Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i Strasburgut për 21 janarin/ Rama: Koha që drejtësia e re të reagojë! Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Vendimi i Strasburgut për 21 janarin/ Rama: Koha që drejtësia e re të reagojë! Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje
Lajmi i funditPolitike

Vendimi i Strasburgut për 21 janarin/ Rama: Koha që drejtësia e re të reagojë! Prokuroria e Tiranës është tallur me përbuzje

Published: November 24, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama shprehet se drejtësia e re duhet të reagojë për vrasjet e 21 Janarit, pas vendimit nga Gjykata e Strasburgut lidhur me këtë çështje. Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë theksoi se Prokuroria e Tiranës është tallur më përbuzje me Kushtetutën dhe ligjin për këtë çështje.

“Është për të ardhur keq që ndërkohë që gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg ka nxjerrë një vendim shumë domethënës, shumë kuptimplotë, të qartë lidhur me një krim shtetëror që prej më shumë se një dekade, është mbuluar nga pluhuri i jo vetëm harresës, por edhe i pabesisë së institucioneve të drejtësisë, reagimi i përgjithshëm i debatit publik dhe mbi të gjitha i zëdhënësve të opinionit publik, pra i mediave, ka qenë fare i zbehtë.

Por unë nuk jam këtu për të kritikuar, por risjellë në vëmendje peshën e jashtëzakonshme të këtij vendimi të gjykatës evropiane mbi jetën shoqërore të vendit tonë.  E kam thënë në krye të herës që për krime shtetërore si i 21 Janarit, historia mëson se vonojnë shumë për t’u zbardhur por nuk mbeten kurrë pa u zbardhur. Dhe ne ndërkohë që prokuroria e Tiranës është tallur në përbuzje me kushtetutën, me ligjin dhe natyrisht edhe me dhimbjen dhe të drejtën e familjarëve të viktimave në radhë të parë por edhe të gjithë shoqërisë për të njohur të vërtetën.

- Publicitet -

E ka trajtuar si një leckë një provë të re të dalë para disa muajsh, është koha që drejtësia e re të reagojë pasi ndërkohë qysh se ky krim ka marrë rrugët e prokurorive dhe gjykatave të vendit, ka ndryshuar strukturat e sistemit të drejtësisë dhe personalitetet apo profilet e zyrtarëve të lartë hetohen nga një tjetër strukturë”, theksoi Rama.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?