Kryeministri Edi Rama ka komentuar videon që u bë virale gjatë protestës pranë Parlamentit, ku një nënë së bashku me fëmijën e saj autik u prekën nga gazi lotsjellës i hedhur nga Policia gjatë përplasjes me protestuesit.
Gjatë fjalës së tij, Rama akuzoi organizatorët e protestës se e kanë përdorur këtë rast për qëllime politike, duke e paraqitur nënën dhe fëmijën e saj si viktima të policisë.
Sipas kryeministrit, qeveria ka rritur mbështetjen për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre, por këto masa, sipas tij, nuk kanë arritur të shoqërohen gjithmonë me ndjesinë e mbështetjes dhe empatisë nga qytetarët.
“E kishin marrë me vete për ta kthyer në viktimë të policisë, e cila ishte aty për të mbrojtur deputetët nga dhuna. Ne sapo e kemi dyfishuar mbështetjen për fëmijët autikë dhe kemi rritur mbështetjen për nënat e tyre. Ky është fakti ynë. Por përjetimi i asaj nëne është krejt tjetër. Ajo mund të mos jetë fare e informuar për këtë mbështetje, por nuk e ka ndjerë kurrë empatinë tonë”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë tha se pikërisht ky hendek mes fakteve që paraqet mazhoranca dhe mënyrës se si qytetarët i përjetojnë situatat, krijon hapësirë për manipulime politike.
“Pikërisht aty, në fund të këtij hendeku, hynë sorrat dhe korbat”, u shpreh Rama.
Ai akuzoi më tej organizatorët e protestës se, sipas tij, e kanë shfrytëzuar figurën e nënës dhe fëmijës për të krijuar një efekt emocional në publik dhe në rrjetet sociale.
“E morën me vete te Parlamenti për ta përdorur bashkë me fëmijën autik. Me të njëjtin manual si terroristët, duke i përdorur si mburojë ndërsa sulmonin Policinë e Shtetit me maska. Më pas e vunë para kamerave, e shfrytëzuan dhe e nxorën në publik për t’i qarë hallin. Lotët e saj i kthyen në breshër në rrjetet sociale përmes algoritmit, pastaj e lanë në fatin e saj dhe u nisën drejt mikrofonit në bulevard”, tha kryeministri.
Rama e mbylli reagimin e tij duke i krahasuar organizatorët e protestës me persona që, sipas tij, përdorin të tjerët për kauzat e tyre politike.
“Si ata skuthat që çojnë të tjerët mish për top dhe më pas kërkojnë solidaritet”, deklaroi Rama.
j.l./ dita

Prezenca e femijve te shoqeruar nga prinderit gjate ketyre 54 dite Proteste eshte akti me civil qe ka ndodhur ne keto 36 vjete tubime e protesta.
Kjo prezence e femijeve te shoqeruar nga prinderit ka shmangur ne menyre definitve tentativat e dhunes se te gjitha
ngjyrave e kraheve, spontane e te perllogaritura.
Kjo prezence ka cmontur me se miri impiantet djallezore qe ne keto 36 vjete kane perfituar nga ushtrimi dhe shfaqja
e dhunes, qofte drejpersedrejti, por me shume e gjithmone terthorazi…. Me qellimin per te bere kesisoj VIKTIMEN ?!
Mirenjohjen me te thelle Prinderve bashke me femijet e tyre per keto sakrifica heroike,
sakrifica qytetare permes te cilave shprehin qarte vullnetin se NUK DUAN qe Protesta te prodhoje HERONJ,
aq me teper TE RREME !
Rreshti i fundit,,Rreshti i fundit flet shume, Ashtu si krimineli nxjerr ne pije ato,qe nuk i ka thene ne Hetuesi,,Rama ne rreshtin e Fundit thote nje te vertete te madhe,qe s`e ka thene kurre: Si Ata skuthat,qe cojne te tjeret mish per top dhe pastaj kerkojne Solidaritet.”
Ju kujton gje kjo fjali?
Ti je qenia e gjalle me pista e dy shekujve te fundit,ti ja kalon edhe dulle kriminelit.
E kishin marr kastile”😂😂😂😂😡😡😡😡😡Gjuh tamtam kryekari jo ktyeministri.Po pse perdor nji km ket lloj fjalori?Den babaden, kastileTi ja ke zgjidh probleme asaj nene te shkret,pse duhet te d’ali?I ke dhen asistenc ,shpi per te ktu di njerzit.Ti je me kartel, por kohet e fundit je perkeqesu sa je bo njeri shum i rrezikshem.
Ju krimbat e Sali Mutit i keni qejt skenat me arkivole, me rrahje, me ndonje hallexhi me femije te semure, me budallenj qe ja terheqin me grusht Sales ne mes te protestes , me te semure me kancer, me me me. Regjizor i mbaruar per kete pune eshte i semuri me qere dhe qosja Asmon Stafa ushtari shvejk i Fane kapterit dhe Sali Palles.