Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: 34 milionë viktima në 5 orë, çfarë thotë kompjuteri që parashikon nisjen e luftës bërthamore…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kuriozitete > VIDEO: 34 milionë viktima në 5 orë, çfarë thotë kompjuteri që parashikon nisjen e luftës bërthamore…
KurioziteteLajmi i fundit

VIDEO: 34 milionë viktima në 5 orë, çfarë thotë kompjuteri që parashikon nisjen e luftës bërthamore…

Published: February 10, 2024
Shpërndaje

Një simulim i frikshëm dhe tepër shqetësues është prezantuar së fundmi i cili parashikon se si një sulm bërthamor nga Rusia mund të cojë në një luftë bërthamore që do të shkaktonte të paktën 34 milionë viktima në vetëm 5 orë.

Videoja 4 minutëshe e njohur me emrin “Plani A” ka si qëllim të nënvizojë pasojat katastrofike të mundshme që do të sillte një konflikt mes Rusisë dhe vendeve të NATO.

Ajo është realizuar nga kërkuesit e universitetit të Princtonin në bashkëpunim me Programin për Shkencë dhe Siguri Botërore dhe për herë të parë u prezantua në vitin 2017, por tashmë që kërcënimi bërthamor po lakohet cdo ditë e më shumë, e bën videon tepër shqetësuese.

- Publicitet -

Modeli, i bazuar mbi të dhënat zyrtare mbi vendndodhjen e armëve bërthamore, objektivat, parashikon miliona viktima vetëm në orët e para të një konflikti të tillë bërthamor.

Mbi 55 milionë njerëz të tjerë do të plagoseshin, pa llogaritur këtu ata që do të vdesin nga rrezatimi.

Simulimi mund të duket në vetëvete si shumë shqetësues, por mund të përdoret nga qeveritë e vendeve të ndryshme për të hartuar plane dhe informuar publikun se si mund t’i mbijetojnë një sulmi.

Sulmi nis brenda kontekstit të armëve konvencionale, cka do të thotë një konflikt jo bërthamor.

Sipas tij, Rusia lëshon një raketë paralajmëruese nga baza pranë Kaliningradit në drejtim të Detit të Zi për të ndalur avancimin e NATO, e cila më pas hakmerret me një sulm ajror taktik.

Më pas Rusia dërgon 300 koka shpërthyese drejt bazave të NATO dhe trupave që avancojnë në Europë përmes avionëve apo raketave me rreze të shkurtër veprimi.

Aleanca e Atlantikut verior më pas do të kundërpërgjigjet me 180 bomba bërthamore të lëshuara nga avionët.

Në këtë moment, viktimat vlerësohen të jenë mbi 2.6 milionë, ndërkohë që në një periudhë prej 3 orësh pjesa më e madhe e Europës do të jetë e shkatërruar.

Për shkak të kësaj, NATO do të reagojë përmes SHBA dhe flotës së nëndetësve duke nisur 600 koka me mbushje bërthamore në një sulm nuclear strategjik.

Rusia nga ana tjetër për të mos lejuar që arsenali i saj të shkatërrohet do të lëshojë të gjitha raketat që ka në dispozicion nga nëndetëset, bazat ushtarake, madje dhe armët bërtthamore të lëvizshme.

Modeli parashikon të paktën 3.5 milionë viktima në këtë fazë të luftës që do të zgjaste 45 minuta.

Në fazën finale të konfliktit të dyja palët do të vinin në shënjestër 30 qytetet më të populluara të njëra tjetrës për të lëshuar drejt tyre nga 5 deri në 10 raketa bërthamore, për të mos lejuar në këtë mënyrë një rimëkëmbje të mundshme nga kjo luftë.

Një lëvizje e tillë do të nënkuptonte dhe 85 milionë viktima e të lënduar në një hapësirë kohore 45 minutëshe.

Fillimisht videoja u ekspozua në Galerinë Bernstein të Princeton në vitin 2017, por u vu në dispozicion të publikut në vitin 2019 .

a.m/dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • demo says:
    October 21, 2022 at 5:54 am

    Me sa shoh ketu komp.nxjerr fitues Bashkimin Sovjetik te Rusise.

    Reply
  • Ghandi says:
    February 10, 2024 at 4:46 pm

    O Demo llamarina, asnje sdel i fituar nga lufta totale berthamore. Radioaktiviteti do te godase te gjithe njerezit, do te kemi vdekje shumefishe ne vite, do te infektohen prodhimet bujqesore, uji, do kesh shi radioaktiv,…do zhduket qyteterimi ne Europe e Rusi. Do te jete nje tmerr pa fund. Po si smbush fare o tulle. Kurre o Zot.

    Reply
  • Asd says:
    February 10, 2024 at 5:49 pm

    Blej nje shishe shampanje!

    Reply
  • capi says:
    February 10, 2024 at 6:35 pm

    Jo une do te thoja te fillojne te pastrojne bunkeret e Enverit. Si dihet mbase do te na hyne ne pune.

    Reply
  • Aldrin says:
    February 10, 2024 at 7:13 pm

    Fitues jane ata plera qe planifikojne te hedhin bombat.
    Humbes jane mileti i gjere ne mase. Edhe pse ben tifozllek me njeren apo tjetren pale

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?