Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Makinat me shpejtësi skëterrë, momenti i përplasjes fatale në Bërxullë ku vdiq 10 vjeçari
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Makinat me shpejtësi skëterrë, momenti i përplasjes fatale në Bërxullë ku vdiq 10 vjeçari
KronikeKryesore

VIDEO: Makinat me shpejtësi skëterrë, momenti i përplasjes fatale në Bërxullë ku vdiq 10 vjeçari

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

10-vjeçari Sherif Kabeta ndodhej i vetëm në lokalin e familjes së tij në kryqëzimin e Laknasit, pasditen e së shtunës. Babai sapo ishte shkëputur për pak minuta në banesë, fare ngjitur me biznesin. I vogli po luante me telefon ulur në një nga tavolinat e lokalit, kur një automjet përfundoi brenda dhe e përplasi për vdekje. E para që doli e tmerruar nga banesa pasi dëgjoi zhurmën e fortë të përplasjes, ishte nëna e 10-vjeçarit, e cila pa fëmijën e saj në gjendje të tmerrshme, me dëmtime të shumta në kokë.

Pasi i dhanë lamtumirën e fundit të dielën, nënës së 4 fëmijëve, i është dashur vazhdimisht të përfundojë në dyert e spitalit për shkak të gjendjes së rënduar, nga humbja e papritur e Sherifit 10-vjeçar, emri i të cilit në këtë ditë merr një domethënie të trishtë.

‘Ka emrin e gjyshit i cili edhe ai ndërroi jetë 10 vite më parë, sepse e përplasi një makinë afër shtëpisë.’- tha fqinji.

- Publicitet -

Lokali që u kthye në tragjedi për familjen Kabeta, ndodhet në kryqëzim, ku automjetet duhet të ulin shpejtësinë, dhe mbi të gjitha të respektojnë tabelën e shpejtësisë, si në këtë rast ku sinjalizohet për shpejtësi maksimale 40 kilometra në orë, shtuar faktin që në këtë kryqëzim, sinjalizuar edhe në tabelë, ka vija të bardha këmbësorësh.

Fqinjët na rrëfejnë se Sherifi i vogël ishte fëmijë i veçantë. Vetëm 10 vjeç dhe në çdo rast që kishte mundësi dilte në punë për të ndihmuar familjen.

‘Ne vinim le ky lokali se s’ishte në gjendje të mirë familja, dhe na shërbente djali, ndihmonte babain invalid.’- u shpreh një nga fqinjët.

Për aksidentin tragjik, 2 persona ndodhen në prangat e policisë dhe do të përballen me drejtësinë. Sipas pamjeve që ka publikuar Report tv, shkaktari kryesor deri në këto momente i aksidentit, mendohet të jetë Erjon Hajdini 30-vjeçar që udhëton në këtë makinë të bardhë siç duket në pamje me shpejtësi skëterrë.

Ai u përplas në kryqëzim me një makinë tjetër, me shofer Naim Allmetën 63 vjeç i cili si pasojë e goditjes, përfundoi brenda lokali. Shoferi 63-vjeçar pas testeve që policia kreu, rezultoi të ishte në gjendje të dehur, një element që e rëndon edhe më shumë përballjen e tij me drejtësinë.

Megjithatë, deri në daljen e ekspertizës përfundimtare të profesionistëve, të dy drejtuesit e makinave do të qëndrojnë në gjendje arresti.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bonus 50 mijë lekë të vjetra për verën pensionistëve, nesër nis shpërndarja
  • Tronditet Spanja, Rodri i jep fund Botërorit, do t’i nënshtohet një operacioni
  • FIFA do ‘fitojë’ 12 miliardë euro nga Botërori 2026, sa para fiton secili vend pjesëmarrës?
  • Aksident me dy viktima në autostradën Tiranë-Durrës, shoferi i autobusit dyshohet se pësoi infarkt
  • Qeveria rishikon Buxhetin 2026, 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, shëndetësi dhe mbrojtje

Komentet e Fundit

  1. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  2. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. Shqiptar on Çfarë mund të ndodhë me ekonominë e vendit në rast se lumi i parave të drogës ndërpritet
  4. Illi on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Toni on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?