Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO/ Sulmi terrorist para ministrisë së Brendshme turke, momenti kur kamikazi hedh veten në erë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO/ Sulmi terrorist para ministrisë së Brendshme turke, momenti kur kamikazi hedh veten në erë
BoteKryesore

VIDEO/ Sulmi terrorist para ministrisë së Brendshme turke, momenti kur kamikazi hedh veten në erë

Published: October 1, 2023
Shpërndaje

Një sulm terrorist e ka cilësuar Turqia incidentin e ndodhur mëngjesin e kësaj të diele para godinës së Ministrisë së Brendshme, ku një person hodhi veten në erë dhe një tjetër u neutralizua nga forcat e sigurisë.

Në lidhje me sulmin e ndodhur në lagjen Çankya të Ankarasë, aty ku ndodhet edhe Parlamenti turk, ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya ndau detaje në rrjetet sociale duke sqaruar se ka pasur shkëmbim zjarri me dy terroristët.

“Rreth orës 09:30, dy terroristë që erdhën me një mjet para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë sonë të Punëve të Brendshme, kryen një sulm me bombë.

Njëri nga terroristët hodhi në erë veten dhe terroristi tjetër u neutralizua. Gjatë zjarrit kanë mbetur të plagosur lehtë dy policë. I uroj shërim të shpejtë heronjve tanë. Lufta jonë do të vazhdojë pa pushim derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, tha Yerlikaya.

- Publicitet -

Pas incidentit, hyrjet dhe daljet në Parlament u ndaluan përkohësisht, ndërsa Zyra e Kryeprokurorit Publik të Ankarasë nisi një hetim.

Sipas mediave turke, njëri nga terroristët kreu një sulm me armë me rreze të gjatë dhe më pas hodhi veten në erë. Tjetri po ashtu ka qëlluar me të njëjtin tip arme por është neutralizuar nga rojet e sigurisë.

Mësohet se terroristin e neutralizuar është i pajisur me bombë, e cila do të çaktivizohet për t’u shpërthyer në mënyrë të kontrolluar nga xhenierët e policisë turke.

“Do të merren masat e nevojshme të sigurisë në lidhje me incidentet e dyshimta rreth Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, si dhe do të kryhet një shpërthim i kontrolluar për asgjësimin e bombave nga ekipet tona. Njoftohen qytetarët që të mos panikosen”, thuhet në një deklaratë të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ankarasë.

Ndërkohë, është konstatuar se dy terroristët kanë vjedhur automjetin që përdorën për sulmin në fshatin Çataloluk të provincës Kayseri, nga veterineri Mikail Bozlağan.

Mediat turke raportojnë se dy terroristët i kanë bllokuar rrugën veterinerit, e kanë vrarë duke e qëlluar në kokë dhe më pas e kanë tërhequr zvarrë për ta hedhur në një kanal.

Mikail punonte si veteriner në qytezën Bakırdağı, e cila ndodhet 7 kilometra larg vendit ku ndodhi ngjarja.

Duke folur për SABAH, kryeplaku i fshatit Çataloluk İsmail Yıldırım deklaroi se incidenti ndodhi rreth orës 20:30 të mbrëmjes së të shtunës.

“Terroristët ndaluan automjetin e veterinerit Mikail Bozlağan në afërsi të fshatit Avlağa. Ata e vranë Mikailin dhe i vodhën automjetin e tij, duke e lënë të vdekur në një kanal në anë të rrugës. Babai e gjeti trupin e djalit të tij duke ndjekur gjurmët e gjakut në rrugë”, tha ai.

Yıldırım deklaroi se fshati i tyre është shumë pranë maleve Demi në kufirin e Adanas.
“Ne kërkuam automjetin e Mikailit në pyll, por nuk e gjetëm. Terroristët erdhën në këmbë nga zona e pyllit. Nga kamerat e fshatit tonë u pa se automjeti i Mikailit hynte por nuk dilte. Terroristët dolën jashtë rrugës për të mos u kapur nga kamerat. Fshati ynë është një zonë e pyllëzuar dhe malor në fund të maleve të Demit”, shtoi ai.

https://youtu.be/qA_zubbOCUg


p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e një dite më parë, Ministria e Shëndetësisë: Kanë marrë kujdes 89 persona
  • Tirana renditet si qyteti me koston e jetesës më të papërballueshme në Evropë
  • Protestat në Tiranë, BBC: Studentët sulmojnë institucionet qeveritare dhe përplasen me policinë
  • Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  • Anulohet seanca plenare e ditës së sotme, deputetët e PS lënë Parlamentin

Komentet e Fundit

  1. Emigranti on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  2. K R on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Vete iliri jam on A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  4. Mësuesi on Një mësim në shifra nga Estonia dhe Sllovenia: Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  5. nastradini on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?