Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj shërben drekën e Bajramit në qendrën sociale të Kombinatit: Familja e madhe e Tiranes ka mundësi e shanse për te gjithë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj shërben drekën e Bajramit në qendrën sociale të Kombinatit: Familja e madhe e Tiranes ka mundësi e shanse për te gjithë
AktualitetPolitike

Veliaj shërben drekën e Bajramit në qendrën sociale të Kombinatit: Familja e madhe e Tiranes ka mundësi e shanse për te gjithë

Published: June 28, 2023
Shpërndaje

Kurban Bajrami është festuar ditën e sotme në të gjitha qendrat sociale të Tiranës. Në Qendrën “Të Qëndrojmë së Bashku në Kombinat”, dreka e Bajramit ka mbledhur besimtarë të shumtë, me të cilët ka festuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Ne duam që, ashtu si për Vit të Ri, si për Pashkë, edhe për Bajram të mos lëmë asnjë njeri pas. Ne sigurohemi që në çdo cep të Tiranës të ketë festë. Edhe ata që nuk i kanë mundësitë te familja e tyre e ngushtë, të paktën këtu te familja e madhe do ketë gjithmonë një vakt për të gjitha ditët e shënuara,” u shpreh Veliaj.

Ai u shpreh se i njëjti përkujdes dhe vëmendje ndaj shtresave në nevojë është treguar kudo në qendrat sociale që ka hapur Bashkia e Tiranës. “Më vjen mirë që, një nga gjërat që rikuperuam shumë shpejt pas tërmetit, ishin jo vetëm disa nga banesat, e disa nga infrastrukturat shkollore e arsimore, por edhe qendrat sociale. Me atë fatkeqësi na u krijua edhe një mundësi që të kishim mjedise nga më të mirat që ka sot në Ballkan, sepse unë besoj që, pavarësisht vështirësive, njerëzit duhet të trajtohen me dinjitet. Ne ndoshta nuk i zgjidhim dot të gjitha hallet që mund të ketë një njeri, por sikur të kemi zgjidhur një hall, kemi një vështirësi më pak. Unë besoj se një qytet i mirë, një qytet i madh ka vend për të gjithë dhe ka një mundësi dhe një shans për të gjithë”, vijoi më tej ai.

- Publicitet -

Veliaj falenderoi edhe punonjësit e përkushtuar që iu shërbejnë përditë personave në nevojë. “Mirënjohje të veçantë për të gjithë skuadrën e mrekullueshme që kemi këtu. Janë të gjithë profesionistë, të gjithë me buzëqeshje, pavarësisht vështirësive. Bëjnë punën e kujdestarëve më të rëndësishëm për gjënë më të çmuar që ka qyteti ynë që janë njerëzit. Ndaj dhe vërtet e vlerësoj shumë,” tha ai.

Kryebashkiaku nënvizoi edhe faktin që me stinën e verës në Tiranë ofrohen edhe mundësi të tjera, sidomos për fëmijët në nevojë që nuk mund të shkojnë me pushime. “Jo të gjithë i kanë mundësitë për të shkuar në plazh. Ne kemi hapur për të gjithë fëmijët, edhe për ata të Shkozës, edhe për të gjitha qendrat sociale, pishinat publike të nashkisë. Të çojmë atje fëmijët e vegjël që të sigurohemi që asnjë nuk rritet me një fëmijëri ndryshe nga të tjerët. Mund të mos t’i ketë familja mundësitë, por i ka Bashkia. Ndaj, do të vazhdojmë të gjithë verën me kampe për fëmijët, me pishina dhe me ekskursione të tjera, sepse duam që një qytet si Tirana, që është i madh, po ecën shpejt, po ngre kulla të larta, është mbushur me turistë, por nuk lë mbrapa asnjë nga njerëzit e vet,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama pritet me protesta në Dublin: O hajdut! Shqipëria nuk është në shitje
  • VIDEO: Sot protestë kombëtare, nis marshimi i studentëve
  • Apeli i GJKKO rikthen në burg ish-shefin e Operacionales, çfarë iu konfiskua dhe me sa vite dënohet
  • “Ndihmë ekonomike në këmbim të votave për Sarën”, deputetja e Elbasanit merret e pandehur nga SPAK, por e mohon
  • Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  2. https://new.lululu.win/ on Kryebashkiaku i Prishtinës dyshohet për shpërdorim detyre me kontratën 12 milionë euro
  3. Ramazoni pri Tirone on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Mia on UFO edhe në ditarin e Mihal Gramenos? Dëshmi të çuditshme, por ata që i tregojnë, i besojnë. Dhe nuk janë të vetmit
  5. fery on Brukseli përgatit kufizimet, traktati me sanksione për 15 vite për vendet që anëtarësohen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?