Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
AnalizaKronike

Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik

Published: August 5, 2026
Shpërndaje

Violeta nuk u habit aspak nga mbeturinat që po i prishnin pushimet verore.

“Është e tmerrshme, apo jo?” tha 24-vjeçarja, duke iu referuar mbeturinave dhe inerteve të shpërndara përgjatë vijës bregdetare në Plazhin e Golemit, në jug të qytetit portual të Durrësit.

Golemi është një nga destinacionet më të përballueshme për pushime në Shqipëri, vetëm 30 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Tiranës, dhe një udhëtim relativisht i shkurtër nga Kosova. Zona është shpesh e mbushur me pushues, por Violeta tha se një javë ishte më se e mjaftueshme.

- Publicitet -

“Do të shkojmë në ndonjë vend më të pastër për shkak të ndotjes” tha ajo për BIRN, duke iu referuar plazheve në skajin jugor të Shqipërisë. Duke treguar mbeturinat, ajo shtoi: “Më shqetëson, sepse i hanë kafshët dhe këtu vrapojnë edhe fëmijët.”

Ksamili njihet si një zonë më e pastër, por raportimet në media tregojnë se ndotja mbetet një problem përgjatë gjithë vijës bregdetare shqiptare, nga Adriatiku deri në Detin Jon.

Vetëm një javë më parë, inspektorët pezulluan punimet e pesë kompanive të ndërtimit në zonën e plazhit të Dhërmiut, një prej plazheve më të bukura të jugut të Shqipërisë, duke përmendur ndotjen e mjedisit si arsye, ndërsa në veri të vendit janë raportuar mbetje plastike dhe mbeturina shtëpiake që lundrojnë në sipërfaqen e Liqenit të Komanit, në Alpet Shqiptare.

Në nëntor të vitit të kaluar, The New York Times citoi zyrtarë të Dubrovnikut, në jug të Kroacisë, sipas të cilëve një sasi “kolosale” mbeturinash që kishte dalë në brigjet e këtij qyteti, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, kishte ardhur “kryesisht nga Shqipëria”.

Rreziku për qeverinë shqiptare është se dështimi për të vënë nën kontroll ndotjen mund të minojë përpjekjet e saj për të ndjekur shembullin e vendeve si Kroacia në tërheqjen e miliona turistëve çdo vit.

Vitin e kaluar, Shqipëria u rendit e fundit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit për sa i përket cilësisë së ujërave të plazheve. Vetëm 16.8 për qind e plazheve shqiptare u vlerësuan me klasifikimin “shkëlqyeshëm”, krahasuar me mesataren evropiane prej 85 për qind, ndërsa 23 për qind u klasifikuan si “të dobëta”, rreth 15 herë më shumë se mesatarja evropiane. Në vitin 2017, 55 për qind e plazheve në Shqipëri morën vlerësimin “shkëlqyeshëm”.

Kjo renditje “nxjerr në pah një nga dështimet më serioze të qeverisjes mjedisore në Shqipëri: përkeqësimin e vazhdueshëm të cilësisë së ujërave të plazheve “, tha ambientalisti Olsi Nika, drejtues i organizatës Eco Albania.

“Çdo raport pasues ka evidentuar një përkeqësim të mëtejshëm, deri në pikën që Shqipëria tani renditet e fundit në Evropë,” tha Nika për BIRN. “Për një vend që e ka shpallur turizmin motorin kryesor të zhvillimit ekonomik, këto rezultate janë alarmante dhe duhet të shërbejnë si një kambanë alarmi për institucionet përgjegjëse.”

Strategji jo në përputhje me BE-në

golem beach albania scaled e1784821005724 1536x866
Mbeturina shtëpiake të hedhura buzë rrugës në Golem, pranë Durrësit. Foto: BIRN/Fjori Sinoruka.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka bërë turizmin një nga shtyllat kryesore të strategjisë së saj të zhvillimit, duke ndryshuar ligje dhe rregullore për t’i hapur rrugë një vale gjithnjë e më të madhe ndërtimesh përgjatë bregdetit.

Kritikët thonë se kjo qasje ka favorizuar ndërtues të lidhur politikisht, në kurriz të mjedisit dhe komuniteteve lokale, duke nxitur edhe protestat që shpërthyen në fillim të qershorit kundër një projekti luksoz – i lidhur me dhëndrin e Donald Trumpit, Jared Kushner – në një zonë të mbrojtur bregdetare që shërben si strehë për shpendët shtegtarë.

Megjithatë, në planin afatgjatë, problemi nuk janë protestuesit, por ndotja.

“Cilësia e ujërave të plazheve është një nga sfidat më serioze me të cilat përballet turizmi shqiptar,” tha Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve.

“Kjo nuk do të thotë se të gjitha plazhet janë të ndotura, por tregon se një numër i konsiderueshëm zonash vuajnë nga ndotja mikrobiologjike, kryesisht si pasojë e: shkarkimit të ujërave të zeza të patrajtuara ose pjesërisht të trajtuara; mungesës së impianteve të trajtimit të ujërave të ndotura ose mbingarkesës së atyre ekzistuese gjatë sezonit turistik; shkarkimeve të paligjshme të ujërave të zeza në përrenj dhe në det; urbanizimit të shpejtë të bregdetit pa infrastrukturën e nevojshme; si dhe, në disa raste, prurjeve të lumenjve pas reshjeve të dendura.”

Në janar 2024, qeveria u dha hoteleve, restoranteve dhe bareve 90 ditë afat për të instaluar impiante individuale për trajtimin e ujërave të ndotura, kostoja e të cilave varion nga 40 mijë deri në 150 mijë euro. Në të kundërt, paralajmëroi se do të vendoseshin gjoba.

“Ky vendim u ngarkoi shumë bizneseve një barrë të dyfishtë: subjektet që ishin tashmë të lidhura me rrjetin publik të kanalizimeve dhe paguanin tarifat për trajtimin e ujërave të ndotura, u detyruan gjithashtu të ndërtonin impiante individuale,” tha Topuzi.

Sipas tij, kjo strategji ndryshon nga ajo që ndiqet në Bashkimin Evropian, ku prioritet është lidhja e subjekteve me rrjetin publik të trajtimit të ujërave të ndotura, ndërsa impiantet individuale ose gropat septike përdoren vetëm në rastet kur një lidhje e tillë nuk është e mundur.

“Prandaj, zgjidhja duhet të jetë përfundimi dhe vënia në funksion e rrjeteve publike të kanalizimeve dhe impianteve bashkiake të trajtimit të ujërave të ndotura, e jo zhvendosja e përgjegjësisë te bizneset që janë tashmë të lidhura me rrjetin.”

Si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Shqipëria pritet të përafrojë legjislacionin e saj me atë të BE-së, i cili ua ngarkon përgjegjësinë autoriteteve publike dhe jo bizneseve individuale. Në Shqipëri, megjithatë, as autoritetet dhe as bizneset nuk po marrin masat e nevojshme.

“Ndotja e ujërave ndodh kryesisht përmes lumenjve, të cilët ndoten nga fabrikat përgjatë rrjedhës së tyre, nga mungesa e trajtimit të duhur të mbetjeve, inertet e ndërtimit… si edhe nga mungesa e investimeve në impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura për zonat e banuara,” tha Leonard Seferi, një operator turistik në Tiranë.

“Mungesa e menaxhimit të mbetjeve kontribuon gjithashtu në ndotjen e ajrit; në fakt, jeta e qytetarëve rrezikohet drejtpërdrejt nga efektet e reaksioneve të ndryshme që ndodhin në vendgrumbullimet e mbetjeve.”

Denisa Kasa, aktiviste mjedisore që ka dokumentuar ndotjen e lumenjve në Shqipëri, tha se faktori kryesor që ndikon në ndotjen e plazheve dhe lumenjve janë ujërat e zeza, “konkretisht shkarkimi i tyre në lumenj dhe përdorimi i kolektorëve të ujërave të shiut për largimin e ujërave të ndotura”.

“Një tjetër faktor i rëndësishëm janë mbetjet industriale,” tha Kasa për BIRN.

“Masat që duhen marrë janë të shumta dhe kërkojnë një ndryshim të mentalitetit dhe të sjelljes. Qytetarët duhet të mësohen të ndajnë mbetjet sipas kategorive, ndërsa duhet të krijohet infrastruktura e nevojshme, duke përfshirë vendosjen e koshave standardë dhe atyre për ndarjen e mbetjeve, si edhe ngritjen e kapaciteteve për riciklimin e materialeve të grumbulluara.”

“Kjo është diçka që duhet të bëhet pjesë e kulturës sonë, pasi sot ende mbizotëron mentaliteti se lumi është një mjet për të larguar mbeturinat.”

Rritja e turizmit po ushtron presion mbi infrastrukturën

the beach at zvernec site of a controversial planned resort project linked to jared kushner where tyre tracks indicate the recent presence of heavy machinery. photo birnvladimir karaj
Plazhi i Zvërnecit, ku është planifikuar një resort që ka ngjallur polemika dhe lidhet me Jared Kushnerin. Gjurmët e gomave tregojnë se në zonë kanë operuar së fundmi mjete të rënda. Foto: BIRN/Vladimir Karaj.

Rama ka deklaruar se pret që projektet e mëdha turistike të respektojnë standardet mjedisore dhe kërkesat rregullatore të Bashkimit Evropian, por ekspertët argumentojnë se edhe infrastruktura ekzistuese duhet të përmirësohet për t’i bërë ballë rritjes së numrit të turistëve.

Nika bëri thirrje për përfundimin e impianteve urbane të trajtimit të ujërave të ndotura, veçanërisht në destinacionet turistike; ndalimin e shkarkimeve të paligjshme të ujërave të zeza dhe mbetjeve industriale në lumenj, laguna dhe përgjatë vijës bregdetare; rritjen e monitorimit të cilësisë së ujërave të plazheve; forcimin e procedurave të inspektimit; zbatimin rigoroz të legjislacionit për ndëshkimin e shkelësve; si dhe investime prioritare në rrjetet e kanalizimeve dhe menaxhimin e ujërave të ndotura në të gjitha destinacionet turistike.

“Situata bëhet edhe më paradoksale kur kemi parasysh se ekonomia shqiptare po mbështetet gjithnjë e më shumë te turizmi,” tha ai.

Zef Preçi, drejtor i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, tha se rënia e ndjeshme e Shqipërisë në renditjen e Agjencisë Evropiane të Mjedisit për vitin e kaluar është “pasojë e rritjes shpërthyese të turizmit, e cila ka vënë nën presion një infrastrukturë që ka mbetur pothuajse e pandryshuar”.

“Menaxhimi i ujërave të ndotura duhet të trajtohet si një prioritet ekonomik, njësoj si aeroportet dhe rrugët,” tha Preçi.

“Avantazhi konkurrues i Shqipërisë sot mbështetet te çmimet; por me rritjen e tyre, mungesa e një standardi bazë, si uji i pastër, do ta zbehë me shpejtësi këtë avantazh, dhe kjo tashmë po ndodh.”

Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • xxx says:
    August 5, 2026 at 10:33 am

    Me ne fund nji lajm i mire. Do na zhduken te huajt fale pisllikut e qelbjjes se ambientit. Posht turizma, jasht te huajt, vdekje Ramavicit e kastes se tij armiqve te eger te kombit shqiptar.

    Reply
  • Vl says:
    August 5, 2026 at 10:55 am

    E kemi ne nga dera e shpis dhe brenda e mbajm paster, kaloj te shkalla toruari nuk n’a e ndjen po fareeee.

    Reply
  • Valbona says:
    August 5, 2026 at 3:30 pm

    Pastrimi eshte detyra Nr. 1. e cdo bashkie qyteti apo fshati. Shtoni nr. e bashkive me sa me pak punonjes ku personeli te pguhet nga qytetaret dhe fshataret albanistane.

    Reply
    • Arratisur says:
      August 7, 2026 at 3:46 am

      femer pocaqi. Pse moj te paguhen nga xhepi popullit personeli. Pse dyfish populli te paguaje populli. Edhe taksat nga paguhen rrogat e bashkiakeve, edhe nga xhepi i vet per rrogat e personelit. Nuk u ngopet duke xhvatur nga hisja e popullit ju? Per cfare zgjidhen pushtetet vendore e qendrore nga populli kur s’bejne dot politika effektive?
      Shakku pisllikut te vendit ne radhe te pare jane shpirt qelburit si ju.

      Reply
      • Valbona says:
        August 7, 2026 at 11:30 pm

        Taksa e Pastrimit te Territorit eshte jete ze me vete dhe administrohet nga bashkia vendore ne marreveshje me banoret. Deputetet e zgjedhur ne Kuvendin e Shqiperise nuk kane pune te vendosin per problemet e pushtetit vendor. Shume e thjeshte.

        Reply
  • Zemra mal.. says:
    August 5, 2026 at 5:56 pm

    Rrofte injoranca, poshte turizmi, rrofte bataku, rrnofte kakerdhia……..

    Reply
  • ANA says:
    August 5, 2026 at 8:26 pm

    Perceptimet e gabuara,mungesa e qasjeve te duhura edukative nga sistemi arsimor,politikat inekzistente dhe indiferenca ndaj mjedisit-duke e trajtuar si dicka te larget ose te huaj-na kane cuar ne rritje te ndotjes mjedisore.Kjo ceshtje shkon pertej turizmit;ka te beje me botekuptimin tone ne lidhje me natyren dhe bashkjetesen me te dhe ne fund te fundit me vete jeten.Ndotja nga mjedisi hyn ne zinxhirin ushqimor dhe ne piatat tona,duke shkaktuar semundje te renda dhe vdekje te padrejta qe mund te shmangeshin.Ndergjegjesimi per te keqen dhe demin qe shkakton ndotja e mjedisit eshte hapi i pare drejt ndyshimit;ne bashkepunim me autoritet vendore,duhet te kujdesemi per te,duke e pare hapesiren pertej pragut te deres si dicka qe na perket neve,dhe mirembajtjen e saj pergjegjesi tonen.

    Reply
  • Turist i zhgënjyer says:
    August 6, 2026 at 12:20 pm

    Stop ndërtimeve në Golem. Situata është alarmuese si për ndërtimet shumë të larta, dentësisë së ndërtimeve, kanalizimeve inegzistente, kazaneve të tej mbushura të plehrave dhe të hedhura kudo, detit dhe rërës së ndotur dhe të tejmbushur me pushues dhe qentë rrugaçë kudo nëpër plazh e shezllone. Më keq s’ka ku të vejë. Çdo gjë jashtë kontrolli dhe ligjshmërie. Unë kurrë nuk shkel më në këtë plazh dhe do të shkruaj kudo në shtypin e huaj. Turp për këtë të bukur por tejet të pisët.

    Reply
  • Rilindje plehrash... says:
    August 6, 2026 at 5:35 pm

    Vetem qelbsinllik ngado qe te hedhesh syte. Pse keni shkuar kaq larg? Pse nuk shkoni ke ish-stacioni i trenave ne Durres. Qendra e qytetit të dytë për nga madhësia. Shkoni e filmoni se si ulen mbi dërrasa të kalbura pasagjerët që presin auzobuzat rangallë nga që s’ka asnjë vend ku të ulen. Rilindje plehrash. Kjo është rilindja urbane e palloshave me jaht.

    Reply
  • demo says:
    August 7, 2026 at 2:03 am

    I bej thirrje shqiptareve te Kosoves dhe Maqedonise,italjaneve ,polakeve,ruseve e te gjithe evropjaneve:Mos vini ne Shqipri per pushime verore.!Plazhet jane tejet te ndotura.Ndertimet pa kriter kane okupuar hapesirat qe kane qene dikur,.Shurra dhe muti lundrojne ne bregdet si pasoje e mungeses totale te WCve publike. Rremuja dhe dendesia e sheslongjeve private kane okupuar reren buze detit.Mjete motorrike,gomone,skafe lundrojne me shpejtesi mes pushuesve dhe femijeve.
    Po shpetuat pa u vrare,Nuk swhpetoni pa marre semundje te rrezikshme infektive te lekures,te pasherueshme,qe do ju nxijne jeten. Mos u genjeni nga panoramat qe poston neper revista dhe portale ZHAGAJUDHURI SHARRLATAN.
    Ky i ka bere naften Ekonomise dhe fton evropianet me pamje fallco te vijne ne HALENE ME TE QELBUR TE BOTES.
    New qe jemi rritur mes pishave te Golemit dijme te bejme diferencen mes parajses se gjelber,detit te kalter,dhe halese me ujra te zeza ku e ka katandisur BETONJERA EDI RAMAQ.

    Reply
  • demo says:
    August 7, 2026 at 3:00 am

    ANTIREKLAME.
    Po kush te le ty Edi Rama te tallesh bythen me kete vend,jo turizmi,jo investitori strrategjik.?Ato qe kam shkruar do ti perkthej me google translate dhe do i shperndaj ne gazetat e botes,ne internet,ne cin ma cin,ta shohe gjithe bota cfare eshte turizmi ne lagjen Kasbah.Te rruacin miljonat qe paguan per Reklamat Turistike.Ashtu si permbysa Berishen me gazeten Kombi te Idajet Beqirit,derisa e detyruam te shpalle zgjedhje te parakohshme ne 97.

    Reply
    • Dashi says:
      August 7, 2026 at 7:25 pm

      Po kush të pjerdh ty o demo psikopati ? Po kush je ti o plak i pjerdhur ? Po ku di ti të shpërndash artikuj e komente në gazetat e botës ? Me ty , as prapanicën nuk e fshin Rama . Ti je thjesht një gramafon i prishur i shek. të kaluar , që nuk pushon së llomotituri . Unë , që të ndjek prej disa vitesh, mund të them me përgjegjësi që të gjitha vër- vëret e tua , të gjitha parashikimet e opinionet e tua , janë të shumëzuar me zero , asnjë nuk të del , madje shumica përfundojnë në të kundërt . Çdo gjë që shkruan ti , përfytyro gjithmonë të kundërtën , aq tru ke në kokë .

      Reply
  • lato says:
    August 7, 2026 at 3:49 pm

    Ketu ta mbash “Retreatin” qen bir qeni.

    Reply
  • Një shqiptar në Francë says:
    August 7, 2026 at 7:27 pm

    Ndotje të tilla gjen edhe në mez të Parisit .

    Reply
  • demo says:
    August 8, 2026 at 10:38 am

    Eeee Dashi!Parashikova te fitoje Norvegjia me Anglinee,,humbi Norvegjia..Norvegjezet jane popull i drejte te thjeshte,te ndershem,,Nuk dijne djallezira.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person
  • SHBA rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët nuk shohin përparim

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?