Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Ende nuk i është dorëzuar familjes, trupi i Navalny mund të jetë transportuar në qytet tjetër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Ende nuk i është dorëzuar familjes, trupi i Navalny mund të jetë transportuar në qytet tjetër
BoteLajmi i fundit

VIDEO: Ende nuk i është dorëzuar familjes, trupi i Navalny mund të jetë transportuar në qytet tjetër

Published: February 19, 2024
Shpërndaje

Një autokolonë misterioze prej katër automjetesh ka kaluar mbi lumin e ngrirë Ob në mesnatën e 16 shkurtit. Autokolona përbëhej nga dy makina patrullimi, një tjetër automjet dhe një minibus UAZ me dy vija të gjelbra anash që tregojnë se i përket FSIN, Shërbimit Federal të Burgjeve të Rusisë. Mjetet lëvizin me shpejtësi më të ngadaltë se disa makina të tjera në rrugë.

Në videon e publikuar nga “Mediazona” e pavarur ruse, kolona shihet duke lëvizur në të vetmen rrugë që lidh Labitnangi (qyteti më i afërt me koloninë penale “Ujku Polar”, ku Alexei Navalny  kreu një dënim 30-vjeçar) me Salekhard, në veri të Siberisë, i cili ndodhet rreth 50 km larg burgut, shkruajnë mediat e huaja. 

Pas një hetimi të gjerë që përfshinte rishikimin e disa orëve të pamjeve, faqja beson se ka shumë të ngjarë që kjo autokolonë e veçantë të mbante trupin e avokatit dhe disidentit 47-vjeçar, Alexei Navalny i cili ende nuk i është dorëzuar familjes së tij më shumë se tre ditë pas vdekjes së tij tragjike.

- Publicitet -

Vendndodhja e saktë e trupit të Navalny dhe gjendja e tij kanë qenë objekt spekulimesh gjatë 24 orëve të fundit. Ndonëse familja e 47-vjeçarit ka kërkuar vazhdimisht që t’i dorëzohet trupi i tij i pajetë, ata janë përballur me refuzime të vazhdueshme nga autoritetet, të cilët në këtë mënyrë po përpiqen të “mbulojnë gjurmët” sipas bashkëpunëtorëve të Navalny.

Nëna e Navalny, e shoqëruar nga avokatë, u përpoq sërish sot të shihte trupin e djalit të saj, sipas Kira Jarmis, një zëdhënëse e disidentit, por stafi i morgut refuzoi t’i përgjigjej asnjë prej pyetjeve të saj.

Në informacionet e fundit të nxjerra në dritë dje nga Novaya Gazeta Europe  thuhet se trupi i Alexei Navalny ndodhet në Spitalin Rajonal Salekhard. Deri të shtunën, mbi trupin e disidentit nuk ishte kryer autopsi, raportojnë mediat e pavarura. Novaya tha se burimi i saj, një punonjës i paidentifikuar i shërbimeve të urgjencës, raportoi se kishte parë shenja blu në trupin e disidentit. Sipas burimit të Novaya Gazetës, shenjat blu në trup ndoshta tregojnë se ku mbahej Navalny nga stafi i kolonisë së burgut ndërsa ai kishte konvulsione. Një mavijosje në gjoksin e tij ishte dëshmi e përpjekjeve për ringjallje, tha burimi. Raporti bën të qartë se burimi nuk e ka parë trupin e Navalny pas vdekjes, por informacionin e ka marrë nga një koleg.

Grupi për të drejtat e njeriut OVD-Info vuri në dukje dje se më shumë se 12,000 njerëz kanë nënshkruar një apel drejtuar komisionit hetimor për t’i dhënë trupin e Navalny familjes së tij. Apelin OVD-Info e ka nisur mbrëmë. Më shumë se 400 persona janë arrestuar që nga e premtja në 30 qytete ruse në ngjarjet e mbajtura në kujtim të Navalny, sipas OVD-Info. Demonstrata janë zhvilluar edhe në shumë vende, para ambasadave ruse.

Three days after the announcement of Alexei Navalny’s death in the Arctic prison, his family still can’t claim or even see his body.

We discovered live cam footage of a midnight convoy possibly transporting Navalny’s body over the ice river crossinghttps://t.co/XqjCEKyP56 pic.twitter.com/fM9FClFgXK

— Mediazona English (@mediazona_en) February 18, 2024

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?