Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret kryetaren e Bashkisë së Podgoricës: Fillimi i një rrugëtimi të ri për bashkëpunimin mes dy qyteteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret kryetaren e Bashkisë së Podgoricës: Fillimi i një rrugëtimi të ri për bashkëpunimin mes dy qyteteve
Aktualitet

Veliaj pret kryetaren e Bashkisë së Podgoricës: Fillimi i një rrugëtimi të ri për bashkëpunimin mes dy qyteteve

Published: September 13, 2023
Shpërndaje

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në takim kryetaren e re të Bashkisë së Podgoricës, Olivera Injac, me të cilën ndau disa ide për bashkëpunim në fusha të ndryshme mes dy qyteteve.

Veliaj i uroi suksese në detyrën e re homologes së tij dhe shprehu nevojën për të rritur edhe më tej këtë bashkëpunim të mirë mes Tiranës dhe Podgoricës.

- Publicitet -

“Njerëzit nuk i zgjedhin dot fqinjët, por nëse do të kishim imagjinuar një fqinjësi më të mirë se Mali i Zi dhe qyteti i Podgoricës. Ju uroj shumë suksese! Mezi pres që rrugëtimi juaj në këtë mandat të ri të jetë transformues për qytetin tuaj. Podgorica dhe Tirana kanë një miqësi shumë-shumë të vjeter, ndaj besoj se detyra e gjeneratës sonë është ta kultivojmë, ta përmirësojmë dhe ta çojmë edhe më lart atë. Jam vërtet krenar! Podgorica është një qytet multi-religjioz, multi-etnik, një qytet me mendje të hapur, me zemër të hapur dhe mezi pres që kjo vizitë zyrtare të jetë fillimi i një rrugëtimi të ri për Podgoricën dhe Tiranën. Ne mund të bëjmë më shumë gjëra bashkë se sa mund të bëjmë veç e veç. Sidomos këtë vit kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit. Vitin tjetër do të kemi presidencën e B40-ës dhe mezi pres që të kemi një marrëdhënie të gjatë dhe të fortë me Podgoricën”, tha Veliaj.

Kryetarja e Bashkisë së Podgoricës, Olivera Injac vlerësoi punën e kryebashkiakut Veliaj dhe shtoi se qyteti i saj është i interesuar të mësojë nga eksperienca e Tiranës.

“Faleminderit për ftesën i dashur koleg dhe mik! Është vërtet një nder i madh për ne sepse është vizita e parë zyrtare në rajon. Është një nder i madh të jem këtu dhe të dëgjoj për eksperiencën tuaj. Jemi vërtet mirënjohës që jeni kaq i hapur dhe që flisni me ndershmëri për mandatin tuaj paraardhës dhe sesa pengesa keni pasur. Ndaj, është një fillim i mirë për ne, shpresoj që t’i përballojmë me sukses dhe të jemi të suksesshëm në punën tonë. Shpresoj t’ju mirëpresim së shpejti në Podgoricë dhe jam e sigurt që do të kemi shumë projekte të përbashkëta në vitet e ardhshme”, tha ajo.

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur. Dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  • Të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Vena on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  2. K R on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  3. Vlora 97 on VIDEO: E pazakontë, forcat RENEA rrethojnë Kryeministrinë, çfarë do të thotë dalja e tyre
  4. K R on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  5. vezhgues i jashtem on Tensione në protestën për Muzeun Hebraik në Vlorë, protestuesit tentojnë të hyjnë brenda

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?