Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj sqaron sulmet ndaj Olsi Dados: Nuk e kam me SPAK, por vetëm me këtë prokuror që më futi në burg pa gjyq
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Veliaj sqaron sulmet ndaj Olsi Dados: Nuk e kam me SPAK, por vetëm me këtë prokuror që më futi në burg pa gjyq
KronikeLajmi i fundit

Veliaj sqaron sulmet ndaj Olsi Dados: Nuk e kam me SPAK, por vetëm me këtë prokuror që më futi në burg pa gjyq

Published: February 23, 2025
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vijuar akuzat dhe sulmet ndaj Prokurorit të SPAK, Olsi Dado. Në një reagim të dytë brenda ditës, nga qelia e burgut të Durrësit, Veliaj ngre akuza sërish se Dado ka firmosur arrestimin e tij për llogari të kreut të PD-së, Sali Berisha.

Veliaj shkruan se sulmet e tij nuk janë për SPAK-un si institucion, por specifikisht për prokurorin Olsi Dado që sipas Veliajt ka abuzuar me dosjen e tij.

Veliaj ka sjellë në vëmendje deklaratat e Berishës i cili tha se “SPAK duhet të shkrihet me çdo kusht”,teksa thotë se Dado e ka dërguar në burg pa gjyq para zgjedhjeve, ndërkohë që Berisha është i lirë dhe kërkon të shkrijë SPAK-un.

- Publicitet -

Veliaj shkruan se nëse e keqja e Berishës quhet SPAK, e keqja e SPAK-ut vetë quhet Olsi Dado, të cilin kryebashkiaku e ka etiketuar si një “vrasës me pagesë”. Veliaj shton se sulmet e tij të publikuara nga qelia kanë për qëllim të demaskojnë prokurorin Dado, që sipas tij godet për llogari të kryedemokratit Berisha.

Postimi i Veliajt:

Dëgjova për komentin e një dashamirësi, që më inkurajonte të çmontoja akuzën perverse të Ols Dados, por më kritikonte pse merresha me të personalisht!

E mirëkuptoj, dhe madje mendoj se me siguri ka të drejtë kur thotë kapu tek e vërteta jote, e mos u bëj si Saliu që sulmon Dumanin dhe prokurorët e SPAK-ut! Por, më duhet ta pranoj se, megjithëse s’do doja kurrë të arrinin punët deri këtu dhe të më duhej të demaskoja një pis që godet për llogari të Sali fundërrinës, e kam të pamundur ta pranoj se SPAK-u mund të ketë surratin e Ols Angonit!

Prandaj, të ma falin ata që e konsiderojnë gabim reagimin tim ndaj këtij dështaku të rrezikshëm.
Por, ndërkohë i siguroj se ndryshe nga Saliu i Nesti Dados, unë nuk e kam me SPAK-un, po me abuzimin e një kllouni me të gjithë përpjekjen popullore për drejtësi.

Ndryshe nga Saliu, unë nuk dua dhe as luftoj për të shkrirë SPAK-un, por dua dhe do të luftoj deri në fund me një pervers që, për llogari të Saliut, më mbyll mua në burg pa gjyq m’u para zgjedhjeve, ndërkohë që Saliu livadhis e kërkon vota për të shkrirë SPAK-un.

Ndryshe nga Saliu, të cilit as i është kontrolluar banesa, as i janë marrë telefonat familjarisht, as i janë vënë në kurriz “prona të fshehura” në emër të vajzës a djalit, mua më kanë ndodhur të tëra këto e më keq se kaq, por unë nuk e kam asgjëkundi me reformen në drejtësi, me SPAK-un apo me kolegë të Ols Angonit, që meritojnë mbështetje dhe respekt.
Tani ç’të them, e keqja ka emër dhe nëse për Saliun mbretin e kënetës, e keqja quhet SPAK, për mua e keqja e ime dhe e SPAK-ut vetë quhet Ols Dado, një “vrasës me pagesë”, që aspak çuditërisht këmbët prej gjarpëri i ka në kënetën e Saliut.
Për të mos e harruar fare, pjesë e së keqes është edhe Erion Bani, një tjetër produkt i mirënjohur i kënetës, që gjendet gjithnjë gati kur duhet të goditet një armik socialist.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi “detyrim paraqitje”.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Na myten says:
    February 23, 2025 at 1:29 pm

    Krruje krruje me Dumanin!
    Je shume vone me e dredh.
    Ke nje mundesi. Behu bashkepunetor drejtesie.

    Reply
  • Shqiptar says:
    February 23, 2025 at 2:25 pm

    Asnjanes,,,, ky personi i arrestuar, qe eshte figure ne jeten e popullit shqipetar, mbetur ne burg, hapte probleme po te ishte me arrest shtepie? Sic edhe i nderuari shpellar mund ti hiqnin pasaporten, ti sekuestronin telefon e kompjuter, ti kontrollinin gjate e gjere shtepine dhe ta linin aty ne arrest.
    Edhe nje here duket niveli skandaloz dhe hakmarres i organeve me te larta kompetente, ne vend te jene asnjanes, pra ligji njesoj per te gjithe.
    Cfare percillni ne popull,,,, o popull rri mire se te bejme ate qe sta pret mendja!!!?
    O bajraktar e bazhibozhuk, o perfaqsues te kanunit e kuptoni pse ikin njerezit nga Shqiperia??!!
    Z. Erion te pergjigjet nese ka probleme me drejtesine, por lereni prane familjes o armiq te familjes o ligesia mbi toke.

    Reply
  • Xha jaho says:
    February 23, 2025 at 2:28 pm

    Turp e faqja zeze me keto burgime pa gjyq, duken te gjithe vrases ata qe mbeten ne burg.

    Reply
  • intelektuali says:
    February 23, 2025 at 2:29 pm

    O-BO-BO! CFARE INJORANTI HALABAK KA DREJTUAR PER VITE ME RADHE BASHKINE E TIRANES!

    Dhe besoji pastaj injorantit tjeter Edi Rama kur deklaron qe rrugaci ordiner pa shkolle dhe pa dipllome Erion Veliaj e ka bere Tiranen te vrapoje me Kulcedrat prej betoni qe krimi dhe droga kane mbushur kryeqytetin tone te masakruar nga banda e injoranteve enveriste me pushtet.

    Reply
  • soza says:
    February 23, 2025 at 2:33 pm

    Zgjidhi koleget me me te mire se veten.

    Reply
  • lazar says:
    February 23, 2025 at 3:42 pm

    KY zotrija i burgosur duket sikur eshte pajtuar gazetar tek gazeta dita Per Mua kY eshte vetem nje reagim deshperues.Ajo qe me ka trishtuar eshte solidariteti i njerezeve me formim kulturor dhe arsimor

    Ne mjedisin e pergjitheshem eshte krijuar mendimi se mbeshtetja per Erionin eshte thjesht pagese “per perfitimet nga “miqesia” me te..Ky ishete nje borxh qe duhet te paguar

    Reply
  • Ligjerisht says:
    February 23, 2025 at 4:23 pm

    Pafytyresia e ketij hipokriti eshte e pa shoqe! Arrestimet SPAK i ben pa perjashtim me firme nga Kreu Altin Dumani.
    .Edhe arrestimi i ketij hajduti me kope drejtoresh hajdute te Bashkise atje ne burg mba firmen e Altin Dumanit.
    Ky vazhdon e reciton vjersha me Prokurorin Dado si ai qe nuk i bie dot Gomarit e i bie Samarit.

    Reply
  • Jugu says:
    February 23, 2025 at 5:01 pm

    Avash, avash se me vone do fillosh dhe me koleg Dumanin, sa te bejne dosjen gati. Iku, mbaroj filmi, u bere i pangopur me gjithe gruan, dhe mendonit se me gogolin Berisha do it trembnit njerezit per tere jeten dhe do qendronit ne pushtet. Po ja nje dite te bukur arrestohesh, humbet famen, emrin, firmen per leje ndertimi, po fale zotit po gjykohesh per gjera te vogla krahasuar me cfare ke hajdutosur.

    Reply
  • Gerti says:
    February 23, 2025 at 6:36 pm

    Skorja e Tiranës akuzohet për një të mijëtën e vjedhjeve dhe grabitjeve që ka kryer. (Megjithatë nuk shfajësohet për akuzën, por gjykon gjykimin ose shan personin që përfaqëson institucionin e akuzës në rastin e tij. Përse nuk rihapet çështja e djegësve kësaj here jo me Krajën por me prokurorë të papërlyer?

    Reply
  • Aldrinp says:
    February 23, 2025 at 6:44 pm

    Kopjojne Edi Ramutin, prandaj jane copa kellirash injorante. E kam thene me mijera here, Ramuti ka instaluar sistemin e kellirave qe e mbajne veten me etike te larte. Copat e idioteve qe vjedhin miliona si lope, dhe thone pa pike frike qe kane bere “Evente” dhe art…
    Vjedhja si lopet eshte “event me art”

    Reply
  • Aldrinp says:
    February 23, 2025 at 6:45 pm

    Ate diplomen e Nikolles o Dita.
    Mos na i mbyll komentet, he te keqen, se jua dime sa vlere keni dhe ju, kellirat dhiare te Ramutit

    Reply
  • capi says:
    February 23, 2025 at 7:03 pm

    Mos u merzit Aldrinp, dhe komentin tim e hoqi. Pastaj cfare diplome, gjithe shqiptaret jane me master dhe PHD, dhe nuk kane mbaruar shkollen e mesme. Shkon te tregu i gabit dhe porosit si te duash, per fizike berthamore po e deshe.

    Reply
  • € > says:
    February 23, 2025 at 9:42 pm

    Velija do ta humbi humbi gjyqin kurse Berishajt do ta fitojnë shkaku dihet Velia nuk ka mbështetje klanet e mafias shqipëtare dhe çarçeve mafioze politikes ndërkombëtare paraja rrotullon botën Berishajt janë financierisht ma të fortë se SPAK

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?