Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “VETO”, Trump paralajmëron një përballje me shumicën e re demokrate
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “VETO”, Trump paralajmëron një përballje me shumicën e re demokrate
AktualitetBote

“VETO”, Trump paralajmëron një përballje me shumicën e re demokrate

Published: November 4, 2026
Shpërndaje

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar në rrjetin e tij social Truth Social pas rezultateve të zgjedhjeve të mesmandatit, ku demokratët kanë siguruar kontrollin e Kongresit amerikan. Ai paralajmëroi një përballje të mundshme me shumicën e re demokrate.

Trump publikoi fotografinë e një kapeleje të kuqe me mbishkrimin “VETO”, të shkruar me shkronja të mëdha të bardha, në një stil të ngjashëm me kapelat MAGA që janë bërë simbol i lëvizjes së tij politike.

Ky reagim vjen pasi presidenti kishte paralajmëruar më herët se do të “vërë veton ndaj gjithçkaje” nëse demokratët do të rifitonin kontrollin e Kongresit.

- Publicitet -

Në një tjetër reagim, Trump la të kuptohet se do të analizojë rezultatet zgjedhore në ditët në vijim, duke deklaruar se do të marrë rolin e një komentatori politik dhe do të shpjegojë arsyet pse kandidatët republikanë fituan ose humbën.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti kishte kërkuar vazhdimisht nga mbështetësit e tij që t’i trajtonin zgjedhjet e mesmandatit si një votëbesim personal për presidencën e tij. Në aktivitetet elektorale në të gjithë vendin, ai u bënte thirrje votuesve të imagjinonin sikur emri i tij të ishte në fletën e votimit.

Megjithatë, rezultati ka qenë negativ për disa prej kandidatëve që kishin marrë mbështetjen e tij personale. Mes tyre është Vivek Ramasëamy, kandidat për guvernator në Ohio, si dhe Ken Paxton, i cili garonte për një vend në Senat në Teksas.

Humbja në Teksas është veçanërisht domethënëse për republikanët, pasi demokratët kanë arritur të fitojnë një vend në Senat në këtë shtet për herë të parë pas gati katër dekadash.

Me demokratët që sigurojnë shumicën në Kongres, Trump pritet të përballet me një situatë të re politike, ku miratimi i ligjeve dhe zbatimi i programit të tij qeverisës do të kërkojnë përballje dhe negociata të vazhdueshme me opozitën.

Paralajmërimi për përdorimin e vetos sinjalizon se presidenti nuk përjashton një konflikt të drejtpërdrejtë institucional me shumicën e re demokrate.

Donald Trump paralajmëron një përballje me shumicën e re

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hungaria hap dosjet e Orbanit, zgjidhet kryeprokurori që pritet të shkundë kastën e vjetër
  • Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  • “VETO”, Trump paralajmëron një përballje me shumicën e re demokrate
  • Komunikimi i hapur do të largojë keqkuptimet, parashikimi i yjeve për sot
  • Temperatura ajri të ngrohta, nuk priten reshje shiu

Komentet e Fundit

  1. Heu bre... on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. Profa on Ka nisur zyrtarisht hetim për ato që thotë Veliaj? Si përgjigjet SPAK
  3. Pensionisti i Porcelanit on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  4. Pensionisti i Rruges se Elbasanit on KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë, po ku do t’i gjejë ata?
  5. Liria on Trump humbet rëndë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?