Përplasje fizike po ndodhin midis policisë dhe protestuesve në protestën te Ministria e Arsimit.
Një protestues shihet teksa bën rezistencë, ndërsa efektivët e kapin për ta shoqëruar.
Raste të ngjashme janë raportuar me disa te rinj, që janë përleshur me efektivët, ndërsa është lënduar një burrë i moshuar dhe është transportuar me ambulancë.
Mësohet se deri më tani ka disa shoqërime, por nuk ka ende një numër të saktë. Sipas raportimeve, protestuesit janë ndarë në dy grupe, një pranë autobotit me ujë dhe një pjesë tjetër e kufizuar nga kordoni i policisë. Të rinjtë po hedhin edhe vezë drejt efektivëve.
Videot janë marrë nga postimet e protestuesve në rrjetet sociale.
j.l./ dita
