Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO E RËNDË! Arbitri goditet në kokë dhe bie pa ndjenja në stadiumin e Fierit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO E RËNDË! Arbitri goditet në kokë dhe bie pa ndjenja në stadiumin e Fierit
KronikeSport

VIDEO E RËNDË! Arbitri goditet në kokë dhe bie pa ndjenja në stadiumin e Fierit

Published: November 12, 2023
Shpërndaje

E shtuna e 11 nëntorit 2023 do të mbetet e trishtë për tërë historinë e futbollit shqiptar. Arresti kardiak në fushën e blertë, që i mori jetën më pas Raphael Dwamena rrugës për në spital, tronditi mbarë opinionin tonë futbolldashës.

Sidoqoftë, po dje, një tjetër ngjarje është regjistruar në futbollin tonë, por që kaloi disi në heshtje për shkak të tragjedisë në stadiumin e Rrogozhinës.

Një arbitër futbolli ka rrezikuar seriozisht jetën në stadiumin e Fierit, ku është goditur në kokë me sende të forta.

- Publicitet -

Gjyqtari fushë-krujas Blerim Ziri ka rënë pa ndjenja në tokë, pasi stoli i stadiumit, i hedhur nga një tifoz aty pranë, e ka goditur pas kokës.

Ky incident i rëndë, sikurse thamë më lart, ndodhi në Stadiumin “Loni Papuçiu”, ku po zhvillohej ndeshja e Kategorisë së Parë, Apolonia-Vora 2-1.

Sikurse duket edhe në video, Blerim Ziri ishte arbitër i katërt dhe në momentin e goditjes ishte mes dy stolave të dy skuadrave, aty ku e ka të përcaktuar me rregullore.

Tifozët nuk u mjaftuan me kaq, edhe pse i rrezikuan jetën arbitrit të katërt, tentuan të hyjnë në fushë.

Pasi shkatërruan hekurat e rrethimit të fushës, u ndeshën me forcat e policisë, që nxituan me shpejtësi për të mos agravuar skajshmërisht situata.

FK Vora për atë që ndodhi në Fier, përmes kësaj komunikate zyrtare:

“Dëshirojmë të njoftojmë opinionin publik për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen me FK Apolonia, e luajtur ditën e shtunë (11.11.2023) në stadiumin ‘Loni Papuciu’, në kuadër të javës së 11-të të Kategorisë së Parë. Në përgjigje të reagimit të publikuar nga skuadra e FK Apolonia për ndeshjen e zhvilluar, theksojmë se kryesia dhe i gjithë stafi i klubit tonë Vora distancohet dhe i dënon veprimet e tilla, ku lojtarët, stafi teknik dhe arbitrat ofendohen apo sulmohen në ndeshjet futbollistike në vendin tonë.

Qëndrimi apo reagimi juaj në disa raste nuk është i saktë për atë që ndodhi, sepse stadiumi i Apolonisë nuk i plotëson të gjithë kushtet e nevojshme për sigurimin e lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe të tifozëve sipas rregullave të FSHF, kishte mungesë të theksuar sigurie.

Sa i përket arbitrit të katërt, Blerim Ziri, i goditur me stol në fundin e ndeshjes, stoli erdhi nga tribuna kryesore dhe jo nga sektori mik. Ftojmë klubin FK Apolonia që të jetë më konstruktiv në deklaratën që ka bërë”.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2023/11/aV3BJ-1.mp4

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Lidhjet e fshehta në stepat e Mongolisë: Djali i Trump kapet në gjueti me aleatin e Putin
  • Rama lëvdon ndryshimet në paketën fiskale
  • U transferua nga paraburgimi i Durrësit në Fier, reagon Veliaj: Ende nuk i di arsyet
  • Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  • Skandal me fondet e BE në Kroaci, Aeroporti i Dubrovnikut detyrohet të kthejë 22 mln euro

Komentet e Fundit

  1. Otto on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  2. ¿? on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  3. Vezhguesi popullor on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  4. Flamur Struga on Rama: Nuk jap dorëheqjen, do jem në krye të detyrës deri ditën e fundit të kontratës
  5. × on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?