Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vijon puna në shkollën e re “17 Shkurti” në Qesarakë, Veliaj: Në shtator hapim 12 shkolla të reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vijon puna në shkollën e re “17 Shkurti” në Qesarakë, Veliaj: Në shtator hapim 12 shkolla të reja
Aktualitet

Vijon puna në shkollën e re “17 Shkurti” në Qesarakë, Veliaj: Në shtator hapim 12 shkolla të reja

Published: July 6, 2022
Shpërndaje

Ndërtimi i shkollës “17 Shkurti” në Qesarakë po ecën me ritme të shpejta. Ajo do të mirëpresë 600 nxënës dhe do t’i japë fund mësimit me dy turne. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi punimet, tha se pas dëmtimit që mori me tërmetin e 2019, shkolla e re po ngrihet më e fortë e më cilësore.

“E kemi rritur me 20% kapacitetin e shkollës. Në godinën e vjetër, 500 nxënësit e bënin mësimin me dy turne, kurse në shkollën e re mësimi do të jetë me një turn për 600 nxënës. Është një super lajm për zonën e Freskut, e Thesarit, Qesarakës, Linzës, por edhe për Njësinë 3. I lutem prindërve që t’i regjistrojnë fëmijët në shkollën më të afërt me banesën e tyre sepse kështu i kursejnë orët e humbura fëmijëve, të cilët gjatë asaj kohe mund të ndjekin një kurs, mund të merren me sport apo të mësojnë një instrument”, tha Veliaj. Kryebashkiaku shtoi se me hapjen e 12 shkollave të reja në shtator, plotësohet buqeta e 40 shkollave të hapura në dy mandate të tij në krye të Bashkisë së Tiranës.

“Në shtator do të hapim shkollë të re në Dritas, në periferinë më ekstreme të Tiranës, por do të hapim shkolla të reja edhe në qendër, si gjimnazi “Sami Frashëri” apo në portat hyrëse të qyteti, si shkolla “Andrea Stefani” te Shqiponja, shkollat “Kennedy” dhe “Nënë Tereza” në Kodër Kamzë, dhe “Bashkim Fino” në Njësinë 2. Me buqetën prej 12 shkollash të reja, që hapim në shtator, i kemi dhënë Tiranës 40 shkolla të reja në dy mandate – diçka e paprecedentë krahasuar me mandatin e administratës paraardhëse, ku ku nuk u bë asnjë shkollë. Secila prej shkollave të reja ka një palestër të hapur edhe për komunitetin. Jemi siguruar që të bëjmë shkolla jo sot për sot, jo për të zgjidhur hallet e momentit, por për të bërë shkollat e një shekulli të ri”, tha ai.

- Publicitet -

Ndërkaq, Veliaj njoftoi daljen e një urdhëri të ri për sa i përket lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë në qytet gjatë dy muajve të verës. Duke nisur nga kjo e premte, në orën 18:00, deri të hënën, në orën 07:00 të mëngjesit, lëvizja e mjeteve të tonazhit të rëndë do të lejohet, teksa në shtator, me fillimin e vitit shkollor dhe kur qytetarët të kthehen nga pushimet, do të rikthehet kufizimi i lëvizjes së tyre.

“Vera është një kohë ideale për të punuar sepse ka më pak trafik dhe njerëzit janë me pushime. Kjo është arsyeja pse çdo të premte deri të hënën, do të lejojmë lëvizjen e mjeteve të tonazhit të rëndë që të mbarojnë kantieret, si kjo shkollë. Duke qenë se midis të premtes deri të hënën, njerëzit e kalojnë fundjavën në plazh, trafiku lirohet pak, na jep mundësi të vijojmë punën me mjetet e rënda. Kërkoj mirëkuptim nga qytetarët sepse na duhet të kapim shtatorin për shkollat. Për sa kohë që fluksi bie dhe fëmijët nuk kanë shkollë, është mundësia të mbarojmë shkollat në afat. Kjo është arsyeja pse kam firmosur urdhërin, që gjatë fundjavës, të kemi mundësi të punojmë me mjete të rënda. Në shtator, me rikthimin e normalitetit dhe hapjen e shkollave, lëvizja e mjeteve do të ndalohet sërish. Besoj se kështu mund ta kapim ritmin e ditëve, duke punuar në fundjavë, që të dalim të gjithë faqebardhë në shtator me shkollat”, përfundoi Veliaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Sulme të rënda mbi infrastrukturën kritike mes Ukrainës e Rusisë në prag të takimit në Kinë mes Trump, Xi dhe Putin
  • SHBA zhvillon bombën e re bërthamore B94, arma që mund të shkatërrojë bunkerët e Iranit, Rusisë dhe Kinës
  • Mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse
  • Horoskopi 17 Nëntor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • E treta goditje në pak ditë: Pas Microsoft dhe fluturimeve ajrore, ndërprerje masive në sistemet bankare online në SHBA

Komentet e Fundit

  1. Valbona on Kreu i SPAK dhe dy prokurorët njoftojnë akuzat, thonë se Kuvendi dhe Gjykata e Lartë hoqën mundësinë e arrestimit të Ballukut
  2. Buda on Peshku në det, tigani në zjarr
  3. AI on Kryeministri i Shqipërisë bën batuta në Bruksel me gangstera rusë dhe lodra kineze
  4. Nje mik qe i do te miren Jorgjit on Peshku në det, tigani në zjarr
  5. eDRAMA, Il Re degli Ignoranti on Anulohet zyrtarisht samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte thotë se do zhvillohet “kur të jetë nevoja”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?