Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”: Shtojmë kapacitetin dhe një palestër të re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”: Shtojmë kapacitetin dhe një palestër të re
Uncategorized

Veliaj inspekton punimet në shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”: Shtojmë kapacitetin dhe një palestër të re

Published: February 25, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet për shkollën 9-vjeçare “Musine Kokalari”, e cila do të përforcohet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, për ta bërë dy herë më të madhe për nxënësit.

“Na është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë shkollën thuajse dy herë më të madhe e më të fortë, e të kalojmë nga 790-800 nxënës në 1200 nxënës. Një pjesë e shkollës do të përforcohet, që i rezistoi tërmetit. Përveç kësaj, do të bëjmë edhe një shtesë, si në kate, ashtu edhe me një palestër me standarde olimpike. Të gjithë ndërtimet po bëhen me ‘Eurokod 9’, duke u siguruar që, çfarë mësimesh nxorëm nga historia e tërmetit, të kthehen në praktika më të mira për ndërtimet. Bashkia e Tiranës është e para që po aplikon trarët antisizmikë dhe sigurisht, do kthehet më pas në normë edhe për gjithë qytetin”, sqaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se me shkollat e reja dhe me lagjen e re, Kombinati po shndërrohet në një hapësirë të rëndësishme për qytetin. “Në Kombinat vijmë me kokën lart. Çfarë beteje bëmë për shkollën “Betim Muço”, që ishte nisur të bëhej pallat. Shumë njerëz e harrojnë, por shkolla “Kosova”, shkolla “Betim Muço”, ishin terrene që ishin nisur për pallate. Tani po ndërtohet “Musine Kokalari 2”, mbaruam “Lasgush Poradecin” me miqtë e Katarit, ka dalë një ndër shkollat më të bukura në Republikë. Fillojmë edhe me “Myslym Ketën” dhe besoj se Kombinati nuk i ka parë 4 shkolla të reja brenda një mandati, që nga koha e Çlirimit”, u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Duke folur për lagjen e re në Kombinat, kryebashkiaku tha se një pjesë e karabinave të pallateve tashmë kanë mbaruar dhe në pranvera pritet të jenë gati, kur të hidhet shorti për familjet e para që do të hyjnë në shtëpitë e tyre të reja.

“Për një pjesë të madhe të pallateve ka mbaruar karabinaja, por sa më vjen mirë për këtë, aq edhe më vjen keq për kohën që kemi humbur. Futet një parti e vogël, i hedh trutë e gomarit dikujt, fillojnë gjyqet, masat e bllokimit etj. Na u desh fillimisht të fitonim betejat ligjore, më pas të fitonim betejën e llaçit dhe tullave. Mëkat i madh! Humbasim kohë. Dua të falënderoj banorët sepse 99% e tyre nuk u ngatërruan me politikën, por ai 1% që prish gjithmonë punë dhe që e ka shoqëruar gjithmonë historinë e vendit për një stërkëmbësh dhe një pengesë, nuk mungoi edhe kësaj here. Megjithatë, të shkuara e të harruara, kur thotë populli! Fakti që sot janë liruar të gjitha kantieret në Kombinat dhe po mbarojnë ndërtesat e para, do të thotë se jemi gati për të hedhur shortin. Më vjen mirë që në pranverë do të futen familjet e para në shtëpi dhe ambicia jonë është që, brenda këtij viti, ta mbyllim 100% historinë e tërmetit, edhe te ‘5 Maji’, edhe këtu në Kombinat, me shpresën që partiçkat nuk do të na pengojnë prapë”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?