Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijojnë zjarret në 5 fshatra në Bashkinë Finiq, evakuohen banorët në Livinë dhe Ardhasovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vijojnë zjarret në 5 fshatra në Bashkinë Finiq, evakuohen banorët në Livinë dhe Ardhasovë
KronikeLajmi i fundit

Vijojnë zjarret në 5 fshatra në Bashkinë Finiq, evakuohen banorët në Livinë dhe Ardhasovë

Published: August 10, 2025
Shpërndaje

Vatrat e zjarrit në bashkinë Finiq vijojnë aktive edhe ditën e sotme. Bëhet me dije se gjatë natës flakët të favorizuara nga era e fortë u përhapën në fshatrat Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë dhe Krongj. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka bërë me dije se janë evakuuar përkohësisht banorët në Livinë dhe Ardhasovë.

Gjithashtu u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar. Edhe në fshatin Krongj autoritetet kanë nisur evakuimin e banorëve për të shmangur viktima të mundshme.

Në orët e mëngjesit u ndalua dhe përhapja e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri. Ministri ka njoftuar se për arsye sigurie qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve. Ndërkohë raportohet se në fshatin Velahovë, deri më tani janë djegur dy banesa

- Publicitet -

Postimi i plotë:

Natë tepër sfiduese në Finiq ku ekipet zjarrfikëse të Bashkive #Finiq, #Delvinë, #Konispol, #Sarandë, të mbështetura nga zjarrëfikëse dhe efektivë të #FA , si dhe efektivë të Policisë së Shtetit , u përballën pareshtur me vatrat që u përhapën të favorizuara nga era e fortë mes fshatrave:

Velahovë
Livinë
Ardhasovë
Bistricë
Krongj

U realizuan evakuimet e përkohshme të banorëve në Livinë dhe Ardhasovë, si dhe u morën masa për ofrimin e asistencës mjeksore për personat e moshuar, ndërkohë që forcat operacionale dhe ato vullnetare siguruan mbrojtjen e çdo banese dhe biznesi të rrezikuar.

Në orët e para të mëngjesit, u realizua një operacion i suksesshëm për të parandaluar përhapjen e flakëve që rrezikonin Hidrocentralin e Bistricës, ku në këto momente pritet të ndërhyet gjithashtu nga ajri.

Për arsye sigurie, qarkullimi i mjeteve në aksin Muzinë – Bistricë do të vijojë të mbetet i kufizuar deri në përmbyllje të operacioneve.

Forcat operacionale vijojnë punën në terren për të kontrolluar çdo hapësirë që mund të riaktivizohet nga era dhe temperaturat e larta që pritet të mbizotërojnë në orët në vijim

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  • Nga falsifikimet në Seman te 37 hektarët në Palasë, Kastriot Hasko në pranga; pazari me Bedinajn dhe fijet që çojnë te “të fortët“ e Fierit
  • Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit dy ish-drejtorët e arrestuar të ASHK-së në Fier 
  • Thaçi reagon pas vendimit në Hagë: Mohoj çdo përfshirje në vrasje, do ta apeloj vendimin
  • Rrëzohet kërkesa për lirimin e Ilir Metës

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  2. 1thundrak on “Si i mori 34 mln euro Ron Yeffet?” PS rrëzon kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për kompaninë “KAYO”
  3. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  4. Toni on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet
  5. Anonymous on Historia e gjeneralit kroat të Bosnjes që vrau veten me helm në sallën e gjykimit në Hagë sapo dëgjoi dënimin me 20 vjet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?