Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Aplikimi për menaxhimin e plazheve deri në 6 dhjetor, procedurat vetëm përmes e-Albania
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: Aplikimi për menaxhimin e plazheve deri në 6 dhjetor, procedurat vetëm përmes e-Albania
AktualitetEkonomi

VIDEO: Aplikimi për menaxhimin e plazheve deri në 6 dhjetor, procedurat vetëm përmes e-Albania

Published: December 3, 2023
Shpërndaje

Nëpërmjet një video-mesazhi, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, solli këtë të dielë në vëmendje faktin se të gjitha bizneset që duan të marrin nën menaxhim një stacion plazhi, duhet të aplikojnë online në e-Albania deri më datë 6 dhjetor.

Kumbaro thekson se, të gjithë subjektet e interesuara për menaxhimin e stacioneve të plazheve mund të aplikojnë përmes platformës e-Albania duke zgjedhur shërbimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.

Ministrja ndau edhe udhëzimin nëpërmjet një video, ku sqarohet se të interesuarit mund të gjejnë të gjithë hapat që duhen ndjekur për të kryer me sukses aplikimet, duke garantuar një proces efikas, transparent dhe të sigurt, si e vetmja mënyrë, sipas saj, “për të operuar si stacion plazhi i menaxhuar”.

- Publicitet -

Deri në vitin 2019, lejet për shfrytëzimin e stacioneve të plazhit lëshoheshin nga bashkitë. Pas vitit 2019, u vendos një rregullore e re që për ndarjen e plazheve që jepeshin për administrim te privatët, kompetenca të kalojë të Agjencia e Bregdetit ndërsa aplikimet të bëhen online përmes portalit qeveritar E-Albania.

Si bëhet aplikimi

Subjektet e interesuara duhet të aplikojnë në portalin e-Albania për vendosjen e shërbimeve të stacionit të plazhit. Sipërfaqja e lejuar e strukturës së shërbimit mund të jetë deri në 10 (dhjetë) % të të gjithë sipërfaqes së miratuar të stacionit të plazhit, por, në çdo rast, nuk mund të tejkalojë sipërfaqen totale prej 60 (gjashtëdhjetë) m2.

Subjekti, kur bën kërkesën për menaxhimin e stacionit të plazhit, duhet të ngarkojë në momentin e aplikimit në portalin e-Albania edhe projektin arkitektonik, shoqëruar me relacionin përkatës, si dhe foto të zonës ku kërkohet të ndërtohet struktura e shërbimit, shkruan rtsh.al.

Subjekti, pasi merr vendimin me kusht të miratuar nga KKT-ja, bashkëpunon me njësinë përkatëse të vetëqeverisjes vendore për të negociuar mbi sipërfaqen konkrete që merr në përdorim, brenda parcelës së miratuar për përdorim si stacion plazhi, përfshirë edhe brezin e shërbimeve.

URDHËRI

  • Subjekti aplikon në portalin e-Albania për vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, sipas vendimit “Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”.
  • Sipërfaqja e lejuar e strukturës së shërbimit mund të jetë deri në 10 (dhjetë) % të të gjithë sipërfaqes së miratuar të stacionit të plazhit, por, në çdo rast, nuk mund të tejkalojë sipërfaqen totale prej 60 (gjashtëdhjetë) m2.
  • Subjekti, kur bën kërkesën për menaxhimin e stacionit të plazhit, duhet të ngarkojë në momentin e aplikimit në portalin e-Albania edhe projektin arkitektonik, shoqëruar me relacionin përkatës, si dhe foto të zonës ku kërkohet të ndërtohet struktura e shërbimit.
  • GTSHA-ja, kur konstaton se subjekti ka mungesë apo paqartësi dokumentacioni, njofton menjëherë subjektin për plotësimin e tij nëpërmjet portalit e-Albania.
  • Në rast se nga GTSHA-ja vlerësohet se subjekti plotëson kriteret dhe dokumentacionin e përcaktuar nga VKM-ja, subjekti njoftohet, nëpërmjet portalit e-Albania, që të aplikojë pranë KKT-së, nëpërmjet sistemit e-leje, për miratimin e lejes së ndërtimit për vendosjen e strukturës së shërbimit, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi mbi planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
  • Subjekti, pasi merr vendimin me kusht të miratuar nga KKT-ja, bashkëpunon me njësinë përkatëse të vetëqeverisjes vendore për të negociuar mbi sipërfaqen konkrete që merr në përdorim, brenda parcelës së miratuar për përdorim si stacion plazhi, përfshirë edhe brezin e shërbimeve, sipas rastit, dhe ngarkon në sistem dokumentacionin shtesë.
  • Pas verifikimit të plotësimit të të gjithë kërkesave të përcaktuara më sipër, GTSHA-ja miraton aplikimin e subjektit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, nëpërmjet portalit e-Albania, dhe AKB-ja njofton menjëherë subjektin dhe NJVV-në për nënshkrimin e kontratës, sipas formatit tip, të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave ‘Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’.
  • Para nënshkrimit të kontratës, subjekti duhet të paraqesë marrëveshjen e noterizuar me vrojtuesin e plazhit (shoqëruar me certifikatën përkatëse të kualifikimit), e vlefshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës, si dhe vendimin me kusht të KKT-së për miratimin e stacioneve të plazhit.
  • Në përfundim të nënshkrimit të kontratës subjekti pajiset me certifikatën e përdorimit të stacionit të plazhit, e cila lëshohet nga ministri përgjegjës për turizmin.
  • Kontrata e nënshkruar ngarkohet nga subjekti në sistemin e-leje , si kusht për vijimin e procedurës për lëshimin e dokumentit të lejes së ndërtimit, në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
  • Subjektet që kërkojnë lidhjen e kontratave për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve ose që kanë nënshkruar kontratat për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve para miratimit të këtij urdhri, në rast se kërkojnë vendosjen e strukturës së shërbimit, në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, të përcaktuara sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”, nuk ndjekin procedurën e përcaktuar në këtë urdhër, shkruan rtsh.al.
  • Këto subjekte aplikojnë direkt pranë KKT-së për miratimin e lejes së ndërtimit, për vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit.

 

p.k\dita

 

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Qindra mijëra euro të pajustifikuara”, SPAK dorëzon konkluzionet për çështjen e nënës së Kryemadhit dhe të tjerëve
  • Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  • Ra në gropën thithëse të lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 33-vjeçarit
  • FOTO: Policia rrethon Parlamentin me forca të shumta dhe autobote uji, por protestuesit pritet të mblidhen tek SPAK
  • Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK

Komentet e Fundit

  1. # on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. Xha jaho on FOTO: Policia rrethon Parlamentin me forca të shumta dhe autobote uji, por protestuesit pritet të mblidhen tek SPAK
  3. Xha jaho on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  4. Ethem Lalaj on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  5. Fjalë me vend on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?