Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj u dërgon letër urimi mësuesve për 7 Mars dhe citon Pjetër Arbnorin: Padyshim që do të vij i ndershëm…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Veliaj u dërgon letër urimi mësuesve për 7 Mars dhe citon Pjetër Arbnorin: Padyshim që do të vij i ndershëm…
KronikeLajmi i fundit

Veliaj u dërgon letër urimi mësuesve për 7 Mars dhe citon Pjetër Arbnorin: Padyshim që do të vij i ndershëm…

Published: March 7, 2025
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 50?

Pavarësisht situatës së tij të pazakontë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka munguar as këtë vit në traditën e tij të urimit për Ditën e Mësuesit. Ai u ka dërguar një letër të gjithë mësuesve, duke i falënderuar për kontributin e tyre dhe duke u shprehur mirënjohje për punën e palodhur në edukimin e brezave.

“Të dashur mësues,

Ja ku erdhi 7 Marsi dhe pavarësisht vendit ku ndodhem, s’mund të rrija pa ju uruar Gëzuar Ditën e Mësuesit, ndonëse do të kisha dashur që, këto fjalë zemre, t’ua shkruaja, si çdo vit, nga zyra ime, në krye të punëve të qytetit.

- Publicitet -

Vite më parë, Pjetër Arbnori, me një shkrim imcak mbi fletë cigaresh, që i nxori fshehurazi nga burgu, i shkroi nënës: “Ti mos u mërzit se unë do të vij e ti do të më pritësh shëndosh e mirë. E randësishme asht se unë do të vij i ndershëm në shtëpi…”

Me të njëjtat fjalë dua t’ju drejtohem edhe unë, Ju “nënave” të dyta, siç ju kemi konsideruar gjithnjë. Padyshim që do të vij i ndershëm, se kemi ende shumë punë për të bërë. Se janë të mira punët që kemi nisur, kemi bërë e do të bëjmë akoma, ndaj s’ka pengesë të na ndalojë për t’i çuar deri në fund”, thekson ai.

Në letrën e tij, Veliaj siguron se do të rikthehet për të vijuar punën e nisur. Ai përmend 45 shkollat e reja të ndërtuara në Tiranë, duke shprehur angazhimin e tij se transformimi i sistemit arsimor do të vazhdojë edhe më tej. 

“Mësuesit e mi, mësuesit tanë, mësuesit e brezave, duke u përulur si gjithnjë para Jush, duke nderuar përpjekjet, mundin, punën tuaj të paçmuar, nga këtu ku jam padrejtësisht, ju shoh nëpër korridoret, klasat, laboratorët, bibliotekat, palestrat plot dritë dielli të shkollave që së bashku i bëmë për Ju dhe nxënësit që udhëhiqni drejt jetës. Përfytyroj ndjesinë pozitive që krijojnë 45 shkollat e reja e të shumta, si dita me natën, me ato brenda të cilave ju është dashur të jepni mësim më parë. Njëherësh ju premtoj se do të vijojmë me më shumë shkolla të reja. Se planet i kemi bërë për t’i përmbushur.

Ka hyrë sakaq një vit i rëndësishëm për kryeqytetin”, deklaron ai.

Pavarësisht sfidave, kryebashkiaku shprehet krenar për mbështetjen që u ka dhënë mësuesve ndër vite dhe garanton se angazhimi për arsim cilësor do të vijojë.

Veliaj kujton me krenari përzgjedhjen e Tiranës për të mbajtur kurorëm e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025.

“Me votë unanime, na është vënë kurora e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025. Na është vënë pas kurorave të tjera, që i kemi mbajtur me dinjitet; pas provave që kemi dhënë, pas sukseseve që kemi dëshmuar, pas punëve të mira që i kemi bërë bashkë.

Pengesat janë bërë për t’u kapërcyer! Ju vetë i edukoni fëmijët me besime të tilla. Ju, krijuesit e qytetarëve të denjë të së nesërmes, gjë për të cilën meritoni veç mirënjohje. Krenar që ju kam qëndruar në krah, duke ju ofruar mbështetjen për përmbushjen e misionit tuaj. Krenar, teksa ju uroj festën, dëshiroj t’ju dëshmoj mbështetjen e përhershme edhe në vazhdim.

Gëzuar 7 marsin”, thekson Veliaj.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Epopeja e Rilindjoteve says:
    March 7, 2025 at 10:25 am

    Te ndershem nga burgu te tere lirohen,
    sepse atje nga trute fort mire ftillohen,

    por ca hajdute si ti or Eri Lali Velia,
    nuk i ndreq dot kurre as edhe qelia,

    se ti nene Vjedhjen dhe per babe Rrenen ke,
    me ato do vdesesh se i ke gen qysh se ke le,

    nga Rrenat e Vjedhjet nuk heq dore ky Lali Hajdut,
    ato i ka ne gjak, si pula qe s’rri dot pa ngrene Mut.

    Reply
  • Djali mesuesva says:
    March 7, 2025 at 11:14 am

    Edhe Velija nga burgu,edhe mananastizeza, duhej te i shte me kohe ne burg, ,tallin bythen me mesuesit

    Reply
  • Asnjëansi says:
    March 7, 2025 at 12:32 pm

    O epopea, ha mut , ha .

    Reply
  • ¿? says:
    March 7, 2025 at 1:07 pm

    Urimet e hajduteve bastarde jane shume te rendesishme per mesuesit.

    Reply
  • Mesuesi says:
    March 7, 2025 at 2:14 pm

    Urim i mrekullueshem per mesuesit i nje te burgosuri pagjyq.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 7, 2025 at 3:21 pm

    Lali Eri mashtruesi i Griseldes se Kavajes eshte perfaqesuesi tipik i Partise Socialiste alias Partia e Punes qe tallet dhe gajaset me fatin e keq te perndjekurve politike. Mire e cilesoi Altin Dumani si “GENJESHTAR PATOLOGJIK”

    SA CINIKE ESHTE TE PERDORESH EMERIN E PJETER ARBNORIT PER DIVIDENTA POLITIKE NGA QELIA E BURGUT KUR PARTIA E LALI ERIT, ALIAS PARTIA E PUNES E ENVERIT ISHTE AY XHELAT QE E RASI ARBNORIN NE BURG DHE ME PAS E MASAKROI SI SPIUN TE SIGURIMIT DHE ASKUSH NGA KJO PARTI ENVERISTE DERI ME SOT NUK I KA KERKUAR FALJE FAMILJES SE TIJ DHE AS PER KRIMET E KOMUNIZMIT NE SHQYPNI.

    Kete medote te sprovuar intimidimi cinik e perdorin te gjitha BAJGAT e Enverit ne kete forum kur perdorin dhe ndyejne emerin e At Zef Pllumit per te hedhur jashteqitjet e tyre enveriste me kake dhe mut kunder Armikut te Kllases sepse ky cinizem imoral u jep kenaqesi te vecante dhe u duket vetja si gariba Partie qe kane kryer detyren me saktesi.

    Reply
  • intelektuali says:
    March 7, 2025 at 3:27 pm

    @Mesuesi i Enverit:

    Urimi i Lali Erit nga qelia e burgut eshte nje urim i mrekullueshem eshte per mesueset e hajnise 5D qe i ka lene pa BREKE ne bythe, nderkohe qe po keto mesuese ziliqare shikojne Ajola Xoxen e Jakovit te Stalinit qe psonis BREKE per vete per afro 1 meleon euro ne internet.

    Reply
  • Feçorr Angoni says:
    March 7, 2025 at 4:52 pm

    Asnjëansi, si e do, me qep apo pa qep sëfllaqen zdromso?
    Tu preken emocjonet ty nga ky mi gjirizesh qe na bo ene si i ndershem nga qelia. Se mos vesh iher, ky o n’burg apo ne noi shpi me wifi?!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?