Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Policia arreston të rinjtë në Tiranë më 270 mijë euro kokainë, mes tyre nipi i…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Policia arreston të rinjtë në Tiranë më 270 mijë euro kokainë, mes tyre nipi i…
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Policia arreston të rinjtë në Tiranë më 270 mijë euro kokainë, mes tyre nipi i…

Published: December 9, 2024
Shpërndaje

Një operacion antidrogë është bërë ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se nga operacioni janë sekuestruar më shumë se 1 kg kokainë.

Mësohet se gjatë aksionit në kthesën e Kamzës janë gjetur në makinë 1 kg e 50 gramë kokainë.

Nga aksioni i policisë janë vënë në pranga 2 të rinjtë që ndodheshin në makinë bashkë me lëndën narkotike.

- Publicitet -

Dyshohet se droga e sekuestruar ishte me vlerë 270 mijë euro.

Në pranga kanë rënë Xhenjo Manushi dhe Klajdi Serjani.

Mësohet se 20-vjeçari Manushi ndodhej në makinë së bashku me Serjanin në zonën e kthesës së Kamzës, në momentin që i ka ndaluar policia për kontroll. Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur 1 kg e 50 gramë kokainë.

Ndërkohë që burime bëjnë me dije se Klajdi Serjani është nipi i Pajtim Serjanit. Ky i fundit është i njohur për autoritetet policore për gjobvënie dhe për një atentat që i kanë bënë në 2015.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve operacioni policor i koduar “Fam Fanz”, i ndjekur me metoda proaktive. Gjatë operacionit goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në qytetin e Tiranës. Sekuestrohen 1 kg e 50 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë (me vlerë tregu rreth 270 000 euro). Policia ka kapur në flagrancë 2 shtetasit që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të mbështetura nga inteligjenca policore, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Fam Fanz”.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit K. S., 24 vjeç, dhe E. M., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në rrugën “Kastriotët”, automjetin me drejtues shtetasin K. S., dhe pasagjer shtetasin E. M. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit K. S., shërbimet e Policisë i gjetën 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Lënda narkotike, së bashku me një shumë parash dhe celularët e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    December 9, 2024 at 2:03 pm

    Nuk kuptoj perse duhet se nip I kujt eshte ose djali,ose vellai ?
    C’fare lidhje ka kjo kur te gjithe jane ne moshe madhore dhe te ndergjegjeshem per veprimet e tyre.
    Nuk eshte mire te pergojohet fisi sepse keshtu kalojme perseri prapa ne Enver Hoxhen.
    C’do dele varet nga kembet e saj ,thote populli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 11 nentor 2026
  • 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  • Dosja “Albanian Files”, sprova e re për drejtësinë
  • “Epsteini” i historisë së zezë
  • Gjyqi për Gërdecin: Familja Durda ngre pyetje pas dëshmisë së ish-ushtarakut të lartë dhe ndërhyrjes së ish-senatorëve amerikanë

Komentet e Fundit

  1. AUTORI on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  2. Emigranti on 52 vjet arrati: Historia e jashtëzakonshme e bankierit që vodhi bankën dhe jetoi nën identitet të rremë deri në vdekje
  3. Mollosi on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  4. Nuk ka Zot on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  5. Pse Bibla tregon përralla? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?