Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Jam një burrë i ndershëm, po jam kot së koti…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > VIDEO: Jam një burrë i ndershëm, po jam kot së koti…
AnalizaLajmi i funditVargje

VIDEO: Jam një burrë i ndershëm, po jam kot së koti…

Published: December 5, 2025
Shpërndaje

Dje më 5 dhjetor do të mbushte edhe një vit më shumë në jetë poeti popullor Arben Duka.

Ai ishte një njeri i lidhur fort me vargun, me fjalën e shkruar dhe me gazetarinë e përditshme. Shumë e njohin për satirën politike, por Duka ishte edhe një lirik i mrekullueshëm i dashurisë.

Jetoi me vargjet e tij dhe u dha jetë gazetave që i qëndruan afër. Vazhdon të jetojë në kujtesën e tyre dhe të lexuesve të tij. E gjeti shtëpinë e fundit të fjalës në gazetën “DITA”, ku shkruajti çdo ditë deri në frymën e fundit.

- Publicitet -

La pas më shumë se pesëdhjetë vëllime poetike. Ishte bashkëautor në rreth tre mijë këngë, nga vitet 1974 e deri vonë, si dhe i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit.

I lindur në Labovë të Gjirokastrës, Duka studioi në Akademinë Ushtarake dhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.

U nda para kohe nga jeta në 14 dhjetor 2021.

Më poshtë, një nga krijimet në vargje të të ndjerit, marrë nga arkiva e tij në DITA, ku ai përkufizon me ironi veten. Janë vargje ku ndihet dëshpërimi i kuptueshëm i të gjithë atyre, të cilët do donin një Shqipëri të ndryshme nga kjo e sotmja:

Nga Arben Duka

1957 – 2021

Jam një burrë i ndershëm,
Po jam kot së koti,
Këtu po të vjedhësh,
Quhesh burrë i zoti!

Kam goxha guxim,
Po s’jam trim vërtet,
Këtu po të vrasësh,
Quhesh trim me fletë!

Nuk di të gënjej,
Një zakon i hershëm,
Këtu po mashtrove,
Quhesh burrë i ndershëm!

Nga cepi në cep,
S’hidhem me vërtik,
Po ai që hidhet,
Quhet “elastik”!

Jam njeri besnik,
E liga s’më josh,
Sot quhesh “besnik”,
Po të jesh kodosh!

Thonë që kam talent,
Unë për poezinë,
Po kjo s’llogaritet,
Kur nget Qeverinë!

DITA rri në këmbë,
Dhe nuk bëhet urë,
Po ja, kush e dredh
Këtu quhet burrë!

Adhuroj me shpirt,
Shqiponjat e malit,
Po sot të sfidojnë,
Zhabat e moçalit!

Unë jetoj me këngën,
E bilbil gjyzarit,
Po sot vlerësohet,
Zëri i gomarit!

Gjithmonë më ka mbajtur,
Buka e hallallit,
Këtu s’vlen po s’more,
Nga arka e djallit!

Shqipërinë e dua,
Mbi çdo gjë në botë,
Ata që e shesin,
Quhen patriotë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Hydai kapaj says:
    December 5, 2025 at 4:08 pm

    Poet shum i math. Me kete poezi shum te bukur i ka rene ne koke ketij realiteti qe po na merr frymën. I pa harruar kujtimi i tij.

    Reply
  • A.N says:
    December 5, 2025 at 4:24 pm

    Poet i mrekullueshëm dhe njeri i shkëlqyeshëm.
    Patriot i vërtetë.

    Reply
  • Buda says:
    December 5, 2025 at 6:23 pm

    La pas më shumë se pesëdhjetë vëllime poetike. Ishte bashkëautor në rreth tre mijë këngë, nga vitet 1974 e deri sa vdiq, si dhe i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit, por nuk shkroi nje varg per Akademine e Shkencave qe t’ia studionte dhe t’ia permblidhte poezine me te mire.

    Reply
  • demo says:
    December 5, 2025 at 8:10 pm

    Punove per te tjere o Fatkeq.
    I ndershmi,i shenjti poet.
    I drejti frymezuesi profet
    Me vargje,satira,pamflet.

    Punove per te tjere o fatkeq
    Solle ne Pushtet maskarenjte
    Nje kafshe me thonj te paprere
    Qe kafshon si ujk,si hiene.

    Reply
  • Tellalli says:
    December 5, 2025 at 9:14 pm

    Ja ke parë thonjtë e pa prerë ti demo apo kështu të ka thënë Berisha i Viçidollit ?

    Reply
  • Dashi says:
    December 5, 2025 at 9:45 pm

    Kur është hëna e plotë , demua e lavdëron Ramën sa të duash . Kur hëna fillon të haet e të bëhet drapër , demua fillon shan Ramën më shumë nga të gjithë . Demua ka temperament hënor , labilitet emocional, aspak burrëri . Po mirë , o demo , edhe tani që morre bonusin e pensionit e shan Ramën ?

    Reply
  • demo says:
    December 5, 2025 at 10:27 pm

    S`e kam marre akoma Dashi.Ne dt.19 tha sportelistja.

    Reply
  • Dursakja says:
    December 5, 2025 at 10:29 pm

    I përjetshëm do të mbetet kujtimi i tij si dhe kontributi i veprës së tij të çmuar.
    Populli do ta kujtoj si birin e tij të shtrenjtë, të paepur në kohë të vështira.

    Reply
  • Dudumi says:
    December 5, 2025 at 10:38 pm

    I paharruar qofte kujtimi i Ben Dukes

    Reply
  • Mirenjohja. says:
    December 5, 2025 at 10:49 pm

    Poet.qe shkroji lirike, shkroji per dashurineshkroji per atdheun,,shkroji dhe me rebelizem ndaj klases politike 35 vjecare pa dallim,e cila varferoji,pervetesoji,vodhi nje popull ..
    Dhe kjo e ben poetin Arben Duka te pavdekshem,per vlerat e tij fisnike,I ndershem e me integritet nje atdhetar burreror.

    Reply
  • familjar says:
    December 6, 2025 at 12:46 am

    Mirenjohje nga miqte e Benit per Thanon qe e mbajti Benin afer edhe kur drejtoi Shekullin edhe kur e mori me vete te Dita.

    Si Beni nuk lind i dyte

    Reply
  • demo says:
    December 6, 2025 at 1:26 am

    Familjari,kam pire nje gote me Benin ne kafe Lunxheria,nga viti 2010,na njohu miku jone i perbashket Nasho Meksi nga Labova.Ta kujtoni me krenari SHPIRTIN E BARDHE SI DEBORE,qe i dha aq shume Artit, Letersise dhe u sakrifikua per mbrojtjen e vlerave njerezore kunder Uzurpatoreve Politike.

    Reply
  • chp says:
    December 6, 2025 at 2:56 am

    Duka i Madh i Laboves ne jeten e tij relativisht te shkurter ka disa “piketa” qe pak veta i dine.
    .Per shembull ne kohen e Enverit ,Arben Duka ( ne menyre figurative) ka marre dy kartona te verdhe dhe ishte ne prag per te kuqin,nese nuk do kishte vellezerit qe ta mbronin sepse ishin lidhur me sistemin e asaj kohe sidomos Apostoli.
    Ne kohen e Nazi-Salizmit ne votimet e 1996-es eshte rrethuar nga nje bande e Shikut Gazidedes dhe Visho Ajazit me dy fugona per ta futur brenda me dhune dhe fale fizikut te tij ai mundi te shpetoje se do kishte fatin e Lisave te Haklajve
    Ngjarja me e trishtuar eshte se djali i tij nderroi jete pak muaj pasi i jati i kishte vdekur..
    Por kulmi i poezive te tij politike te ekulibruara ishte perdhosja qe i beri atij qe e quajne Saliu Qeros..

    (Lexim te kendshem)

    Enverist unë kurrë s’kam qenë,

    As kur qe Enveri gjallë,

    Po aspak nuk është e thënë,

    Të besoj tani çdo prrallë!

    Unë jam fare i paanshëm,

    rob i fjalës dhe i nderit,

    O Fevzi, s’bëhesh shkrimtar

    Se i hedh qymyr Enverit!

    Po të pyes me lezet,

    Përgjigju me fjalë të nderit,

    Mendon ti, kish’lindur burrë

    t’i ngrihej para Enverit?!

    Rri aty tek “Opinioni”

    rri aty ku pate fatin,

    se Enveri, o Fevzi,

    sa ç’je ti, kishte Hallatin!

    Reply
  • Mentori says:
    December 6, 2025 at 4:17 am

    Arben Duka nuk është thjesht poet – është ndërgjegje në varg, është kambanë që bie kur heshtin turmat. I paepur përballë pushtetit të pistë, i papërkulur përballë thundrakut Sali, ai mbeti deri në fund njeri i dritës, i fjalës së lirë dhe i Shqipërisë mbi gjithçka. Patrioti që s’e shiti kurrë shpirtin për privilegj, poeti që nuk e uli kurrë vargun në nivelin e frikës. Një shenjtor laik i së vërtetës, që sot na mungon, por na flet më fort se kurrë përmes fjalës së tij.”

    Reply
  • Vigjilenca says:
    December 6, 2025 at 4:39 am

    Arben Duka nuk jetoi për veten – jetoi për të na zgjuar. Çdo ditë të jetës, çdo sekondë, e ktheu në flakë për të ndriçuar errësirën që na u ul mbi mendje si mjegull e rëndë. Nuk u lodh nga e vërteta, edhe kur e vërteta e plagosi. Nuk u tërhoq nga fjala, edhe kur fjala i kushtoi shtrenjtë. Të shenjtët nuk jetojnë gjatë në kohë, por gjatë në ndërgjegje. Dhe Arben Duka është i përjetshëm pikërisht aty: në ndërgjegjen tonë.”

    Reply
  • Mirësia says:
    December 6, 2025 at 4:50 am

    “Për mua, Arben Duka është si Adem Jashari për Kosovën: jo për mënyrën si ra, por për mënyrën si qëndroi. Nën një persekucion të vazhdueshëm, nën kërcënime të errëta, me jetën e tij dhe të familjes së tij gjithnjë në rrezik, ai nuk zgjodhi as heshtjen, as frikën. Nuk u përball me armikun e huaj, por me të keqen e lindur në gjirin tonë, atë që vishet si engjëll dhe vepron si mallkim. Kjo është tragjedia jonë më e madhe. Dhe kjo është edhe madhështia e tij: që u përball me djallin pa humbur fytyrën e njeriut.”

    Reply
  • Mentori says:
    December 6, 2025 at 6:30 am

    Në zemër të errësirës, një dritë ndizet,
    Arben Duka, poet i paepur, kurrë nuk hesht.
    Me fjalë si shigjeta, sfidon errësirën,
    Në çdo varg të tij, ndriçon shpresën.

    Përballë pushtetit, që dridhet nga e vërteta,
    Ai qëndron i palëkundur, me guxim e nder.
    Një hero i heshtur, por zëri i tij,
    Në çdo shpirt mbetet, si një këngë e vërtetë.

    Në tokën tonë, ku nderi shpesh harron,
    Arben Duka është një yll që nuk perëndon.
    Me vargjet e tij, na udhëheq përpara,
    Dhe në çdo hap, na mëson se liria është e shenjtë.

    —

    Reply
  • vlonjati says:
    December 6, 2025 at 7:38 am

    E vetmja gje qe deshi te na mesonte Arben Duka eshte se si mund te jetonim si skllever, se si mund te jetonim duke ngrene bar, sepse ai vete duke bere vargje dhe ne fund duke sulmuar opoziten e kishte jeten te siguruar

    Reply
  • Zani Burimi says:
    December 6, 2025 at 10:29 am

    Po ku e paske pare Arben Duken, o “vlonjat” ate budallek se a na mesonte “se si mund te jetonim si skllever, se si mund te jetonim duke ngrene bar”? Kur nuk di, o njeri, mbylle bucen!,

    Reply
  • Gjitoni i Benkos says:
    December 6, 2025 at 4:11 pm

    “Jam nje burre i ndershem
    por jam kot se koti
    ketu po te vjedhesh
    quhesh burre i zoti”

    keto vargje une Benkos shpesh ja kam degjuar,
    kur shpesh kuvendonim der vone naten zgjuar,
    Benko me gota vere e une me gota rakie,
    une me romuze e Benko me vargje poezie,

    shpesh i thoja Benkos hic mos u anko,
    keto qe po vjedhin ti ne pushtet i do,
    atyre u thur lavde per to ben hosana,
    plot vargje ke bere me – si Rama nuk ka!

    e Benko ne konfidence pergjigjej e shprehej,
    (pa gjuhe te trashur se kurre nuk dehej)

    “ato vargje i bej se ashtu me to me njohin,
    po te shkruaj te tjera, me sy nuk me shohin,
    ketu po e the hapur ate qe mendon,
    asnje te mire nuk ke… besoj e kupton”

    Reply
  • vlonjati says:
    December 7, 2025 at 8:41 am

    Po perderisa i thurte lavde Enverit qe na thonte se ne bar do hame dhe “armikut nuk ja shtrijme doren a nuk tregon se ai Beni yt kete mendonte ? A nuk i thurte lavde Rames ketij hajduti qe na ropi duke na vjedhur dhe ne jetojme me nje pension 12000 leke ? A nuk eshte ai bashke me disa patronazhiste si puna jote qe paguhen nga shteti pa bere asnje pune qe mundoheni te na mbushni e te na e mbushnit mendjen se K/M me te mire se Rama nuk ka !? A nuk eshte e vertete qe ky kryeministri me i mire perveç se na ka vjedhur vete i ka mesuar te gjithe ministrat te na vjedhin ? A nuk eshte ky K/M qe ai Duka yt i thurte lavde qe i zhduku sindikatat dhe i kerkonte investitoreve te huaj qe te vinin ne Shqiperi se ketu puntoret paguhen sh. pak dhe s’ka sindikata !? Si thua ti o Zani Burimi, a nuk ishte kjo qe bente ky Beni yt nje thirrje qe populli te mesohej te punonte si skllav pa te drejte ankimi dhe te hante bar sepse edhe rrogat ishin te vogla ( si dhe sot )por dhe ushqimet ishin me racion .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës
  • Alarm në Kremlin, Putini rrezikon humbjen historike në Kaukaz
  • Publikohet super-renditja e Botërorit 2026: Nga favoritët te skuadrat pa shpresa

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Aldrin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Patrioti on Gjendet i pajetë në lumin Mat, ish-drejtuesi i Gardës së Republikës
  4. ¿? on Deklarata e akademikes greke trazon rrjetin: “Athina kur ishte me shumicë shqiptare”
  5. Ppp on Protestuesit në Zvërnec, Rama ironizon: Mos i bëni për të qarë flamingot duke ua zhvirgjëruar plazhin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?