Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vettingu në polici, gati vendimet për 36 zyrtarët e parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vettingu në polici, gati vendimet për 36 zyrtarët e parë
Kronike

Vettingu në polici, gati vendimet për 36 zyrtarët e parë

Published: December 5, 2023
Shpërndaje

 Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pritet të shpallë brenda pak ditësh vendimet për vettingun në Policinë e Shtetit, i cili prej muajsh po bëhet për 72 zyrtarë të lartë.

Report Tv bën me dije se komisionet prej 3 anëtarësh janë në lëvizjet e fundit për të mbyllur dosjet e para, vendimet e të cilave do të shpallen në seanca publike, për qytetarët dhe median. Duke qenë jashtë afateve të përcaktuara që më herët, komisonet mësohet se kanë punuar edhe në ditët e fundjavës së shkuar, me synim që para datës 15 dhjetor të shpallen vendimet e para, një kërkesë e shtruar edhe e kreut të ri të AMP, Florian Sulejmani i cili mori detyrën pak ditë më parë.

Salla e seancave ku do të shpalosen gjetjet në vetting për subjektet policore do të jetë ajo e mbledhjeve në ministrinë e Brendshme, e cila ka hapësirën e mjaftueshme për përfshirjen e të gjitha palëve.

- Publicitet -

Seancat e ditëve të para do të jenë për 36 subjekte, mes të cilëve drejtorë në aparatin qendror të policisë dhe drejtoritë e qarqeve, shorti i të cilave është hedhur në muajin prill, por sipas burimeve pranë AMP akoma nuk janë vendosur emrat e parë. Deri në këtë fazë, nga prilli kur AMP nisi vettingun në nivelet drejtuese janë marrë 3 vendime pa hetim. I pari për Vehbi Bushatin, ish-drejtues i Lezhës, i cili hoqi dorë nga policia dhe mori detyrën administrative si këshilltar i kreut të policisë, Muhamet Rrumbullaku.

I dyti për Oltion Bistin, i cili fillimisht si drejtues i Operacionales ishte subjekt hetimi, por ulja në detyrë si specialist te Krimet në Volum e përjashtonte nga kontrolli. Bistri u arrestua disa ditë më vonë në muajin korrik. I njëjti kusht ishte edhe për ish-drejtuesen e Infrastrukturës, Nevila Xoxa. Vettingu në Policinë e Shtetit rikthehet në një periudhë të nxehtë për strukturën, e cila po përballet me SPAK, pas arrestimit të disa prej eksponentëve të saj në lidhje të ngushtë me krimin.

Po ashtu, së fundmi Ministria e Brendshme u ka kërkuar efektivave plotësimin e një formulari ku të shprehen nëse kanë përdorur “SkyECC” apo “EncroChat”, bashkë me kohën dhe arsyen e përdorimit. Në rast se po, ministria e Rendit thotë se do të ketë përjashtim të menjëhershëm nga policia.

Rasti më i fundit i evidentuar është ai i Dedan Gjonit, shef krimesh në Komisariatin nr.6 që akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit të Erzen Breçanit dhe Ervin Matës.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Terror në ajër, piloti tenton të rrëzojë avionin me pasagjerë izraelitë
  • Si u kthye një pyll në një zonë vdekjeprurëse
  • Tetë ish-funksionarë të Agrokredit sh.a. akuzohen për shpërdorim detyre
  • Në gjurmët e kontrabandës së cigareve në kufirin Bosnjë-Mal i Zi
  • Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun për vendimin ndaj Thaçit

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  2. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  3. Ethem Lalaj on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’
  4. demo on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. xxx on Qeveria do ndryshojë 105 nene të Kodit Penal, Rama flet për ‘cënim të dinjitetit kombëtar’, thotë që ‘hetimet për korrupsion s’preken’

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?