Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale
AktualitetKronike

Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale

Published: November 17, 2026
Shpërndaje

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar për herë të parë të marrë pjesë në seancën gjyqësore ndaj tij në Gjykatën e Posaçme.

Përmes një letre drejtuar gjykatës, ai ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se gjendja shëndetësore dhe mungesa e dokumentacionit mjekësor e pengojnë të jetë i pranishëm në proces.

Sic raporton gazetarja Anila Hoxha, Veliaj pretendon se prej 10 ditësh kërkon dokumentacionin mjekësor, por nuk ka marrë asnjë shpjegim, ndërsa thekson se i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale.

- Publicitet -

Në letrën drejtuar gjykatës, Veliaj shkruan:

“Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësor, por s’më është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”.

Gjatë seancës, prokurori Altin Dumani deklaroi se Prokuroria nuk disponon dokumentacion mjekësor që të pasqyrojë gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut.

“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut të na përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”.

Nga ana tjetër, avokati Plarent Ndreca kundërshtoi qëndrimin e prokurorit, duke theksuar se Prokuroria është e informuar për gjendjen shëndetësore të Veliajt. Sipas tij, klienti kërkon informacion mbi gjendjen e këmbës dhe grafitë për t’i konsultuar me një mjek, por nuk i vihet në dispozicion kartela mjekësore.

“Prokuroria është e informuar mbi gjendjen shëndetësore të Veliajt. Këtë thotë edhe i pandehuri, kërkon info mbi situatën reale të këmbës dhe grafinë për ta konsultuar me mjek. Nuk i jepet kartela mjekësore. Veliaj e ka shprehur vullnetin për të marrë pjesë në seancë”.

Gjykata po shqyrton kërkesën e Veliajt për shtyrjen e seancës dhe të vendosë mbi vijimin e procesit gjyqësor.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Kam nevojë për ndërhyrje kirurgjikale
  • Studentët marrin drejtimin e Parlamentit në Serbi
  • Ish-drejtuesja e AKSHI-t sërish në SPAK, paraqitet për zbatimin e masës së sigurisë
  • Mashtrime me fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 mln euro pasuri
  • Gjyqi për pengim të drejtësisë, Hashim Thaçit i shtohen edhe 17 muaj burg

Komentet e Fundit

  1. Naimi on Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  2. demo on Gjyqi për pengim të drejtësisë, Hashim Thaçit i shtohen edhe 17 muaj burg
  3. demo on Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  4. Zürich on Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse, Instituti i Vjenës: Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar
  5. Tironci on Pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse, Instituti i Vjenës: Do të duhen mbi 100 vjet për t’u barazuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?