Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj jep lajmin e mirë: Do të ndërtojmë 8 shkolla të reja në Tiranë; Ushqim falas për të gjithë nxënësit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Veliaj jep lajmin e mirë: Do të ndërtojmë 8 shkolla të reja në Tiranë; Ushqim falas për të gjithë nxënësit
Komunitet

Veliaj jep lajmin e mirë: Do të ndërtojmë 8 shkolla të reja në Tiranë; Ushqim falas për të gjithë nxënësit

Published: October 14, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dha sot lajmin e mirë se do të nisë ndërtimi i shkollave të reja në periferi të kryeqytetit. Në një intervistë televizive, Veliaj u shpreh se janë gjithsej 8 shkolla që pritet të ndërtohen konkretisht 4 në zonën e Astirit, dy në lagjen Urbane të Unazës së Madhe, një në Yzberisht dhe një tjetër në Kashar.

“Janë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me disa shkolla të reja që ne po hapim. Tek zona e Freskut kemi bërë disa shkolla të reja, pra kemi kompletuar aty, ndërkohë që dy zonat që na kanë mbetur kanë qenë këto dy zona, pra, zona e Unazës së Madhe dhe tek Unaza e Re, aty kemi një paketë prej katër shkollash. Dy i kemi brenda në lagjen urbane, një tjetër e kemi në Yzberisht, një tjetër në Kashar. Kemi kaluar buxhetin për këto shkolla dhe fillojmë menjëherë. Do të ketë 4 shkolla në Astir dhe unë besoj që është një super lajm. Nëse këtë paketë ne kemi kaluar këto 4 shkolla, vitin tjetër kalojmë 4 shkollat kryesisht të njësisë 2. Pra, gjithë ajo zona që quhet periferia mes Saukut dhe Farkës. Tek ish-Akademia e Policia dhe tek ish-spitali që quhej Spitali i Arabit, një strukturë e vjetër aty.  Në këtë sens kompletojmë gjithë këtë panoramë prej 40 e ca shkolla që kemi bërë. Hapëm me BE, shkollat e Kombinatit të cilat u dëmtuan më shumë sepse ishin ndërtuar kryesisht parafabrikate. Nëse ka një gjë që unë jam krenar është kjo paketa e shkollave. Tirana nga censusi i fundit doli  i vetmi qytet që po rritet. Nëse në shumë bashki të tjera duhet të marrim vendime të vështira të mbylljes të një shkolle periferike me 8 fëmijë që është më mirë të vijnë tek shkolla qendrore se sa të rrinë aty, ne kemi një problem të kundërt”, u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se Bashkia do të ofrojë ushqim falas në të gjitha shkollat shtetërore të saj, në mënyrë që të gjithë fëmijët të kenë një start të barabartë. Ai theksoi se revolucioni që Bashkia ka bërë në kopshte dhe çerdhe, ka ardhur koha që ta bëjë edhe në shkolla. Kryebashkiaku ceku edhe planin për hapjen e një qendre sociale për fëmijët e spekrit autik në kryeqytet.

- Publicitet -

“Unë besoj që ashtu siç bëmë tek Piramida ku 2000 fëmijë çdo muaj marrin kurse për teknologjinë e informacionit, unë besoj që detyra e një bashkie t’u japë të gjithëve startin e barabartë. Fillimi mund të jetë i ndryshëm për disa. Sot një student me kartën e studentit udhëton falas dhe me kartën e studentit 50% të kostos së konvikteve paguan Bashkia e Tiranës. Unë besoj që kjo është një mënyrë demokratike, që një fëmijë të mos ndihet i diferencuar. Do të funksionojë ndoshta me një sistem kateringu. Patjetër, ushqimi do jetë pa pagesë, si kopshtet e çerdhet që ne kemi. Ne sot  kemi bërë një revolucion tek kopshtet e çerdhet. Ne gjetëm kopshte e çerdhe ku fëmijët hanin patatina dhe pije të gazuara me ngjyra.  Revolucioni që me shumë mund e bëmë në çerdhe e kopshte ka ardhur koha ta bëjmë edhe në shkolla. Duam të hapim edhe një qendër tjetër sociale për fëmijët e spektrit autik.  Ka një problematikë të jashtëzakonshme dhe nuk është vetëm fëmija që ka nevojë për ndihmë”, u shpreh Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga
  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • VIDEO: Protestuesit u shkojnë deputetëve në tavolinë në Strasburg

Komentet e Fundit

  1. Kohë on VIDEO: Protestuesit u shkojnë deputetëve në tavolinë në Strasburg
  2. popull on Dhurata e pazakontë e samit-pritësit Erdogan për liderët e NATO-s
  3. xxx on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  4. Myzeqari on Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!
  5. Mutdhënësi on Dhurata e pazakontë e samit-pritësit Erdogan për liderët e NATO-s

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?