Emisioni i djeshëm “Të Paekspozuarit” në MCN televizion është shoqëruar me fyerje mes prezantuesit Ylli Rakipi dhe gazetares Ola Xama, e cila njihet edhe si gazetarja me dy emra.
Gjatë debatit në emision, moderatori Rakipi e ka cilësuar gazetarën si pa eksperiencën e duhur.
Teksa gazetarja deklaroi se ka studuar gazetari, Rakipi theksoi se shkollën e gazetarisë e bëjnë gratë që nuk kanë me se merren.
Ai shtoi më tej se gazetares Ola Xama i ka hipur ideja që bota vërtitet rreth saj, çka shkaktoi jo pak të qeshura tek të ftuarit e tjerë në emision.
Situata mes Rakipit dhe Xamës u agravua edhe më shumë, teksa në fund moderator Ylli Rakipi e largoi nga emisioni gazetaren Ola Xama sepse kjo refuzoi t’i përgjigjej pyetjes.
Shihni editorialin e përgatitur nga DITA.
Komentova njehere,ju i fshite komentet,.Tani komentoni vete.
Jane shterpe TV-te shqiptare.Ato nuk prodhojne asgje te re .Cdokush e di se c’fare do te thote Duma,Rakipi,Rama,dhe kush I mban mend emrat. Me gjithate njerezit kenaqen.
Sjellja e Rakipit ka qene jo njerezore ne rradhe te pare dhe jo profesionale ne rradhe te dyte.
Ai ,ne se e quan veten cavalier, duhet t’i kerkojne te falur zonjes dhe t’i thote qe deren e ka te hapur.Keshtu I ben nder vehtes dhe ruan personalitetin e zonjes.
Keto grindje mes “Modwratorit” qe hiqet si cub i medias dhe “gazetares” qe e merr pronari te thote ato qe do si nuk jane normale perpara publikut. Pra edhe politika (qe keta kritikojne) edhe media (analiste dhe moderatore) jane ne nivelet me te ulta ! Jane te korruptuar dhe nuk kane asnji fije profesionalizmi dhe etike profesionale, nuk kane turp !
Ta shpifin jane pa integrite!
Keto emisione jane njesoj si bisedat qe behen ne pijetore ose resorant nga nje grup te njohurish qe ja fusin pordhes sepse nuk i degjon njeri ose nuk pjerdhin per publikun !
Ndyrsire