Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Numri i përdoruesve të biçikletës është trefishuar, shtimi i korsive nuk i ka ngushtuar rrugët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Veliaj: Numri i përdoruesve të biçikletës është trefishuar, shtimi i korsive nuk i ka ngushtuar rrugët
Uncategorized

Veliaj: Numri i përdoruesve të biçikletës është trefishuar, shtimi i korsive nuk i ka ngushtuar rrugët

Published: March 12, 2023
Shpërndaje

Në një takim me shoqatat e çiklistëve, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se përdorimi i biçikletës ndikon drejtpërdrejtë në çlirimin e trafikut dhe i shërben një qyteti më të pastër për të gjithë.

Sipas Veliajt, numri i përdoruesve të përditshëm të biçikletës në Tiranë është trefishuar falë shtimit të korsive dhe promovimit të jetës së shëndetshme.

“Sot komuniteti i çiklistëve është tre herë më i madh. Për numrin e banorëve që jetojnë në Tiranë, është arritje shumë e madhe fakti që më shumë njerëz po zgjedhin biçikletën sim jet transpoti, duke lënë makinat. Nuk jam këtu për t’i bërë luftë makinave, por nga 800 mijë segmente që bëhen me makinë në ditë në Tiranë, siç e kemi matur me kolegët e GIZ-it, 400 mijë kryhen për distanca më pak se 1 km. Kjo distancë mund të bëhen fare mirë me biçikletë, në këmbë, me një monopatë ose me transport publik”, u shpreh Veliaj.

- Publicitet -

Ai tha se kundërshtitë që ngrihen ndonjëherë kundër biçikletave nuk janë të bazuara në fakte. “Unë marr kritika kur hapet një korsi e re biçikletash, thonë: “Kryetar, na ke ngushtuar rrugën”. Po le të marrim Bulevardin “Zogu i Parë”. Cilën rrugë kemi ngushtuar?

Në atë tunelin e bukur me gjelbërim nuk kalohej me makinë. Është bërë më e përdorshme për biçikletat, por nuk e ka ngushtuar njeri rrugën. Rr. “Myslym Shyri” ishte kthyer e gjitha në një parking, ti gjithsesi nuk i shikoje vitrinat e dyqaneve, sepse parkoheshin makinat. Pra, as nuk e kemi ngushtuar, por ka sjellë përfitime për të gjithë komunitetin.

Te Rruga e Kavajës, prapë kemi një ishull në mes, ku gjithsesi nuk kalonin makinat. Te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk lejohej parkimi në të dyja anët dhe korsia e biçikletave nuk ka marrë asnjë hapësirë”, deklaroi ai.

Sipas Veliajt, edhe për vetë shoferët, aleati numër një është pikërisht ai me biçikletë sepse është një makinë më pak në Tiranë. Kreu i Bashkisë theksoi se një tjetër hapësirë e gjelbër do shtohet për çiklistët në Parkun e Farkës.

Ai nënvizoi se në rrugët e Tiranës do të shtohen më shumë korsi biçikletash.

“Ne do të vazhdojmë me shtrirjen e korsive të biçikletave, duke kaluar nga ajo që quhet rrjeti minimal, në një rrjet që shtrihet në më shumë rrugë.

Deri tani strategjia jonë ka qenë: bëj një rrugë me korsi biçikletash, trego që ajo përdoret, vendos një ticker për t’i thënë shoferëve se ka mijëra vetë që mund të ishin si ty, me makinë në rrugë, fito pak terren në debatin publik dhe pastaj kalo në një rrugë tjetër. Më duket sikur po përshkruaj një strategji lufte, por në fakt kjo është një betejë për mentalitet”, tha Veliaj.

Sipas tij, edukimi i hershëm, që në kopsht, i fëmijëve për të mësuar biçikletën, është një hap më shumë për një jetesë të shëndetshme.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?