Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veliaj vizitë në Kanada, pritet nga komuniteti shqiptar atje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Veliaj vizitë në Kanada, pritet nga komuniteti shqiptar atje
Aktualitet

Veliaj vizitë në Kanada, pritet nga komuniteti shqiptar atje

Published: October 10, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka nisur një vizitë zyrtare dy ditore në Otava të Kanadasë, përpara se të niset për në Toronto, ku do të mbajë një fjalë si i ftuar në Forumin Urban Botëror. Ai u prit dje nga komuniteti shqiptar në Otava dhe mori pjesë në çeljen e ekspozitës “Diplomart”, e realizuar nga artistët shqiptaro-kanadezë, Entela Konomi, Kastriot Dervishi dhe Altin Muciqi.

Në takimin me komunitetin shqiptar, kryebashkiaku Veliaj i falenderoi ata për mikpritjen dhe shprehu vlerësimin e tij për punën e artistëve, duke i konsideruar një vlerë të shtuar për komunitetin shqipfolës në Kanada. “E falenderoj shumë ambasadorin sepse sot ambasada është kthyer në një shtëpi të të gjithë shqiptarëve. Fakti që këtu kemi një vatër, një strehë, një derë të hapur është një arritje shumë e madhe. Kjo ekspozitë është si një gur i hedhur që bën rrathë dhe jep shpresë, lëviz pak komunitetet, ndaj sot kam vetëm mirënjohje për të gjithë artistët tanë. Jam shumë i impresionuar për faktin se sot bashkohemi nëpërmjet artit. Ka disa njerëz që sportin e cinizmit e kanë shumë pasion dhe në fakt është një pak sport ballkanik, por unë besoj fort se një nga pasaportat tona më të mëdha e më të vyera është pasaporta e artit dhe kulturës”, tha Veliaj.

Ai shtoi se marrëdhëniet mes Kanadasë dhe Shqipërisë sot janë në ditët më të mira. “Unë nuk besoj se kemi pasur ditë më të mira të marrëdhënieve shqiptaro-kanadeze dhe pavarësisht sportit kombëtar për t’u ankuar, duhet gjithashtu të jemi pak reflektues për të kuptuar se ne shqiptarët sot jetojmë ditët tona më të mira. Tirana vjet ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, këtë vit është Qyteti Europian i Sportit, dhe me shpresë vitin tjetër kemi aplikuar për të qenë Kryeqyteti i Kulturës, dhe nëse nuk e kuptojmë nga kemi ardhur dhe ku po shkojmë, atëherë sigurisht që të jesh cinik është gjëja më e thjeshtë. Por, unë besoj se gjërat ndryshojnë nga njerëzit që e hedhin atë gurin, që e përzien pak ujin, ndaj për të gjithë ata shqiptarë që e kanë nisur nga zero, që kanë përveshur mëngët dhe në vend që të bëjnë teori, thjesht i janë shtruar punës duke dhënë maksimumin e tyre, keni gjithë respektin, gjithë mirënjohjen edhe gjithë falenderimet e mia”, u shpreh kryebashkiaku.

- Publicitet -

Mandej, ai theksoi faktin se mes shqiptarëve duhet të ketë vetëm bashkim, sepse kemi një rrënjë. “Kam frikë se, në disa rrethe në internet, është normalizuar disi me qenë kundër Tiranës, apo kundër Amerikës dhe Europës; me demek kundër ‘kolonizatorëve’, që mund të jenë Tirana, Brukseli, ose Uashingtoni. Por, kjo është një modë shumë e rrezikshme. Unë mundohem të flas me kryetarët e bashkive në Maqedoninë e Veriut, me kryetarët e bashkive në Kosovë, por kjo modë duhet dekurajuar. Shikoni pak se çfarë ndodhi në Izrael. Mund të jesh fuqia më e madhe teknologjike në Mesdhe, por kërkon gjithmonë aleancë. Kurse ne aleatët i kemi natyralë. Ne në çdo anë të kufirit kemi shqiptarë të tjerë. Të kthehet në modë mes shqiptarëve me shajt njëri-tjetrin, me i gjet cene njëri-tjetrit, është një sport shumë i rrezikshëm. Shpresoj shumë që ky bashkim dhe kjo vëllazëri që kemi këtu, të jetë frymëzim për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ne mund të jemi me parti të ndryshme, mund të jemi me politika të ndryshme, mund të jemi me lokacione të ndryshme, sepse jemi në zona të ndryshme gjeografike, por nuk mund të harrojmë që sistemi ynë i vlerave është i njëjtë, emëruesi ynë i përbashkët, kemi një rrënjë shqiptare”, tha Veliaj.

Pas vizitës në Otava, ku pritet të takohet edhe me kryebashkiakun e qytetit, Veliaj do të marrë pjesë në Forumin Urban Botëror në Toronto.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?