Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj pret ministren bavareze: Suksesi turistik i Tiranës falë bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ekonomike mes vendeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj pret ministren bavareze: Suksesi turistik i Tiranës falë bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ekonomike mes vendeve
AktualitetLajmi i fundit

Veliaj pret ministren bavareze: Suksesi turistik i Tiranës falë bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ekonomike mes vendeve

Published: July 14, 2023
Shpërndaje

 

 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim Ministren e Shtetit për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml. Veliaj, i cili vetëm pak kohë më parë u takua në Tiranë me Kryeministrin bavarez, Markus Söder, e vlerësoi mbështetjen që Bavaria ka dhënë për Shqipërinë.

- Publicitet -

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që Ministrja e Jashtme e Bavarisë është në Tiranë, vetëm pak kohë pas vizitës së zotit Markus Söder, Kryeministrit të Bavarisë, dhe më vjen mirë që disa nga ato gjërat që diskutuam për të hapur një zyrë të Bavarisë në Tiranë dhe për të filluar një marrëdhënie shumë më serioze mes Shqipërisë dhe Bavarisë, sot janë bërë realitet, qoftë edhe me simbolikën e vendosjes së një tabele të re, që përkujton themelimin e kësaj marrëdhënieje speciale mes Shqipërisë dhe Bavarisë, që nga koha e Franc Josef Shtraus”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se ka ardhur koha e një bashkëpunimi të ri sepse vetëm përmes të tilla bashkëpunimeve qytetet rriten, sikurse Tirana, e cila sot ka njohur një rritje në numrin e turistëve, një pjesë e madhe e të cilëve vijnë pikërisht nga Gjermania.

“Jam vërtet i lumtur që hapet zyra e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bavarisë në Tiranë dhe jam vërtet i kënaqur që ai vizion, ajo ëndërr, ndoshta pak utopike, e Franc Josef Shtraus, e viteve ’80, sot është një realitet në mes të Tiranës, një realitet bashkëpunimi ekonomik dhe politik. Falë atyre shkëmbimeve që kemi, sot Tirana po pëson një ‘boom’ turistik dhe jam shumë i lumtur që një pjesë e madhe e turistëve vijnë nga Gjermania, sepse besoj që është shumë e rëndësishme që politikanët të komunikojnë, por është edhe më e rëndësishme që njerëzit të komunikojnë, sepse janë raporte që zgjasin edhe përtej mandateve tona,” deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Ministrja e Shtetit për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Bavarisë, Melanie Huml, nga ana e saj u shpreh e lumtur që në Tiranë ka tashmë një pikë kontakti të biznesit bavarez.

“Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Gjermanisë datojnë shumë herët, në mes të viteve ’80, kur Franz Joseph Strauss, kryeministri asokohe i Bavarisë, erdhi privatisht në Shqipëri për të bërë një vizitë. Pikërisht për këtë arsye, këtë partneritet ne kërkojmë ta intensifikojmë edhe më tepër. E po për këtë arsye erdhi edhe kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, i cili bisedoi edhe me kryeministrin Rama për projekte konkrete, si hapja e zyrës së biznesit bavarez këtu në Tiranë. Elementi tjetër mjaft i rëndësishëm është ai i krijimit të një komisioni ndërqeveritar për realizimin konkret të këtyre projekteve. Elementi i tretë, mjaft i rëndësishëm, është ai i komunikimit dhe i marrëdhënieve ndërnjerëzore për të cilin ndodhemi edhe këtu, në sheshin ‘Shtraus’,” u shpreh Huml.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë
  • Kurti shoqërohet nga bashkëshortja në Paris, marrin pjesë në Forumin e Paqes
  • Nga lulja te gurët, e më tej: Revolta nuk vritet, vetëm kompresohet

Komentet e Fundit

  1. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  2. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Ateisti2026. on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Nga George Carlin–stand up comedy on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?