Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Maratona, kartolina më e bukur për Tiranën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Veliaj: Maratona, kartolina më e bukur për Tiranën
EkonomiSport

Veliaj: Maratona, kartolina më e bukur për Tiranën

Published: October 22, 2023
Shpërndaje

Maratona është eventi më i madh sportiv i vitit në Tiranë, por është gjithashtu një kartolinë dhe një mundësi e mirë për rritjen e ekonomisë dhe industrisë së turizmit, e cila ka marrë hov të vrullshëm në kryeqytet vitet e fundit. Kështu e cilësoi maratonën e sivjetshme kryebashkiaku Erion Veliaj, në një intervistë live nga sheshi Skënderbej, për “Top Channel”.

“Është patjetër një festë e madhe për vrapuesit, patjetër një gjithëpërfshirje, edhe e atyre që janë të moshuar, veteranë të maratonave, dhe të atyre që janë me aftësi ndryshe, por edhe atyre që janë të huaj dhe duhet të ndihen si në shtëpi. Kemi patur ndoshta vitin më të suksesshëm dhe jam shumë i lumtur. Kemi patur mbi 4700 vrapues, nga 47 vende të ndryshme, edhe nga Izraeli edhe nga Ukraina, që ndoshta janë në situatën e tyre më të vështirë, e megjithatë sporti i bashkon njerëzit. Sporti jep një mesazh për paqen. Kur mendoj që me kaq shumë vrapues, shumë prej tyre janë të huaj, sa punojnë hotelet në Tiranë, sa punon ekonomia në Tiranë, sa punojnë restorantet në Tiranë, për Tiranën çdo titull, i rinisë, i sportit, vitin tjetër jemi finalistë për të qenë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës, shpresoj që do fitojmë dhe shpresoj që të gjitha këto sebepe t’i prodhojnë ekonomi Tiranës,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se në 8 vite transformimi ekonomik falë dy zërave kryesore, turizmit dhe teknologjisë në Tiranë ka qenë galopant.

- Publicitet -

“Para 8 vitesh, kur unë kandidoja për Bashkinë, turizmi dhe teknologjia ishin një përqindje shumë e vogël e ekonomisë. Sot 25% e ekonomisë së Tiranës është turizmi, Airbnb, restorantet e gjithë kateringu, që i bëhet turizmit, dhe ndërkohë 25% është ICT, pra teknologji informacioni, siç ishte hapja e Piramidës. Kjo do të thotë që çdo komb mund të ndryshojë, çdo qytet mund të ndryshojë dhe sot kemi pasur një kartolinë fantastike të Tiranës. Kur shikojmë sa shumë postime në rrjetet sociale nga Tirana, në gjithë këtë maratonë humbi vetëm një portofol që u gjet dhe ju kthye të zotit, ky është një qytet me kriminalitet të ulët, me çmime të ulëta, hahet mirë, pihet mirë, moti lavdi Zotit u përmirësua dhe unë besoj fort që nëse arrijmë të kuptojmë se të gjithë këto punë që kemi bërë, qoftë sheshi, qoftë parku, qoftë bulevardi, kthehen pastaj në një kartolinë për qytetin, ti kupton se si vendimet që ne marrim për qytetin prodhojnë ekonomi,” – e mbylli Veliaj fjalën e tij.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nën hijen e ullinjve shekullorë, një mbrëmje shqiptare në një nga peizazhet më mbresëlënëse të jugut
  • Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  • Tani i Madh, Topi i Madh
  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit

Komentet e Fundit

  1. Si arritëm deri këtu? on Vlora Hyseni dorëzohet në Policinë e Kosovës, BKH e shoqëron nga pika kufitare, në Tiranë
  2. Miri on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  3. Anonymous on VIDEO: Me kokën ulur dhe me cigare në dorë, Ilir Proda largohet nga SPAK në këmbë
  4. Flamingo on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  5. Patriot on Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?