Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VENDIMI: Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e makinave nën standartin “Euro 5”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VENDIMI: Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e makinave nën standartin “Euro 5”
KronikeLajmi i fundit

VENDIMI: Shqipëria nuk do të lejojë regjistrimin e makinave nën standartin “Euro 5”

Published: January 13, 2025
Shpërndaje

Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011 duhet të nxitoni! Së shpejti në vend nuk do të lejohet më regjistrimi i automjeteve që nuk përmbushin standardin “Euro 5” të Bashkimit Evropian nga “Euro 4 që aktualisht është në fuqi“.

“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur gjatë vitit 2024 diskutime në lidhje me përmirësime të mundshme niveleve të bazës ligjore dhe ka organizuar edhe takime me përfaqësues të palëve të interesit dhe institucioneve. Pas 5 viteve vlerësojmë se është koha për të kaluar në standardin ‘Euro 5’”, tha për A2 CNN, Arben Progni nga Drejtoria e Regjistrimit të Mjeteve.


Zhvlerësimi i euros nga njëra anë dhe orientimi i tregut të importeve drejt Koresë së Jugut veçanërisht gjatë vitit të shkuar pritet ta bëjnë lehtësisht të zbatueshëm vendosjen e standardit “Euro 5” në importin e automjeteve.

- Publicitet -

Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në 12 muajt e lënë pas, 44.2 për qind e automjeteve të regjistruara për herë të parë ishin prodhuar pas vitit 2011, ndërsa gati 19 për qind përmbushin standardin “Euro 6”, raporton A2.

“Ne si DPSHTRR do të vijojmë me diskutimet dhe shpresojmë që vendosja e këtij standardi të hyjë në fuqi nga ky vit për të ndikuar kështu në përmirësimin e  flotës së automjeteve dhe uljen e nivelit të ndotjes në ajër.”


Gjatë vitit të shkuar në vend u regjistruan për herë të parë 99 mijë e 441 automjete. Periudha e pranverës dhe verës, veçanërisht muajt maj e korrik shënuan nivelin më të lartë të automjeteve të regjistruara për herë të parë.

Me shtimin e importeve si pasojë edhe e turizmit, numri i automjeteve aktive në vend ka arritur në 925 mijë.

“Në vitin 2018, raporti i motorizimit ishte 220 mjete për 1 mijë banorë e sot jemi në kushtet e 400 mjeteve për 1 mijë banorë. Ka një rritje të konsiderueshme veçanërisht vitin e fundit.”


Gati 9 mijë kilometër distancë gjeografike, një treg aspak tradicional referuar historisë… Koreja e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina.

Shteti në Azinë Lindore vitin e shkuar u rendit i pari në drejtim të importeve të automjeteve, me 18 mijë e 827 të tilla duke lënë pas Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • labi says:
    January 13, 2025 at 6:10 pm

    Masa qe i merr nje shtet i dobet,30 centimetra bore dhe u bllokuan ne rruge halabaket me makina te mire dhe euro 5 si i do qeveria.Kur u bllokuam atje ne qafe thane shikoja Shqiptaret me xhipa nga 30 000 euro dhe euro 5 qe kishin dale te kalonin qaf thanen me goma vere dhe te rrafshuara.Nje shtet normal atje ne rruge do kishte vene gjoba sa per nje vit,mire Qeveria ne vend qe te zbatoj ligjet europiane ne trafic,qe ne rast se zbatohen gjysma e shofereve ngelen pa patente e kshu rregullohet traficu ne Tirane e gjith Shqiperine,nxjerr ligje qe si gjithmone paguajne shtresa mesme dhe punetoret.Kisha vetem goma dimri dhe u ngjata pa problem,lind pytja si e merr guximin nje i forte qe i ben karshillek shtetit te dali ne rruge ne ate mot e te bllokoj dhe te tjeret.Ne Zvicer qe njihet per standartin e jeteses akoma shikon golfa tre e makina te 2000, qeveria duhet te rregulloj kualitetin e karburantit,te kontrolloj serviset qe te punojne njerez te kualifikuar,te rregulloj rruget e te bej ligj qe gjobat te paguhen nga cdo individ ne baze te fitimit mujor,mjaftojne te kopjojne ligjin Zviceran te traficut e shikojme pastaj si behen Shqiptaret lepuj.

    Reply
  • durrsaku says:
    January 14, 2025 at 7:45 am

    Labi, i gjithe komenti eshte mese i rregullt dhe i frytshem per Shqiperine por ne fund me duket se e ke shkelur ! Nuk besoj se eshte e nevojshme qe shqiptaret te behen lepuj ( perkundrasi, nuk duhet te behen lepuj ) por duhet qe shqiptaret te behen te ndergjegjshem ne zbatim te ligjit.. Ne shqiptaret kemi qene per vite e vite lepuj, te pakten te bejme njehere shyqyr qe na u hap rruga te behemi njehere njerez . Kete te fundit me duket se nuk e kemi arritur akoma perderisa jemi ne nje fukarallek te tejskajshem dhe e shesim voten per kafshaten e bukes, maksimumi per nje vend pune te ujesjellesi por qe s’eshte i sigurte sepse me nderrimin e Kryetareve te bashkise nderrohen dhe punetoret, qofshin dhe specialiste.

    Reply
  • injoranti says:
    January 14, 2025 at 8:27 am

    Po e tha Rama dmth qe eshte e drejte. ai e din se sa telespektatore do shohin garat e çiklizmit e jo me éfar kapaciteti ka Shqiperia per te importuar makina ( te vjedhura ose te blera me para droge o prostitucioni) nga jashte !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  • PËRGJIMET: “Mos dil sot, na njoftuan këta të shtetit”! Kush e dekonspiroi aksionin e SPAK-ut kundër Call Center-ave?
  • VIDEO: Me shenja të shumta dhune, Gjykata liron të arrestuarit para Kuvendit (pamje ku goditen edhe pasi janë neutralizuar)
  • Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  • Të paktën ju Adriatik Lapaj, Arlind Qori mbajeni vath në vesh konstatimin e Kadaresë!

Komentet e Fundit

  1. Hasoni on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  2. xxx on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  3. fshatari.pafshat on Incident në qendër të Bllokut në Tiranë, biznesmeni i ilaçeve dhunon pronarin e Sky Tower
  4. nastradini on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë
  5. demo on BKH zbarkon në Kadastër, nën hetim drejtues dhe zyrtarë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?