Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj: “Sot Tirana një qytet kozmopolitan, po jeton ditët më të mira; Investimet kanë rritur vlerën e pronës së qytetarëve”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj: “Sot Tirana një qytet kozmopolitan, po jeton ditët më të mira; Investimet kanë rritur vlerën e pronës së qytetarëve”
Aktualitet

Veliaj: “Sot Tirana një qytet kozmopolitan, po jeton ditët më të mira; Investimet kanë rritur vlerën e pronës së qytetarëve”

Published: January 25, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se sot Tirana është një qytet kozmopolitan, që po jeton ditët e saj më të mira. Gjatë inspektimit të punimeve për godinën e re të shërbimeve për qytetarët në Bulevardin “Zogu I”, Veliaj shtoi se me kantieret e punës të hapura, bashkia është një nga kontribuuesit kryesorë të zhvillimit. “Sot jemi në një Tiranë kozmopolitane. Bashkia e Tiranës është kontribuesi kryesor, duke qenë se ka zona të mëdha në rindërtim, siç është zona e Kombinatit dhe e 5 Majit. Shumë shpejt do të kemi edhe shortet e reja për ndarjen e shtëpive për banorët e fundit. Unë besoj se Tirana sot po jeton ditët e saj më të mira. Industria e ndërtimit është një nga punëdhënësit më të mëdhenj. Ka debate të ndryshme, sepse këtu çdo gjë ha debat, edhe një teatër, edhe një shesh, edhe një pazar, edhe një kala, edhe te liqeni, edhe te Bulevardi i Ri, edhe te Kombinati, edhe te 5 Maji e te Bregu i Lumit. Mesa duket jemi destinuar të punojmë me debat. Ajo që thonë statistikat është se, ndërtimi, bashkë me turizmin dhe teknologjinë e informacionit, është një nga industritë që kanë sjellë këtë bum në Tiranë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë komentoi edhe rritjen e vlerës së pronës së qytetarëve në kryeqytet. “Sa më shumë punojmë, sa më me cilësi e me estetikë i bëjmë gjërat, aq më lart shkon niveli i punës. Për të gjithë ata që kanë vërejtje për çmimin e pronës në Tiranë, pyes: ‘Po sikur çmimi i pronës të binte e sikur të përgjysmohej, a do ishte më mirë për atë që është pronar apo më keq? Rritja e vlerës së pronës në një qytet ku 93% e qytetarëve janë pronarë e jo qiraxhinj, është lajm i mirë për këta 93%. Për 7% të tjeret, që janë qiraxhinj, ka banesa sociale, bonus qiraje, ka kredi të buta nga Bashkia e Tiranës. Kush thotë duhen qindra vite për të blerë një shtëpi në Tiranë, duhet të shohë që në Tiranë ka shumë pak, në mos aspak, të pastrehë, e nëse ka, vijnë nga rrethet. Nëse do ishte keshtu, atëherë do ishim të gjithë duke fjetur rrugëve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku apeloi për më shumë bashkëpunim, teksa nënvizoi se fushata ka mbaruar e të gjithë tani duhet të japim një dorë që Tirana të vazhdojë të ngjitet sa më lart. “Le të mos e mallkojmë Tiranën, le të mos e shajmë progresin e qytetit, le të mos i vëmë stërkëmbësha qytetit. Qyteti ecën përpara kur bekohet dhe merr uratën nga të gjithë, sesa kur gjejmë arsye për t’i vënë stërkëmbësha qytetit tonë. Ky është qyteti ynë, është shtëpia jonë, është familja jonë. Fushata ka mbaruar e të gjithë tani duhet të japim një dorë që Tirana të vazhdojë të ngjitet sa më lart”, theksoi Veliaj.

- Publicitet -

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?