Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijojnë protestat e ashpra në Gjeorgji, por përse njerëzit po ngrenë zërin?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vijojnë protestat e ashpra në Gjeorgji, por përse njerëzit po ngrenë zërin?!
BoteLajmi i fundit

Vijojnë protestat e ashpra në Gjeorgji, por përse njerëzit po ngrenë zërin?!

Published: December 2, 2024
Shpërndaje

Presidentja e Gjeorgjisë, e cila ka dalë kundër qeverisë së saj, u kërkoi sot ndihmë shteteve europiane, për t’u përballuar me atë që ajo e cilësoi si përpjekje të Rusisë për të vënë nën kontroll vendin e saj.

Presidentja Salome Zourabichvili foli në ditën e katërt të shpërthimit të protestave kundër vendimit të partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane” për të pezulluar bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe ngrirjes së ndihmave financiare nga Brukseli deri në vitin 2028.

Kritikët thonë se vendimi konfirmoi largimin nga politika pro-Perëndimore nën ndikimin e Rusisë dhe kthimin drejt orbitës së Moskës, diçka që partia në pushtet e mohon.

- Publicitet -

“Duam që të na rikthehet fati ynë europian“, tha Presidentja Zourabichvili, e cila ka marrë vetë pjesë në protesta. “Kjo është revolta e një kombi të tërë”, u shpreh ajo për radion France Inter.

Presidentja Zourabichvili, e cila ka rol kryesisht ceremonial, tha se Rusia, në luftë me Ukrainën, po ndjek një “strategji hibride” kundër Gjeorgjisë dhe vendeve të tjera si Moldavia dhe Rumania, kjo e fundit anëtare e NATO-s dhe BE-së.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë ngritur alarmin për atë që e cilësojnë si goditje të demokracisë në Gjeorgji. Kryeministri Irakli Kobakhidze akuzoi opozitën për atë që e cilësoi “dhunë të koordinuar” me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues.

Të dielën në mbrëmje, mijëra protestues u mblodhën sërish në kryeqytetin Tbillisi duke hedhur fishkzjarre ndaj policisë, e cila u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës.

“Jam këtu për të mbrojtur të ardhmen europiane dhe demokracinë e vendit”, tha protestuesi Nikoloz Miruashvili.

Disa protestues qëndruan jashtë gjatë gjithë natës, por policia i largoi ata nga ndërtesa e parlamentit. Ministria e Brendshme e Gjerogjisë tha se gjatë protestës së të dielës ishin lënduar 21 policë, ndërsa që nga nisja e demostratave janë lënduar 113 punonjës të rendit.

Dhjetëra protestues janë plagosur gjithashtu gjatë ditëve të fundit, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë dënuar atë që e kanë cilësuar “përdorim të tepruar të forcës policore“.

Avokati i Popullit i Gjeorgjisë tha se 124 nga 156 personat e arrestuar në mitingje ishin ankuar se policia kishte përdorur dhunë ndaj tyre, duke e cilësuar “numër shumë shqetësues”.

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili e cilësoi qeverinë jolegjitime të shtunën dhe tha se nuk do të largohej nga posti kur mandati i saj të përfundojë gjatë këtij muaji.

Presidentja Zourabichvili dhe kritikë të tjerë të qeverisë thonë se zgjedhjet e 26 tetorit, në të cilat partia “Ëndrra Gjeorgjiane” fitoi 54 përqind të votave, u manipuluan dhe se parlamenti që doli prej tyre është i paligjshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpallur zgjedhjet të drejta. Kryeministrit Kobakhidze tha të dielën se Presidentja po reagonte emocionalisht pas humbjes së opozitës në zgjedhje dhe se ajo duhet të lërë pallatin presidencial në fund të këtij muaji./VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?