Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, ja kush e denigronte në TikTok
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, ja kush e denigronte në TikTok
AktualitetKronike

Vetëvrasja e nënës së 4 fëmijëve, ja kush e denigronte në TikTok

Published: January 5, 2024
Shpërndaje

Report TV ka shkuar në fshatin Vardallë të Sukthit në banesën e 41-vjeçares e cila i dha fund jetës pasi në Tik Tok ishte hapur profil fals, që denigronin figurën e saj si grua, me etiketime si e pamoralshme. Nëna e 4 fëmijëve, më i vogli 10 vjeç i dha fund jetës duke pirë fotoksinë mëngjesin e 2 janarit 2024.

Bashkëshorti i 41-vjeçares jetonte me punë sezonale në Greqi, ndërsa i biri, 21 vjeç jetonte në emigrim në Itali dhe ishin kthyer në shtëpi për festat e fundvitit pasi e ndjera kishte kërkuar me ngulm që natën e ndërrimit të viteve ta kalonin të gjithë së bashku.

Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi më shumë se një vit më parë deri të martën e 2 janarit, 41-vjeçarja ia kishte pohuar herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen.

- Publicitet -

“Sepse jam nuse në familjen … dhe për nder rroj” ka thënë ajo.

Familjarët kanë treguar se ka qenë kushërira, vajza e tezes që i ka marrë foton dhe e ka shpërndarë me shkrime denigruese në Tik Tok. Madje familjarët e kishin zbuluar dhe pasi kishin kontaktuar me kushërirën kjo e fundit u kishte kërkuar falje, por nuk kishte hequr fotot. Ata thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera dhe kishin vënë në dijeni dhe policinë.

Denigrimi kishte nisur në 2022

Presioni psikologjik dhe denigrimi që nëna e 4 fëmijëve po përjetonte nuk ishte me ditë, por kishte më shumë se një vit. Familjarët kanë treguar se postimi i parë i fotos ka ndodhur më 2 dhjetor të vitit 2022. Bashkëshorti nga Greqia dhe djali nga Italia ishin kthyer për të kryer denoncimin.

E ndjera ka qenë në presion psikologjik për shkak se fotoja kishte marrë 30 mijë shikime. Familjarët ishin përpjekur ta qetësonin madje kishin nisur dhe kërkimet për të zbuluar se kush ishte autori dhe kishin rënë në gjurmët e kushërirës së gruas, vajza e tezes. Kanë kontaktuar me fëmijët e gruas për të kërkuar të ndërhyjë që të hiqte fotot. Këta të fundit i kanë thënë se mund të bënin ç’të donin nëse e gjenin nënën e tyre pasi kjo ishte një situatë e përsëritur dhe ata nuk kishin asgjë në dorë.

Fotoja

Familjarët kanë treguar se foton e kishte shpërndarë një koleg pune pasi ia kishte kërkuar vajza e tezes e së ndjerës. Kolegu duke mos ditur marrëdhëniet familjare ia ka dërguar foton. Kjo është konfirmuar dhe nga hetimet e policisë kur i kanë marrë telefonin punonjësit.

Familjarët kanë pohuar se policia dhe hetuesit kanë qenë në dijeni të ngjarjes dhe personave që e kishin shkaktuar, por duke qenë se kushërira e të ndjerës jetonte jashtë shtetit, ka qenë e pamundur të procedohej.

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 19 qershor 2026
  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?