Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijojnë trazirat në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit, gati 1000 të arrestuar në natën e katërt të protestave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vijojnë trazirat në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit, gati 1000 të arrestuar në natën e katërt të protestave
BoteKryesore

Vijojnë trazirat në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit, gati 1000 të arrestuar në natën e katërt të protestave

Published: July 1, 2023
Shpërndaje

Gati 994 persona janë arrestuar gjatë natës në Francë, ndërsa protestat e dhunshme për vrasjen e 17-vjeçarit të qëlluar nga policia kanë hyrë në natën e katërt.

Protestat vazhduan deri në mëngjesin e së shtunës, me trazira që shpërthyen në disa qytete, raportojnë mediat franceze, megjithëse situata në përgjithësi dukej më pak e tensionuar se një ditë më parë. Disa dyqane u grabitën në disa qytete ndërkohë që trazirat vijojnë.

Sipas një raporti të ri nga Ministria e Brendshme, 994 persona janë arrestuar gjatë trazirave që shpërthyen pas vdekjes së Nahelit. Varrimi i të riut Nahel do të bëhet këtë të shtunë në Nanterre në njëfarë “diskrecioni”.

- Publicitet -

Videot e mediave sociale të skenave në Lyon, treguan të shtëna me armë zjarri nga një pushkë automatike gjatë natës, fishekzjarre që lëshoheshin në protestë dhe demonstrues pranë zjarreve që digjen.

Të premten në mbrëmje ka ndodhur një shpërthim në Portin e Vjetër të Marsejës, por nuk ka pasur viktima. Ndërsa është dëmtuar edhe biblioteka Alcazar në Marsejë, e cila u vandalizua gjatë natës.

Dhuna e vazhdueshme vjen pavarësisht se policia franceze vendosi 45,000 oficerë, njësi speciale, automjete të blinduara dhe helikopterë në të gjithë vendin të premten.

Sipas raportit të fundit nga Ministria e Brendshme, 79 policë janë lënduar në margjina të trazirave të natës.

Për sa i përket dëmeve materiale, numëron 2560 zjarre në rrugë publike, 1350 automjete të djegura, 234 objekte të djegura apo të dëmtuara.

Ai vë në dukje gjithashtu se 31 stacione policie, 16 stacione policore bashkiake dhe 11 kazerma të xhandarmërisë janë në shënjestër.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush fitoi në Izrael? Pse sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë
  • 28 tetor 2026
  • Zgjedhjet në Izrael, të dhënat e para flasin për rezultat të ngushtë pa fitues të qartë
  • Lehtësim apo më shumë shtrenjtim?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​I mungonte vetëm lufta fetare, Kryeministri përditëson “listën e zezë” të atyre që duan t’i marrin qeverinë
  2. Nalu on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  3. Ana on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë
  4. nastradini on Lehtësim apo më shumë shtrenjtim?
  5. Adri on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?