i kundërvihemi shkencës, i kundërvihemi punës, të ardhmes së qytetit. Qytetarët duhet ta dinë që është një procedurë standarde e higjienizimit të shkollave, përpara se të vijnë fëmijët. Qytetarët i ftoj të mos bëhen pjesë e histerisë, por i ftoj që të përshëndesin e përkrahin Bashkinë dhe punëtorët e Bashkisë, kur i shohin që po kryejnë detyra e funksione jetike për qytetin”, deklaroi kryebashkiaku.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, pedagogët shembin gardhin metalik dhe përballen me FNSH-në
  • Bojkoti, GJKKO vendos që gjyqi i Metës dhe Kryemadhit të vijojë pa avokatë
  • Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  • Tensione pranë Xhamisë së Namazgjasë, protestuesja godet me shuplakë policin
  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE

Komentet e Fundit

  1. Skypion on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. K R on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. TIRONA on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  4. demo on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. capi on VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?