Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj inspekton punimet te ‘5 Maji’: Lagjja më e bukur! Gjyqtarët që bllokojnë punën nuk e kanë të gjatë në drejtësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj inspekton punimet te ‘5 Maji’: Lagjja më e bukur! Gjyqtarët që bllokojnë punën nuk e kanë të gjatë në drejtësi
Aktualitet

Veliaj inspekton punimet te ‘5 Maji’: Lagjja më e bukur! Gjyqtarët që bllokojnë punën nuk e kanë të gjatë në drejtësi

Published: June 28, 2022
Shpërndaje

Në inspektimin e radhës në lagjen e re “5 Maji”, një nga kantieret më të mëdha të Programit të Rindërtimit, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se kjo do të jetë lagjja më e bukur e Tiranës. Sipas tij, apartamentet e reja për familjet e prekura nga tërmeti dhe banorët e zonës që do të strehohen aty, do të jenë gati shumë shpejt.

“Jam shumë krenar për punën e jashtëzakonshme që është bërë në lagjen “5 Maji”. Këtu nuk po ndërtojmë vetëm ndërtesa, por po ndërtojmë komunitet, hapësira, parkingje, gjelbërim dhe shkolla. Do të jetë padyshim lagjja më e bukur e Tiranës. Shumë njerëz do të lënë shtëpitë që i prishi tërmeti, për apartamentet e Boerit. Sigurisht, puna nuk ka shkuar fjollë, sidomos në Kombinat, ku kemi pasur një pafundësi gjyqesh absurde, kryesisht të stisur dhe të yshtur nga politika, po ashtu edhe te ‘’5 Maji”, me disa personazhe të OFL-së dhe çudira nga këto çudirat shqiptare, ku njerëz të implikuar në krime bllokojnë progresin e qytetit, apo parti humbëse sistematike i varin shpresat e tyre te sabotimi. Por, sabotimi nuk funksionon. Nuk funksionoi as te këndi i lodrave, as te sheshi, nuk funksionoi as te Astiri – shikoni si është çliruar hyrja e Tiranës ende pa përfunduar vepra – nuk funksionoi as te bllokimi që iu bë shkollës “Sami Frashëri”, tha Veliaj.

Më tej, ai nënvizoi se askush nuk mund ta ndalojë zhvillimin dhe progresin e qytetit të Tiranës. E rëndësishme, sipas Veliajt, është që të mbahen premtimet dhe të ecet përpara me punë.

- Publicitet -

“Ftesa për të gjithë ata që merren me politikë është të ofrojnë një alternativë tjetër, por të mos gënjejnë, të mos shpifin, të mos mashtrojnë, të mos hapin gjyqe dhe të mos inkurajojnë njerëz, duke i hedhur si mish për top nëpër gjykata. Përveçse e vonojnë, projektin nuk e ndalojnë dot. Sepse progresi nuk ndalohet dot”, tha ai.

Në fund, kreu i Bashkisë kishte një thirrje edhe për gjyqtarët që përpiqen të bllokojnë punën e Bashkisë së Tiranës për të çliruar varrezat e Sharrës nga zaptuesit. Ai paralajmëroi denoncim për këdo që po mundohet të bllokojë progresin e Tiranës.

“Ndjehem shumë i keqardhur që ka ende gjyqtarë, në pritje të Vettingut, që bllokojnë Bashkinë e Tiranës të çlirojë varrezat e “Sharrës”, dhe kur shikoj gjyqtarë të Gjykatës Administrative, që japin urdhëra bllokimi kundër punës së bashkisë. Flitet për varrezat e vjetra, që janë zaptuar duke ndërtuar mbi to shtëpi, të cilat bashkia ka 7 vjet që kërkon t’i largojë dhe gjykata thotë jo. Por, varrezat janë për të respektuar të parët tanë që nuk jetojnë më. Kurse në vitin 2022 kemi vendime gjykatash që bllokojnë bashkinë nga çlirimi i varrezave. Gjyqtarit nuk dua t’ia them emrin, por heshtja ime nuk do të zgjasë shumë. Në varreza do të përfundojmë të gjithë një ditë, por do të jetë për turpin e këtij gjyqtari që bllokon punën që bashkia të çlirojë varrezat. Këta i rrjepin njerëzit përkohësisht, derisa t’ju vijë Vettingu, por këta nuk do të vazhdojnë më në drejtësi sepse unë do të jem i pari që do të denoncoj një gjyqtar që bllokon çlirimin e varrezave, çlirimin e Liqenit, çlirimin e Liqenit të Thatë nga zaptimet m’u në mes ose në buzë të ujit. Vërtet na vonojnë punën, por nuk mund të na vonojnë pafundësisht. Qyteti do të vazhdojë të ecë përpara”, përfundoi Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Autokracia e kartonëve dhe harta pa njerëz e udhëheqës Edit
  • Braçe: Sot, dita më e vështirë e 30 viteve, duhet të zgjedh, të vijoj të luftoj apo të iki
  • Presidentja e minutës së fundit
  • Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën

Komentet e Fundit

  1. Sali on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  2. demo on Poetja kanadeze Anne Carson shpallet fituese e çmimit Nobel në Letërsi për vitin 2026
  3. nastradini on Ndihmoi qeverinë e Republikës Srpska, Trump përgatit shkarkimin e ish-strategut të Berishës
  4. xxx on Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  5. xxx on GJKKO shtyn ekzekutimin e dënimit, nëna me foshnjën 4-muajshe lirohet nga qelia

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?