Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj jep lajmin e mirë: Ushqim falas në shkollat e kryeqytetit; Do ndërtojmë Qendër për fëmijët me nevoja të veçanta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj jep lajmin e mirë: Ushqim falas në shkollat e kryeqytetit; Do ndërtojmë Qendër për fëmijët me nevoja të veçanta
Uncategorized

Veliaj jep lajmin e mirë: Ushqim falas në shkollat e kryeqytetit; Do ndërtojmë Qendër për fëmijët me nevoja të veçanta

Published: October 1, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për fëmijët e kryeqytetit dhe ata me nevoja të veçanta. Duke nisur nga shtatori i vitit të ardhshëm, të gjithë nxënësit e Tiranës do të përfitojnë ushqim falas në shkollat publike. Ky vendim synon të sigurojë një fillim të barabartë për të gjithë fëmijët, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjeve të tyre apo situatës familjare. “Vendimi që kemi marrë është që, duke filluar nga Shtatori i vitit tjetër, në të gjitha shkollat e Bashkisë së Tiranës do të ofrojmë ushqim falas për fëmijët dhe nxënësit.

Sepse besojmë fort që pavarësisht nëse prindërit i kemi me ndihmë ekonomike ose në gjendje të mirë ekonomike, pavarësisht nëse i ke të dy prindërit, apo nëse prej një fatkeqësie të mungon një nga prindërit, të gjithë duhet ta kenë fillimin e barabartë. Ne duam që fillimi, për të gjithë ata që vijnë në shkollat tona për të marrë vitaminat dhe vlerat ushqimore, të jetë njësoj”, tha Veliaj.

Në të njëjtën kohë, Veliaj njoftoi edhe për një projekt tjetër të rëndësishëm: ndërtimin e një qendre për fëmijët e spektrit autik dhe ata me sindromën Down. Kjo qendër do të ofrojë mbështetje të specializuar për fëmijët me nevoja të veçanta, duke u siguruar atyre një ambient të përkushtuar për zhvillimin dhe integrimin e tyre.

- Publicitet -

“Ne kemi marrë një vendim që, ashtu siç Piramida është qendra e ekselencës digjitale në të gjithë rajonin tonë, duam që tek prona ngjitur me Ambasadën Amerikane, në një nga pronat më të çmuara të Tiranës, të ngrejmë një qendër ekselence për të gjithë fëmijët e spektrit autik dhe sindromës Down. E meritojnë gjithë vëmendjen tonë. Dua të jemi të parët edhe për të ndihmuar engjëjt tanë me nevoja speciale, ashtu siç po kujdeseni  pranë çerdheve, kopshteve, shkollave, ashtu të kemi edhe një qendër specifike edhe për pjesën mbas mësimit. Secili meriton të ketë një shans të përmirësohet, të ketë një shans të fluturojë dhe të ketë një shans që të shkëlqejë në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?