Një 45-vjeçar me origjinë shqiptare është kthyer në hero, pasi u përball me një person i cili tentoi të hapte derën e avionit në një lartësi mbi 9 mijë metra, gjatë fluturimit Tel Aviv-Londër.
Tabloidi “The Sun” ka raportuar gjithë ngjarjen, teksa është publikuar edhe një video ku Viktor Trobolini mund të shihet i veshur me një kapele bejsbolli dhe duke mbajtur sulmuesin poshtë në rreshtin e kabinës.
Viktori, me origjinë nga Shqipëria , por me banim në Zyrih, ishte nisur për të vizituar nënën e tij të sëmurë në qytetin Shën Albans, në Angli, kur e pa burrin që sillej çuditshëm gjatë fluturimit, duke ecur lart e poshtë në rrugë nga hyrja nga kabina e pilotit deri në daljen e urgjencës në skajin tjetër.
Ai tregon se nisi të dyshonte dhe ta mbante në vëzhgim.
“E pashë duke u ngjitur e poshtë, ndoshta duke kërkuar pika të dobëta në avion… duke kontrolluar numrat e sediljeve. Unë jam vetë inxhinier avionësh, kam punuar në mirëmbajtje. Kështu që unë e di se çfarë po ndodh në ajër, gjatë fluturimit 11 km mbi nivelin e detit, ju nuk keni shpëtim nëse ajo derë hapej. Ishte një situatë shumë e frikshme”, tregon ai.
Më pas shton se burrin e ndaloi duke e goditur me kokë për ta rrëzuar në tokë.
“Ai u përpoq të hapte daljen emergjente, ai ishte ulur prapa dhe është e lehtë të hapësh një dalje emergjence, vetëm tërhiqe dorezën dhe kaq. Ai ishte shumë i rëndë… E godita me kokë dhe stjuardesat ia lidhën duart me lidhëse plastike… Më duhej ta bëja. E mbajta për 10 minuta, i merrej fryma dhe u lodh, e lidhën 45 minuta deri në 1 orë para se të zbrisnim në Beograd”, tha ai.
Victor tha gjithashtu se sulmuesi bërtiste “Allahu Akbar” në mënyrë të përsëritur gjatë gjithë sprovës.
Victor shpjegoi se shumë nga njerëzit në bord ishin gra dhe fëmijë, të cilët mbetën dukshëm të tronditur dhe të mërzitur.

j.l./ dita

Bravooooo shqiptar!
Brravo te lumt , po nuk nderhym ne ne kto momente kur rastisim ne raste te tilla te huajt nuk ndihen kurr shikojn punen e vet rrin si muter.
Shume bravo, nuk para e merr njeri inisiativen te ngrihet te bej heroin ne ditet e sotme , gjithmone mendojne ta bej tjetri
e cuditeshme qe linja ska pasur ofircer sigurie ne bord… gjithsesi pergezime per gjestin
Te lumte na ngrite nderin , tu rrite nderi ke nderuar veten dhe kombin Shqipetar. Zoti te begofte.Uroj te kemi me shume njerez pozitiv si ju . Sepse ca molle te krimbura nuk mund te perfaqesojne gjithe kombin tone.Jemi krenar per ju.Faleminderit!!!
Viktori , e don lirinë
Vet emri fletë shymë
Një shpirtë i madh
Një i edukuar drejtë
Një profesionist
Kemi të tillë sepse ka plotë familje që i edukojn pasardhësit drejt .
Fat , shëndet e shumë lumturi me familje i uroi
V I K T O R I T
Ja dhe Ermal k*qja që kërkon kërkon oficer sigurie në bord. Sepse gjithmonë, kur Ermali merr avionin për në katundin e vet, ka nga 3 oficerë sigurie që e ruajnë vërdallë.