Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: Projekti për transport falas i dështuar, pse s’e bën opozita në Shkodër?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: Projekti për transport falas i dështuar, pse s’e bën opozita në Shkodër?
Aktualitet

Veliaj: Projekti për transport falas i dështuar, pse s’e bën opozita në Shkodër?

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije vendimin për miratimin e tërheqjes dhe shpërndarjes së përqendruar të abonesë në Tiranë. Veliaj tha se në fushatë mund të dalë kushdo dhe të flasë për gjëra falas, duke theksuar se opozita me sa duket nuk e di që në kryeqytet ekzistojnë abonetë.

“Kur vjen fushata, del lloj-lloj mitomani dhe deliranti dhe fillon me çudirat: ‘Jo, po transporti falas. Jo, po sa do kursesh. Do kursesh 50 mijë lekë, 52 mijë lekë për person’. Kurse aboneja është 16 mijë lekë të vjetra.

Si mund të kursesh më shumë sesa shpenzon? Se kjo s’ka logjikë. Sot aboneja, ti mund të udhëtosh në të gjitha linjat për 1.600 lekë të reja. Flasin për historinë e mbledhjes së 40-lekëshave, ndërkohë që nuk e dinë se në Tiranë ekziston një abone për ata që janë realisht përdoruesit e shpeshtë të transportit, që është shume shumë herë më e lirë”, sqaroi Veliaj.

- Publicitet -

Për sa i përket transportit falas kryebashkiaku tha se ai ka dështuar kudo ku është zbatuar si projekt.

“Në Talin kryetarit të bashkisë nuk i eci puna mirë, sepse ngaqë zhvendosi buxhetin bashkisë për të bërë transportin falas – sepse atje njerëzit e hëngrën rrenën, siç e hëngrën edhe këtu tramin – dhe zbuluan se zhvendosja e financave të bashkisë vetëm në një premtim, bëri që bashkia të mos bënte as shkolla, as kopshte, as çerdhe dhe sigurisht mbaroi edhe karriera e tij në Talin, edhe sot konsiderohet si një nga gafat më të mëdha, sepse as nuk e rriti përdorimin e transportit publik.

Ju si mendoni, që një njeri që në kohën e krizës e ka naftën 2 mijë e ca lekë, do joshet nga 40-lekëshi i autobusit? Pra, për 40 lekëshin nuk po lë makinën me 2 mijë lekë? Se po të ishte kështu, që tani është më atraktiv.

Por ai që ka makinë thotë se do të shpenzoj më shume sepse i intereson komforti i vajtjes nga pika A në B, ose për distanca të largëta, jam gati ta paguaj. Në Talin nuk lëvizi as 1% e transportit, bashkia bllokoi gjithë fondet e veta dhe ndërkohë e la rrugës”, tha Veliaj.

Ai theksoi se koalicioni Berisha-Meta vetëm gënjen, duke risjellë në vëmendje faktin se ata e kanë bashkinë e Shkodrës dhe nuk kanë bërë asgjë atje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Situata nga zjarret, 12 vatra aktive në disa zona të vendit
  • Atentati ndaj gazetarit, biznesmeni italian e pranon: Unë e urdhërova sulmin, e bëra për të mirën e tij
  • Ngërçi politik në Kosovë, PDK dorëzon kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit
  • FOTO / VIDEO: Eklipsi diellor dhuron pamje spektakolare tek “Rana e Hedhun” dhe Kepi i Rodonit
  • Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë në Apel vendimin e Administratives për emërimin e prokurorit Ols Dado

Komentet e Fundit

  1. demo on Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë në Apel vendimin e Administratives për emërimin e prokurorit Ols Dado
  2. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  4. Detari on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80
  5. Tellalli on Jahti 8 milionë euro mbytet vetëm 4 ditë pasi kishte dalë nga fabrika

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?