“Do ta kërkojmë Vlorën, admiral…”
Duket se kjo shprehje e vendosur nga kineastët shqiptarë, në gojën e një admirali sovjetik, nuk ka më vlerë prej kohësh për atë që konsiderohej si “baza më e vjetër Ushtarako-Detare e Mesdheut”.
Në vitin 1960 Baza ishte vërtet në mes të interesave të mëdha. Jemi në fillimin e “Luftës së Ftohtë”. Por mbas vitit 1990 asaj i mbeti vetëm emri i “lavdishëm”.
Ndërsa pak vite më pas, baza e Vlorës e mbiquajtur: “Pashaliman” apo ardhur në shqip si: “limani kryesor” do të ishte edhe më keq…
Fotot e publikuara me poshtë nga gazeta DITA, janë shkëputur nga kamera e operatorit të mirënjohur të Televizionit Publik Shqiptar, Agim Kuri.
Shihni editorialin e përgatitur nga DITA.