Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit
AktualitetKosovë

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit

Published: July 17, 2025
Shpërndaje

Ka dështuar edhe përpjekja e 48-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, u bëri thirrje partive politike që të propozojnë nga një përfaqësues për Komisionin Zgjedhor, i cili do të mundësonte zgjedhjen e kryetares së Kuvendit dhe të nënkryetarëve.

Partitë politike nuk ofruan asnjë propozim, duke sjellë kështu një tjetër dështim në procesin e konstituimit të Kuvendit. Që nga 15 prilli, Kuvendi ka dështuar plot 46 herë radhazi në zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe partia më e madhe e serbëve në Kosovë nuk pranojnë të propozojnë nga një kandidat për formim të një komisioni për votim të fshehtë, me arsyetimin se mënyra e ndryshimit të votimit është jokushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon që për Albulena Haxhiun të votohet vetëm një herë përmes votimit të fshehtë dhe nëse nuk i siguron 61 votat e nevojshme, ajo do të tërhiqet nga gara. Ajo nuk i ka siguruar votat e nevojshme në disa seanca radhazi që janë mbajtur me votim të hapur. Për disa parti, ajo është figurë përçarëse dhe e papranueshme. Palët vazhdojnë të mos gjejnë një kompromis ndonëse afati i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për konstitutim të Kuvendit po afron dita-ditës.

- Publicitet -

Ndonëse gjykata e ka përcaktuar 26 korrikun si afat të fundit për konstituim, ajo nuk ka ofruar më shumë hollësi se çfarë ndodh nëse partitë nuk arrijnë të gjejnë një zgjidhje. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me përfaqësuesit e partive politike ditë më parë, me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje, por situata nuk ka ndryshuar.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Videoja intime në rrjet, reagon zv. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës
  • Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, ja për çfarë do të pyetet
  • E rëndë në Kosovë, 49-vjeçarja vritet me sëpatë nga kunati në Pejë
  • Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës
  • “Votoni për Bibin si kryeministër”, Trump mbështet Netanyahun para zgjedhjeve të 27 tetorit

Komentet e Fundit

  1. Enveri nga Ferri on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  2. Simon Dervishi on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  3. Gjergj on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  4. Përmetari on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese
  5. Keta jemi ky eshte niveli on Retorikë përçarëse dhe ndëshkuese

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?