Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Babai me dy djemtë, nën rrënoja, telefonit i shpëton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: Babai me dy djemtë, nën rrënoja, telefonit i shpëton
AktualitetBote

VIDEO: Babai me dy djemtë, nën rrënoja, telefonit i shpëton

Published: February 12, 2023
Shpërndaje

“Baba ku je? -Këtu! Inshallah na shpëtojnë”. Këto janë fjalët që shkëmbejnë nën rrënojat e shtëpisë së tyre babai dhe dy djemtë “të varrosur” për së gjalli për 76 orë.

Në Gaziantep, familja Tabur ka kontaktuar ekipet me telefon dhe ata janë shpëtuar 76 orë më vonë. Pasi morën trajtim në spital, gjëja e parë që bënë ishte të shkonin te ekipi që i hoqi nga duart e vdekjes. Ekipi i Kanal D ka publikuar pamjet e regjistruara nga babai dhe dy djemtë e tij me celular nën rrënoja.

Një nga ndërtesat e shkatërruara nga tërmetet që prekën 10 provincat turke, me qendër Kahramanmaraş ishte shtëpia e familjes Tabur në Gaziantep. Babai dhe dy djemtë e tij, të cilët ndodheshin nën godinën e shembur kanë mbetur së bashku në një zgavër të vogël të krijuar nën rrënoja pasi shtëpia e tyre u shemb. Babai dhe njëri prej djemve nuk mund të lëviznin, ndërsa djali tjetër ishte disi më i lirë nga pirgjet e mbeturinave.

- Publicitet -

Një prej djemve që u nxor nga rrënojat tha se në momentin e tërmetit e kishte pasur telefonin me vete, por më pas e kishte humbur. Disa orë më vonë, kur alarmi që ai vendosi natën ra në orën 8:30 të mëngjesit, ai gjeti telefonin dhe me të komunikoi me ekipet e shpëtimit, të cilët i nxorën gjallë.

Mrekullinë e këtij shpëtimi e zbuluan edhe pamjet që vetë të mbijetuarit i kishin regjistruar teksa ‘jetonin’ nën rrënoja.

“E dinim që dikush do të vinte dhe do na shpëtonte”, tha i mbijetuari nga tërmeti.

Pasi u liruan nga spitali, tre anëtarët e familjes Tabur shkuan te ekipi që i shpëtuan dhe i falënderuan.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kërkoi heqjen e masës së “arrestit në shtëpi”, shtyhet seanca në Apel për Vlora Hysenin
  • KQZ kërkon gjoba për 13 parti politike, ja sa duhet të paguajnë për shkeljet në 11 maj
  • Përplasja për pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Kushtetuesja shqyrton kërkesën në këtë datë
  • Jep dorëheqjen kryeministri i Belgjikës
  • VIDEO: Me shall dhe monopatinë në zonë të mbushur me kamera dhe policë, grabitet filiali i Raiffeisen Bank në Tiranë

Komentet e Fundit

  1. Nje student i arkeologjise on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”
  2. Detari on FOTO: Pamjet e rralla, Shqipëria një vit pas shpalljes së Pavarësisë
  3. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. Anonymous on “Ktheni fytyrën nga pushkët…” Ikja e Luan Omarit, një rrëfim për të atin: Martesa me motrën e Enver Hoxhës nuk e shpëtoi nga pushkatimi
  5. Ela on FOTO: Arkë e mbushur me euro në vilën e Ballukut, SPAK e gjeti foton në telefonin e bashkëshortit të pastrueses në Dhërmi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?