Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, sherr i dhunshëm pas emisionit “Opinion”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > VIDEO: Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, sherr i dhunshëm pas emisionit “Opinion”
AktualitetKronike

VIDEO: Konflikti i Rrjollit shpërthen edhe në Tiranë, sherr i dhunshëm pas emisionit “Opinion”

Published: March 7, 2026
Shpërndaje

Konflikti për pronat në Baks-Rrjoll të Velipojës, mes banorëve të zonës dhe kompanisë Gener 2 që po zhvillon aty një resort turistik, është zhvendosur në Tiranë. Palët ishin ftuar të diskutonin në emisionin Opinion të gazetarit Blendi Fevziu ku gjatë transmetimit u përfshinë në debate të tensionuara herë pas here. Por në përfundim të emisionit, me të dalë jashtë, përfaqësues të të dyja palëve u përfshinë në një konflikt fizik.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur disa persona që vijnë nga jashtë ambienteve të televizionit përplasen me persona të tjerë që ndodheshin brenda rrethimit të godinës.

Fillimisht konfliktet janë verbale, por shumë shpejt degjenerojnë në përplasje fizike me grushta.

- Publicitet -

Pas ndërhyrjes së personave të pranishëm, palët ndahen për disa momente. Njëri prej tyre hipën në makinë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Por tensioni nuk ndalet aty.

Në pamje duket se disa persona i afrohen automjetit dhe godasin xhamin e përparmë të makinës me një kon trafiku.

Në atë moment drejtuesi i automjetit tërhiqet me makinë dhe më pas, duke lëvizur përpara me shpejtësi, godet njërin nga personat që e sulmuan, duke e marrë për disa metra mbi kofanon e makinës dhe duke e hedhur më pas në asfalt.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/03/69ab2e1163f25.mp4

Si pasojë e përplasjes dhe konfliktit fizik, disa persona kanë mbetur të lënduar dhe kanë marrë trajtim në spital.

Pas ngjarjes, palët kanë dhënë versione të ndryshme për atë që ndodhi pas emisionit.

Fatmir Shpellzaj, i cili pretendon se është pronar i tokës në Rrjoll me dokumente dhe vendim gjykate, deklaron se djali i tij është dhunuar nga banorët pas debatit në studio.

“Sapo dola nga Spitali i Traumës, ku për orë të tëra kam qëndruar pranë tim biri, i cili u masakrua brutalisht nga një tufë njerëzish që në vend të dokumenteve kanë në dorë vetëm dhunën. Ngjarja ndodhi dje pasi zgjodha të shkoj për të mbrojtur të vërtetën time në emisionin Opinion përballë disa personave që prej kohësh kanë ngritur një histori të rreme mbi Rrjollin, duke manipuluar ndjeshmërinë e njerëzve dhe duke u paraqitur si pronarë apo trashëgimtarë të një toke për të cilën nuk kanë asnjë dokument”, tha Fatmir Shpellzaj.

Nga ana tjetër, Prek Molla dhe banorët e tjerë të zonës pretendojnë se janë provokuar dhe kërcënuar nga pala tjetër dhe se konflikti ka nisur pas një përplasjeje verbale jashtë ambienteve të televizionit.

“Djali i Shpellzajt na provoi duke na ndeshur me sup dhe gjatë debatit tha se kishte ardhur i përgatitur. Ishte i shoqëruar nga rreth 10–15 persona, të cilët sipas tij kanë qenë të armatosur dhe të pajisur edhe me shkopinj bejzbolli. Ata kishin ardhur me qëllimin për të na marrë dokumentet. Jam tërhequr zvarrë nga disa prej tyre”, tha Prekë Molla, banor i Rrjollit.

Të dyja palët i kanë bërë thirrje policisë që të hetojë ngjarjen për të zbardhur rrethanat dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që prej javësh ka tensionuar situatën në zonën e Rrjollit. Policia ka nisur ndërkohë verifikimet për identifikimin e personave të përfshirë në konflikt./Klan News

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • xhaxhi moderatori says:
    March 7, 2026 at 10:44 am

    Qendresen po e ben gjithe Zona.perkrahen nga populli ,qe i kane ardhur ne maje te hundes Oligarket e rama berishes.
    Disa rrufjane po percajne komunitetin,duke paraqitur neper telefizione Dokumenta te fallsifikuar me mijra Ha ne Rrjoll se SHYQYR U MARTU LALA,te perfitojme nga Sakrifica e Banoreve.Nuk eshte e drejte kjo.
    Jane prona te komunitetit,qe njihen edhe si Mera Fshati,kullote,shkurrishte.Degjova nje jurist,qe ishte marre pronat ne Rrjoll,qe ja plasi ne sy ketij Shpellzes,184 meter katror,qe ke me vendim gjykate i ke shtuar nje 2 perpara,E ke bere 2184 meter katror. Nuk eshte mire keshtu,sepse percahet komuniteti dhe perfiton Oligarku.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?